
Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

“Rama s’del në publik prej 4 ditësh”/ Gazetari ngre dyshime të forta: Ishte i ftuar edhe në një eveniment sportiv, por...

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet
“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

Shfaqje me vepra shqiptare dhe të huaja, festivale teatrore, ekspozita dhe koncerte në aktivitetet kulturore të institucioneve artistike

Shkruar nga Julia Vrapi 7 Dhjetor 2022

Aktivitete të ndryshme po zhvillohen gjatë këtij muaji në institucionet tona. Vepra teatrore shqiptare dhe të huaja në skenat e teatrove në Tiranë janë pjesë e jetës artistike, ku këto ditë po zhvillohen dhe festivale teatrore. Nuk mungojnë dhe ekspozita, koncerte, etj, në institucionet e tjera artistike dhe kulturore. Ministria e Kulturës ka publikuar kalendarin artistik të muajit dhjetor dhe shprehet në faqen e saj se bashkë me atmosferën festive të fundvitit vijnë edhe aktivitetet kulturore të dhjetorit. Një histori argëtuese, me nota komike dhe dramatike vjen në shfaqjen teatrore “Edmond”. Teatri Kombëtar sjell këtë vepër teatrore në sallën e madhe te “ArTurbina” në datat 8, 9, 10 dhe 11 dhjetor. Një komedi nga Alexis Michalik me regji nga Indrit Çobani dhe Andia Xhunga, ku në role janë aktorë të njohur të skenës teatrore. “Zhurma e kohës” është shfaqja, që çel festivalin e veprës shqipe në teatrin Metropol, “Metrofest 6”. Shkruar dhe me regji e interpretim nga Rafael Hoxhaj kjo është një shfaqje e zhanrit të teatrit të lëvizjes. Shfaqja “Zhurma e kohës” është premierë, prej 8 dhjetorit në teatrin Metropol në Tiranë. Këtë mbrëmje do të jetë dhe monodrama “Rruga e qumështit”, në hollin e ndërtesës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Një vepër me regjisor Armand Borën dhe interpretim të aktores Egla Ceno. “Certifikata e martesës” vjen në datat 15, 18, 22-25 dhjetor në “Arturbina”, salla e madhe. Shfaqje teatrore e autorit të mirënjohur izraelit Ephraim Kishon. Këto janë disa nga shfaqjet që do të jenë në skenat e Tiranës, por nuk mungojnë dhe vepra teatrore këtë muaj si në teatrin “Bylis” në Fier, etj. Qendra e Artit dhe Kulturës, teatri “Andon Zako Çajupi” dhe Bashkia Korçë organizojnë një muaj të tërë aktivitetesh, titulluar “festON” me një kalendar artistik, në të cilin nuk mungojnë shfaqjet teatrale, koncertet,ekspozitat, etj.
Festivali i të rinjve dhe veprimtari të tjera
Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po vijon festivali teatror i të rinjve “Hapat” me shfaqje të ndryshme teatrore. 14 shfaqjet teatrore që u realizuan nga Fond i të Rinjve finalizohen me pjesëmarrjen në festivalin “Hapat”, që nisi më 30 nëntor për të vijuar deri më datë 13. Shfaqjet luhen në skenën e Teatrit Eksperimental, teatrit Metropol dhe teatrit privat “Zonja e Bujtinës”. Shkruar mjeshtërisht nga autori Hristo Boytchev një natë më parë u shfaq “Koloneli Zog” me regji nga Xhuliano Brisku. Këtë mbrëmje do të jetë “Pse nuk qëndron për mëngjes”, që vjen në skenë me një histori unike. Vepra e autorëve G.Stone & R.Cooney luhet nga dy aktorë Delvis Bejleri dhe Belkisa Zhelegu. Në vijim do të ketë të tjera vepra, ku ndër veprat shqiptare përmendim dhe “Muji dhe Halili” regjia Ina Morinaj, “Madhështia e Marrëzisë” regjia Ajlin Petrela. Në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nesër do të jetë një koncert me një program të pasur të repertorit instrumental solistik të kitaristit tepër të njohur Ricardo J. Martinc, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri. “Aspettando Verdi” do të jetë një koncert premierë më 27 dhjetor po në TKOB, por gjatë këtyre ditëve nuk mungojë dhe të tjera veprimtari. Në kuadër të festave të nëntorit Muzeu Historik Kombëtar ka hapur ekspozitën “Udha drejt Pavarësisë”, ndërkohë që dhe Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit hap sot një ekspozitë.
Më të lexuarat


Senati i ASA-s mblidhet për buxhetin dhe aktivitetet, shqetësim mungesa e fondeve për investimet në rikonceptimin e Muzeut të Arkeologjisë dhe arkivat e instituteve

Adriano Martinolli D’Arcy dhe Petar Pejcic, protagonistët e koncertit “Violonçeli misterioz”

Shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”, kushtuar tre shkencëtareve, Mari Kyri, Sabiha Kasimati dhe Rozalinda Frenklin

Anastas Kostandini nis punën për krijimin e një mozaiku

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT
