
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Shfaqje me fëmijët dhe ekspozitë pikture në COD në 1 Qershor

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Maj 2023

Një ditë me aktivitete do të jetë 1 Qershori në Qendrën për Hapje dhe Dialog. Shfaqje me fëmijët, një ekspozitë pikture, ku nuk mungon në aktivitete dhe pjesëmarrja e emrave të njohur të artit për festën e 1 Qershorit, Ditën e Fëmijëve. Shfaqja “Busulla Magjike” është në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog COD. Me regji nga Najada Elmazi, koreografe është Xheni Saliu, me pjesëmarrjen e aktores Marjana Kondi “Mjeshtre Madhe”. Në materialin rreth shfaqjes nga regjisorja, thuhet se me punën e palodhur të fëmijëve, me provat e shumta është ndërtuar një histori që udhëtojmë në kohë. “Një aventurë, e cila na njeh me një grup fëmijësh çamarrok, me tre magjistrica, me periudhën e Egjiptit, anijes kozmike dhe planetin e fëmijëve. Nëpërmjet imagjinatës dhe fantazisë ata kalojnë në kohë, duke u transformuar. Në ditët në vazhdim do zbulojmë pak e nga pak nga skenat tona, me tekst kaq të bukur të improvizuar në proces provash. Një pjesë kaq origjinale, ku çdo aktor i vogël ka veçantitë e veta”, thuhet në materialin e regjisores Elmazi rreth shfaqjes. Pjesë e aktiviteteve është dhe ekspozita me punët në pikturë të fëmijëve nën drejtim artistik të Ermira Isufit. Organizatorët e shfaqjes dhe ekspozitës falenderojnë stafin e COD për përkushtimin dhe profesionalizmin, ku sipas tyre do të jetë një ditë e veçantë për fëmijët, që do të kalojë në një atmosferë të bukur. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje është Eridana Çano. Që prej fillimit, COD-i ka krijuar projekte për artin, debatin social dhe edukimin kulturor, si dhe ka vendosur standarde për cilësinë e organizimit të veprimtarive dhe të performancës artistike, duke i dhënë të gjithëve, por veçanërisht fëmijëve, hapësirën për të qenë të lirë të shprehen. Dita e Fëmijëve është vendosur më 1 Qershor, pasi në këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925.
Më të lexuarat


Emin Riza: Kujdesi për monumentet e kulturës duhet të jetë i vazhdueshëm, fatkeqësisht kemi një rënie të Institutit të Monumenteve të Kulturës

Programi “Europa Krijuese”, Margariti: Përmes këtij prezantimi hapëm siparin e një kalendari takimesh

Aktorja Margarita Xhepa në filmin italian “Bubbles”

Filmi dokumentar "Alexander" kandidat për “Oscar” nga Shqipëria, do të shfaqet së shpejti në kinema

Vizatime dhe skica të realizuara në vitin 1967, si dhe skulptura nga Mumtas Dhrami në një ekspozitë

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” shfaqet në “TIFF 2023”

Nikolin Gurakuqi: Opera “Goca e Kaçanikut” një vepër patriotike, me muzikë të bukur e ngjarje interesante

Busti i Papa Klementit XI Albani në Muzeun Historik Kombëtar

Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve
