BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Shkodra Jazz Festival”, edicioni i dhjetë me artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj

“Shkodra Jazz Festival”, edicioni i dhjetë me artistë

“Shkodra Jazz Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë. Një festival, që prej vitesh është mirëpritur nga publiku, ku dhe këtë vit nuk do të mungojnë koncertet dhe aktivitet e ndryshme. Festivali do të startojë këtë verë më 17 gusht në qytetin e Shkodrës për të vijuar me muzikën dhe artistët pjesëmarrës në ditët e tij. Me drejtor artistik Florian Jakaj festivali në edicionin e dhjetë do të nisë me masterclasse dhe “Rrok Academy”, që mban emrin në nderim të kujtimit të ideatorit Rrok Jakaj. Në edicionet e festivalit, të ftuarit kanë qenë artistë të huaj të njohur botërisht, por edhe shqiptarë me karriera brenda dhe jashtë vendit. Deborah J. Carter, këngëtarja e njohur amerikane e muzikës jazz e cilësuar nga revista prestigjioze Music Maker “Absolutely Top-Class” me zërin e saj magjepsës, Johannes Fabbersi dhe Alboran trio do të jenë disa nga grupet dhe artistët, që do të marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm të “Shkodra Jazz”, që do të zhvillohet nga data 17gusht deri më 1shtator në Shkodër. Ky është edicioni i dhjetë i “Shkodra Jazz Festival”, i cili nisi në vitin 2005 në kujtim të muzikantit të njohur Rrok Jakaj. Por ndërsa sjell emra të njohur të muzikës, disa prej tyre për herë të parë janë në Shqipëri. Këngëtarja e njohur amerikane e muzikës jazz Deborah J. Carter shprehet se është një kënaqësi, që do të punojë dhe me studentët. “Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por më kanë folur për atmosferën që krijohet në Shkodër. Do jetë kënaqësi të punoj me studentët në “Rrok Academy””, pohon Deborah J. Carter, njëra prej yjeve më të njohura të muzikës jazz në botë, e cila ka kënduar e shoqëruar nga Metropole Orchestra, HR Frankfurt Radio Big Band, Berlin Jazz Orchestra e shumë të tjera. Në festival do të marrin pjesë pianistja e suksesshme në skenat e teatrove më me emër në të gjithë Europën dhe më tej, Vezena Zeiner nga Austria, me delikatesën dhe improvizimet e saj të transporton në një nivel paralel ku çdo gjë duket ndryshe. Ajo do të bëjë dhe hapjen e “main concert” me datën 28 gusht në orën 19:30. Udhëtimi, me datën 29 gusht, do të kalojë në telat e kitarës nën tingujt e Manouche të një prej emrave me të shquar në Itali dhe më tej Nunzio Barbieri, duke kaluar më pas tek magjia e trios të Daniele Gorgone, në datën 30 gusht, e cila do pasurohet me pjesëmarrjen e Deborah J. Carter me ngrohtësinë e zërit të pasur me ngjyra. Alboran trio do të jetë më 31 gusht, për të përcjellë në një frymë të re të luajturi, duke kaluar tek Johannes Fabberi përqafuar me fuqinë e njëzëri bas dhe tingullin e trokes, që të bën të ëndërrosh, duke e mbyllur me All Stars. Festivali do të zhvillohet në teatrin “Migjeni”, në sallën e muzeut “Oso Kuka” dhe vende të tjera.

 “Rrok Academy”, në edicionin e tretë

“Rrok Academy”, që startoi dy edicione më parë në degën Jazz e drejtuar nga Markelian Kapidani vjen në edicionin e tretë. Studentët e jazz-it do të performojnë darkave në lokalet e qytetit, ku festa vazhdon. Gjithashtu edhe dega Klasike e drejtuar nga violinisti shkodran Paçalin Pavaci një emër i shquar në skenat ndërkombëtare si solist dhe koncert master i preferuar nga shumë drejtorë të orkestrave, ku mund të përmendim Loorin Mazel do vazhdojë rrugëtimin në perfeksionimin e talenteve të reja. Këtë vit “Rrok Academy” do të pasurohet edhe nga dega Fizarmonikë e drejtuar nga fizarmonicisti shkodran Bardh Jakova, një emër i shquar në skenat ndërkombëtare si solist dhe docent, si dhe drejtues i “Spartiti per Scutari”. “Shkodra Sound”, do fillojë nën tingujt e nxënësve të “Rrok Academy” me datën 22 gusht për të vazhduar nën tingujt e këngëve shkodrane të përpunuare në çelës modern nga kuarteti i harqeve Daisies String Quartet dhe më pas mbyll ciklin e “Rrok Academy Classic” me një koncert në datën 1shtator, Paçalin Pavaci solist dhe koncertmaestër i shoqëruar nga Skanderbeg Chamber Orchestra e përbërë dhe nga studentët e akademisë, që do performojë në koncertin “Divertimento”. Evenimenti administrohet nga shoqata kulturore “Rrok Jakaj” dhe “Optional Music International”, dhe ka për synim të ringjallë ndjenjën e lirisë kulturore në një qytet me traditë të lashtë muzikore dhe artistike si Shkodra, dhe për t’i rikthyer një “kolonë zanore”, që ta përfaqësojë në të gjithë evolucionin e vet krijues. Veprimtaria mbështetet nga Bashkia Shkodër, Ministria e Kulturës, Instituti Italian i Kulturës, etj.

Nga Julia Vrapi