Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Shkodra Jazz Festival” mbledh artistët e huaj dhe shqiptarë në qytetin e Shkodrës

Postuar: 29/08/2018 - 07:33

Shkodra Jazz Festival” nisi edicionin e nëntë në qytetin e Shkodrës. Një festival që bën bashkë artistë të huaj emra të njohur të kësaj muzike, por dhe artistët shqiptarë. Deri më datë 2 shtator muzika nuk do të mungojë për publikun. Festivali startoi me “Rrok Academy”, mjaft e rëndësishme kjo për organizatorët për të vijuar mbrëmjen e sotme me koncerte me artistët e njohur. Mbrëmja e sotme sjell artistët në skenën e teatrit “Migjeni”, dhe për organizatori dhe drejtorin artistik Florian Jakaj është një festival që sjell një atmosferë të bukur në Shkodër. Jakaj rrëfen se në nëntë edicione, të ftuarit kanë qenë artistë të huaj, të njohur botërisht, por edhe shqiptarë me karriera brenda dhe jashtë vendit. “Nuk mund të mungojë princi i xhazit shqiptar, që është Markelian Kapedani, kemi të ftuar dhe artistë ndërkombëtarë, që lozin në skenat më të mëdha botërore të muzikës xhaz, kemi dhe këngëtarë, që janë të njohur të xhazit botëror”, pohon Florjan Jakaj, drejtor artistik i festivalit. Sipas tij, në këtë edicion do të jenë pjesëmarrës dhe instrumentistë të huaj, të cilët për herë të parë do të ndodhen në ambientin muzikor të Shkodrës. “Joyce Elaine Yuille, këngëtarja e njohur amerikane e muzikës soul e shoqëruar nga saksofonisti Michael Rosen si dhe Diego Borotti NU4tet do të jenë disa nga grupet dhe artistët që do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti në “Shkodra Jazz Festival”. Në festival do të marrë pjesë pianisti i suksesshëm në skenat e teatrove më me emër në të gjithë Europën dhe më tej, Paolo Marzocchi nga Pesaro, Itali, apo dhe kitaristit dhe kompozitorit Jose Maria Gallardo Del Rey”, vijon të tregojë drejtori artistik Florian Jakaj. Këtë vit sipas tij risi është dhe muzika klasike në këtë festival xhazi që bën bashkë artistët e huaj ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë në Shkodër. “Risia e festivalit këtë vit është që ne shtojmë rrok akademi klasike. Pra ne kemi dhe master klase dhe kurse për muzikën klasike, që drejtohen nga artistë të njohur në skena, por pjesa xhaz drejtohet nga Markelian Kapedani. Këtë herë në festival ne do të kemi dhe një koncert të muzikës klasike të mirëfilltë”, shprehet më tej drejtori artistik Jakaj.

Festivali, që nga 2005

“Shkodra Jazz Festival” 27gusht -2 shtator organizohet nga shoqata kulturore “Rrok Jakaj”, krijuar pak muaj nga ndarja nga jeta e violinistit Rrok Jakaj, si iniciativë e vëllezërve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Drejtori artistik Florian Jakaj tregon se festivali nisi si një festival muzikor xhazi, por më pas vijoi dhe me akademi muzikore. “Festivali nisi në 2005, ishte një punë e madhe që bënte Rrok, që ishte dhe ideatori i festivalit që për fat të keq u nda nga jeta. Ky është edicioni nëntë që ne zhvillojmë me shoqatën tonë. “Shkodra Jazz Festival” nisi si një festival i muzikë xhaz, por në vite në vijim vijoi dhe me akademi në rrymat muzikore. Kemi bërë master klase, por kemi pasur dhe artin pamor të përfshirë në festival. Që vitin e shkuar në krijuam “Rrok Academy”, që ka një pikësynim për të t’iu vënë brezit të ri në shërbim. Në datën 2 shtator ne do të zhvillojmë këtë koncert me ata që ndjekin master klaset”, pohon mes të tjerave drejtori artistik Florian Jakaj. Sipas organizatorëve shoqata ka si objektiv ringjalljen e ndjenjës së lirisë kulturore të qytetit të lindjes së Rrokut, Shkodra, qytet i traditave të lashta kulturore, muzikore dhe t’u japë jetë ideve dhe projekteve të tij. Viti i dytë i “Rrok Academy” që zhvillohet brenda “Shkodra Jazz Festival” ndjek objektivin e formimit të muzikantëve të rinj duke vënë në dispozicion të tyre (si teorikisht po ashtu dhe praktikisht) gjuhën e muzikës xhaz. Artisti i njohur Markelian Kapedani, pavarësisht se e zhvillon karrierën e tij jashtë vendit, në Itali nuk mungon të jetë pjesë e kësaj feste të muzikës si  edhe te “Rrok Academy”. Së bashku me violinistin Paçalin Zef Pavaci, në bashkëpunim me artistët pjesëmarrës në festival, do të zhvillojnë masterclass, seminare mbi zhanre të ndryshme muzikore. Festivali mbështetet nga Bashkia e Shkodrës, por dhe donatorë privatë.  /Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 08:24

Ekspertë nga “Europa Nostra”, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve me mision në Shqipëri për gjendjen, që kanë kishat pas-bizantine në Voskopojë dhe

Postuar: 22/09/2018 - 08:05

Artisti i njohur Saimir Strati do të çelë ekspozitën e tij në Suharekë.

Postuar: 22/09/2018 - 07:58

Studiues dhe historianë u bënë bashkë në aktivitetin, që sillte në vëmendje pasurinë kulturore në

Postuar: 22/09/2018 - 07:54

Grupi polifonik “Ergjëria” dhe artisti i njohur slloven Marko Hatlak çelën edicionin

Postuar: 21/09/2018 - 07:53

“Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin dhe “Skënderbeu- një histori polit

Postuar: 21/09/2018 - 07:52

Komedia romantike “Nina” vepër e autorit francez Andre Roussin pritet të vijë premier

Postuar: 21/09/2018 - 07:49

Për krijimtarinë muzikore shqiptare pak ka vëmendje.