BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Shkrimtarë dhe studiues: Kritika letrare sporadike, shumë shkrime janë të dobëta dhe mediokre, institucionet nuk kanë ndihmuar

Shkrimtarë dhe studiues: Kritika letrare sporadike, shumë shkrime

Kritika letrare është një nga problemet që haset sot në krijimtari. Mungesa e saj sipas autorëve ndikon jo pak në vlerat e krijimtarisë letrare. Shkrimtarë dhe studiues pohojnë se jo vetëm institucionet nuk tregojnë vëmendje për këtë problem, por dhe ato shkrime kritike që bëhen sot janë sporadike. Në reagimin e tij shkrimtari Pandeli Koçi thotë se dikur në degën e Gjuhë-Letërsisë ka qenë një kurs nga kanë dalë kritikë të njohur. Sipas tij, në ato vite kjo ndihmonte shumë në krijimtarinë letrare. “Dikur ka qenë një kurs special i kritikës letrare në degën e Gjuhësisë dhe Letërsisë. Një kurs që ka qenë i hapur dikur në fakultet në vitet ‘70-’80, por nuk e di pse më pas u mbyll. Një kurs i tillë duhet të jetë, sepse ndihmon shumë”, pohon shkrimtari dhe studiuesi Koçi. Problem për shkrimtarin Pandeli Koçi është fakti se duke qenë një kritikë letrare në mënyrë sporadike, nuk është dhënë as ndihma e duhur nga institucionet që të zhvillohet si duhet. Shkrimtari shprehet se janë tre arsye pse vijon kjo problematikë në vendin tonë me krijimtarinë letrare. “Tek ne ka kritikë letrare, por nuk janë institucionalizuar dhe janë sporadike, nuk janë në vazhdimësi dhe nuk jepet ndihma e duhur qoftë nga institucionet e kulturës apo dhe privatët. Nuk nxitet kritika letrare, që për mua janë tre arsye pse ndodh kjo. E para, kritika letrare tek ne nuk paguhet, e dyta një pjesë e mirë e atyre që shkruajnë për kritikën letrare nuk kanë përgatitjen e duhur teorike që të bëjnë analizat e tekstit në bazë të drejtimeve të ndryshme bashkëkohore. E treta, është druajtja për të mos cënuar këtë autor, duke qenë një fshat, një katund i vogël letrar”, thotë shkrimtari Koçi.

Zhvillimi i kritikës letrare

Përballë kësaj gjendje për krijimtarinë letrare në vend, shkrimtarë dhe studiues pohojnë se nuk duhet mohuar kritika, por ajo nuk zhvillohet si duhet. Shkrimtari Pandeli Koçi tregon se ka raste që shikon dhe shkrime të dobëta, që vijnë për kritikën letrare. “Nuk duhen mohuar në asnjë mënyrë ato kritika në shtypin e zakonshëm, por dhe shkencor. Por kjo është sporadike dhe nuk inkurajohet. Problemi qëndron se shpesh shohim dhe shkrime të dobëta dhe mediokre, nga njerëz që nuk kanë përgatitjen e duhur teorike. Institucionet nuk kanë bërë sa duhet, sepse nuk kanë miratuar projekte me studime për kritikën letrare, nuk kanë dhënë çmime që të jepen të veçanta, ku siç jepet për letërsinë artistike të jepet dhe për kritikën letrare. E ka bërë ndonjëherë Ministria e Kulturës, që të hapë një konkurs vetëm për kritikën letrare? Nuk e ka bërë. Por nuk duhet mohuar që ekziston kritika letrare, kemi dhe autorë dinjitozë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por që janë sporadike jo të vazhdueshme, jo të inkurajuara”, thotë shkrimtari Koçi. Studiuesi Behar Gjoka shprehet se në vendin tonë ka disa forma të kritikës letrare. Në reagimin e tij studiuesi thotë mes të tjerave se bëhen dhe shkrime, që nuk janë në nivelin e duhur për kritikën letrare. “Në Shqipëri shumëkush flet për kritikën letrare si mungestare, ndonëse ajo shpërfaqet me forma të larmishme; kritika akademike e verifikimit biografik dhe sociologjik; kritika didaktike, e gjoja shkollave letrare, ndonëse në letrat shqipe, mezi sa është dukur ndonjë shkollëz; kritika mediatike, me raste përjashtimi, e leximit të kopertinës dhe fotografisë së autorit; kritika ramdorëse, ku miku dhe shoku, shkruan për librin e mikut a shokut, sepse do i kthehet ndera; kritika gojore, e promovimeve, ku spikatet për oratori, ai që nuk e ka lexuar librin”, shprehet studiuesi Gjoka. Nuk është hera e parë që flitet për mënyrën se si zhvillohet kritika letrare në vendin tonë, por pak sipas autorëve dhe studiuesve punohet për inkurajimin e saj.

Më të lexuarat