BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Kultura

Shfaqjet “Gratë”, “Molly”, “Fausti” dhe “Club Abania” të Teatrit Kombëtar të Kosovës në skenën e Tiranës

Shfaqjet “Gratë”, “Molly”, “Fausti” dhe

Teatri Kombëtar i Kosovës sjell në Tiranë katër produksione teatrore. Shfaqjet “Gratë”, “Molly”, “Fausti” dhe “Club Abania” janë pjesë e programit në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në skenë ishte shfaqje “Gratë” me regjisore Nastazja Domaradzka. Një shfaqje, që është krejtësisht e krijuar, interpretuar dhe ka temë kryesore vetëm gratë. Në skenën teatrore erdhi për publikun një shfaqje, që flet për forcën dhimbjen dhe humnerat e shpirtit të një gruaje, atje ku askush nuk hyn dot. Në role në shfaqjen e parë të TKK në Tiranë luajtën Edona Reshitaj, Gresa Pallaska, Lumnije Sopi, Sheqerie Buqaj, Shengyl Ismaili, Xhejlane Godanci. “Gratë” me shkrime nga Agnesa Mehanolli, Brikena Sopi, Ulpiana Maloku, konsulente dramaturgjike është Doruntina Basha. Skenografe Rudina Xhaferi, kostumografe Yllka Brada. Kompozitore Rona Berisha Castrioti dhe koreografe Behije Murtezi. Shfaqja teatrore “Gratë” që u shfaq te “ArTurbina” ia lë radhën dhe tre prodhimeve të tjera teatrore të TKK, por përpara se të vinin Tiranë, artistët nga Kosova ishin në Shkup. Të njëjtat shfaqje u vunë në skenën e “Teatrit Shqiptar” të Maqedonisë së Veriut, nga data 21-24 shkurt.

Tre shfaqjet e tjera në skenë

 Këtë mbrëmje në skenën vjen një tjetër produksion i TKK. Shfaqja teatrore “Molly” e regjisores Sibel Abdiu. Shfaqje kjo që trajton përjetime të personave me aftësi të kufizuara, e cila luhet me dy akte dhe tregon historinë e personazhit Molly. Në këtë shfaqje luajnë aktorët Verona Koxha, Afrim Muçaj, Bujar Ahmeti. Kompozitor Albin Sopa, artist vizual Lulzim Luigji Bejta dhe inspiciente Nazmije Krasniqi. “Molly" flet për një grua të verbër dhe udhëtimin e saj drejt kthimit të shikimit. Shfaqja në tërësi është sfiduese për shkak të temës shumë të ndjeshme që trajton. Mbrëmjen e datës 10 mars vjen në skenë te “ArTurbina” shfaqja teatrore “Fausti”. Një vepër realizuar për në skenë në mes të Teatrit Kombëtar të Kosovës, teatrit “Bekim Fehmiu” - Prizren dhe Teatrit të Qytetit- Gjilan. “Fausti”, një shfaqje me tekst dhe regji nga Fadil Hysaj, bazuar në “Faustin” e Gëtes e të Marlosë. Në vepër luajnë Shkëlzen Veseli, Adrian Morina, Xhevdet Doda, Bëslidhje Bytyqi, Aurita Agushi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Sheqerie Buqaj, Liridona Shehu, Ali Demi, Alban Krasniqi, Zana Berisha, Emine Toska, Rifat Smani, Valmira Hoti, Mejreme Berisha, Alban Morina. Koreograf Robert Nuha, skenograf Mentor Berisha, kostumograf Youliana Voykova - Najman, kompozitor Memli Kelmendi. Mbrëmjen e 11 marsit në skenë do të vijë “Club Albania” e bazuar në veprën “Pas Vdekjes” të Andon Zako Çajupit. “Club Albania” vjen nën regjinë e Fatos Berishës me kastën e aktorëve si Armond Morina, Ard Islami, Teuta Krasniqi, Ylber Bardhi, Majlinda Kosomoviq, Armend Smajli dhe Naim Berisha. Shfaqja është një komedi politiko-shoqërore, që shfaq fokusin nëpërmjet situatave komike por që në thelb janë shumë më të thella.