Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkrimtarët akuza Kumbaros: Bibliotekat në mjerim, libri ka vdekur ndërsa ministrja jep rekomandime leximi

Postuar: 24/08/2018 - 07:35

Interesi për librin kryesisht tek të rinjtë ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, kjo dëshmohet edhe në statistika të publikuara së fundmi. Por edhe pse janë një sërë faktorësh social dhe ekonomikë që ndikojnë, duket se për shkrimtarët ky problem ka vite që është i pranishëm, por pak bëhet dhe nga institucionet. Në reagimin e tyre shkrimtarët shtojnë dhe faktin se bibliotekat sot janë në mjerim për libra. Për shkrimtarin dhe botuesin Xhevair Lleshi kjo është një situatë që tregon se libri ka vdekur për institucionet. “Libri ka vdekur. Jemi në një situatë që shtëpitë botuese presin ngushëllime. Kjo është realitet jo metaforë. Ku kemi ne shtet për këtë problem? Libri nuk ekziston më në politikat tona. Me vjen keq që jam autor në një kohë që nuk duhet. Që të ngjallet dëshira e leximit të librit është një rrugë shumë e mundimshme që fillon që kur je i vogël. Qeveria nuk jep buxhet për librin, që të ngrihen biblioteka. Kemi 24 burgje që nuk kanë një bibliotekë”, pohon shkrimtari Lleshi. Në reagimin e tij ai shton se jo vetëm në Tiranë, por dhe në rrethe situata lë për të dëshiruar kur flasim për mjerimin e bibliotekave. “Shqipëria ka 61 bashki dhe vetëm 12 biblioteka publike (që nuk funksionojnë për librat)! Shqipëria ka pasur mbi 20 ministri (tani 15 ministri !) dhe asnjë bibliotekë pranë tyre. Tirana ka pasur 11 biblioteka lagjesh dhe tani nuk funksionon asnjë syresh! Shqipëria ka pasur 11 qytete industrialë që tani janë kthyer në fshatra të rëndomtë se për biblioteka as që bëhet fjalë! Asnjë fshat (për be!) në Shqipëri nuk ka qoftë edhe një sallë leximi! Shqipëria ka vetëm 1 bibliotekë shëtitëse me libra në Lezhë. Çfarë shteti jemi ne?”, vijon shkrimtari dhe botuesi Xhevair Lleshi. Sipas të dhënave të INSTAT, të evidentuara në një anketë të posaçme shihet se vitin e kaluar mbi 1 milionë shqiptar nuk kanë arritur të lexojnë asnjë libër. Teksa pjesa tjetër mësohet se ka lexuar shumë pak. Rreth 320 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç raportuan se nuk kanë lexuar më pak se 5 libra vitin e kaluar. Por pjesa e tyre që kanë lexuar më shumë se kaq sa vjen e zvogëlohet. Rreth 102 mijë shqiptarët raportojnë se kanë lexuar 5-10 libra gjatë vitit të kaluar, ndërsa rreth 44 mijë shqiptarë kanë lexuar më shumë se 10 libra gjatë vitit të kaluar.

Periudhë shkatërrimtare për librin

Lidhur me të dhënat e publikuara së fundmi dhe shkrimtari Xhahid Bushati vijon se është përgjegjësi e ministrisë përkatëse me librin. “Kjo është shqetësuese për mua, por edhe e pritshme, sepse shqiptarët ende nuk kanë marrëdhënie të ngushta me leximin. Shifra tregon një thellim të analfabetizmit. Mendoj që do të thellohet në të ardhmen në qoftë se nuk ka politika kulturore për librin nga ana e Ministrisë së Kulturës. Ky trishtim analfabet bëhet më i madh kur bibliotekat e shkollave janë të varfra, kur bibliotekat nuk furnizohen me libra të rinj, kur në shumë qytete nuk ka librari, por më shumë kancelari-librari. Kjo gjendje do të vazhdojë të jetë e mjeruar nëse nuk do të ketë vizione konkrete për vlerat e librit”, shprehte Bushati. Për një tjetër autor Vasil Premçi prej vitesh ka qenë një periudhë shkatërrimtare për librin. “Kjo nuk ka filluar në një ditë, u bë sot dhe nesër nuk lexohet. Por ka qenë një periudhë shkatërrimtare drejt leximit të librave. Roli i ministres së Kulturës, që del dhe reklamon librat nuk është fare i denjë në raport me të fenomenin e mosleximit të librave. Kjo është sikur të ndezësh një qiri në një errësirë të plotë. Në vend që të stimulojë autorët, konkurset, bibliotekat e lagjeve, orët e mësimit për letërsinë me autorët shqip të shtohen në shkolla, ministrja merret me një rekomandim që nuk i shkon fare. Ajo braktis pozicionin e saj të vet drejtuese në ministri dhe zgjedh të jetë një rekomanduese e librit. Kjo është tragjike”, pohon shkrimtari Vasil Premçi. Nuk është hera e parë që autorët reagojnë për librin dhe mjerimin e bibliotekave, por sipas tyre gjendje vijon të përkeqësohet. / Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 07:41

 Fundjava sjell në skenën e teatrit “Metropol” veprën teatrore “Ditari i Ana Frank”. Drama është mirëpritur nga publiku.

Postuar: 17/11/2018 - 07:39

  Ekspozita “Breza në artet figurative” vjen në edicionin e katërt në Muzeu

Postuar: 17/11/2018 - 07:37

 Në edicionin e 21 të Panairit të Librit shkrimtari Ismail Kadare ishte me lexuesit për prez

Postuar: 17/11/2018 - 07:35

 Autorë të njohur me vepra të suksesshme prezantohen këto ditë në edicionin e 21 të Panairit

Postuar: 16/11/2018 - 17:08

Shqipëria do të përballet me Skocinë ditën e shtunë në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës

Postuar: 16/11/2018 - 07:27

Në Pallatin e Kongreseve, Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizoi konferencën "Sfidat e lexim

Postuar: 16/11/2018 - 07:25

Teatri “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës në 50 -vjetorin e tij ka sjellë dhe edi