BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Kultura

“Shirli Valentina” në Teatrin Eksperimental, regjisorja Driada Dervishi: Thotë të vërteta sa i përket realitetit të gruas shqiptare

“Shirli Valentina” në Teatrin Eksperimental, regjisorja Driada

“Shirli Valentina” komedia e njohur e autorit anglez Willy Russell, e mishëruar nga aktorja Olta Daku, vjen për herë të parë në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Komedia do të jetë në skenë në datat 29, 30 dhe 31 tetor për publikun. “Shirli Valentina” në regjinë e Driada Dervishi është konceptuar në formën e një "One woman show”, ku nëpërmjet humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. Bashkëpunime të suksesshme kanë në shfaqjet "Vanja, Sonja e Masha, etj", "Sonte luajmë pa tekst", “8 Femrat” aktorja Olta Daku dhe regjisorja Driada Dervishi, ku është dhe “Shirli Valentina” një komedi hit, një nga veprat më të suksesshme të autorit Russell. Në “Shirli Valentina” vjen historia e një gruaje, me në rol aktoren njohur Olta Daku, që vendos të mos flasë më me murin e kuzhinës. Komedia shënoi premierën në 2017, por që nga ajo kohë vijon me sukses në skena. Regjisorja Driada Dervishi tregon se aktorja e njohur Olta Daku vjen me një pjesë, që mendon se i flet të gjithëve. “Të gjithë gjejnë një pjesë nga e përditshmja, që nga gjërat e vogla të përditshme, por edhe në pyetjet e tjera më të mëdha ekzistenciale. Të gjitha këto vijnë nëpërmjet një humori shumë të hollë që është përshtatur, që të flasë shqip. Besoj që të gjitha këto gjëra e bëjnë që shumë njerëz jo vetëm argëtohen dhe të reflektojnë, por dhe të gjejnë pjesë nga e përditshmja e tyre. Mendoj që këto janë arsyet pse shfaqja vijon ende të mirëpritet nga publiku dhe ka shumë kërkesa”, tregon Dervishi.

Një vepër për të vërtetat

“Shirli Valentina” ka pasur një rrugë të suksesshme në skena të ndryshme. Në zgjedhjen e veprës për ta sjellë në skenë regjisorja Driada Dervishi thotë se ajo thotë të vërtetat e realitetit. “Mendoj që Shirli thotë shumë të vërteta të mëdha sa i përket realitetit të gruas shqiptare, të vajzave shqiptare, të marrëdhënieve të rëndësishme burrë- grua. Mendoj që një nga arsyet ka qenë pikërisht kjo, një vepër që të flasë dhe të thotë disa të vërteta që nganjëherë kemi frikë ti themi me zë të lartë dhe jo më një skenë teatri”, tregon ajo. Një tjetër nga arsyet pse regjisorja Driada Dervishi e zgjodhi këtë vepër ka qenë dhe aktorja Olta Daku. Sipas saj, është një rol që i shkon shumë. “Rolet të caktuara mund të luhen vetëm nga aktorë të caktuar, dhe unë besoj që është një rol që i shkon aktores së duhur në Shqipëri”, thotë ajo. E vënë në shumë skena të botës vepra “Shirli Valentina” është edhe fituese e çmimit “Lorenc Oliver” si komedia më e mirë e vitit 1988. Përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. Shirli Valentina, vjen nga një aktore që mishëron si humorin ashtu dhe ngrohtësinë, si vrullin ashtu dhe kurajon, si sarkazmën e po aq natyrshëm dhe autoironinë, Olta Daku, e cila përmes Shirlit fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat.