BREAKING NEWS

“I intereson që të kishte gjakderdhje”/ Meta deklaratë tronditëse, flet për skenar trazirash: I intereson lobit serb dhe prorus në Uashington, prova e dokumente të forta do i bëj publike në...

“I intereson që të kishte gjakderdhje”/ Meta
x

Kultura

Shkrimtarët kritika Ministrisë së Kulturës: Juria në çmimet letrare jo emra me miqësi, është në dëm të vlerave

Shkrimtarët kritika Ministrisë së Kulturës: Juria në

Në juri të çmimeve letrare duhet të jenë emra të njohur të fushës së letërsisë, njerëz me vlera që sipas autorëve të dinë të bëjnë vlerësimin. Autorë të ndryshëm të letërsisë shqipe herë pas here janë shprehur me kritika për juritë, që ngre Ministria e Kulturës, ku sipas tyre duhet të ketë më shumë vëmendje për vlerësimin që marrin shkrimtarët me veprat e tyre. Çmimet kombëtare të letërsisë zhvillohen çdo vit nga Ministria e Kulturës, por për autorët duhet bërë një ndryshim në mënyrën se si përzgjidhen emrat, që janë në juri. Shkrimtari Xhahid Bushati thotë se Ministria e Kulturës vazhdon të mos ketë vëmendje për librin shqip, ndërsa në juri është treguar se nuk janë zgjedhur gjithmonë emrat që duhet të jenë. “Me sa kam parë nga emrat e jurive të ndryshme ndër vite në lidhje me përcaktimin e vlerave të librit, unë realisht nuk kam qenë dhe aq optimist. Pse e them këtë? Realisht duhet të ketë një kriter profesional dhe vlerash të anëtarëve të jurisë. Ata nuk kanë qenë profesionistë aty ku janë thirrur për të përcaktuar vlerat. Nuk kanë asnjë lloj studimi, asnjë lloj kritike letrare që kanë bërë, por shpesh janë dhe emra të panjohur apo emra të futur me miqësi, me hatërllëqe. Të gjitha këto janë kosto për vlerat e librit”, shprehet shkrimtari Xhahid Bushati, një nga zërat që jo pak herë ka qenë kritik për çfarë ndodh me librin shqip në vend dhe mungesën e vëmendjes për autorët shqiptarë. Kritik me çfarë ndodh me konkursin që bën Ministria e Kulturës me çmimet kombëtare të letërsisë, shkrimtari Xhahid Bushti shton më tej se disa autorë me veprat e tyre edhe nuk i kanë merituat çmimet, pasi në juri nuk kanë qenë emrat e duhur për të bërë vlerësimin. “Unë i respektoj juritë, por duke respektuar të tjerët, ka pasur në juritë që ka ngritur ministria edhe emra që nuk e meritonin. Pra kjo dhe arsyeja që disa autorë me veprat e tyre nuk i kanë merituar edhe çmimet e letërsisë, që iu kanë ndarë. E gjitha kjo për mua është në kosto të vlerave dhe të ecjes së letërsisë shqiptare. Aty ku hyn politika, miqësia, këto janë në dëm të zhvillimit të artit në vend”, shton më tej shkrimtari.

Dëm në vlerat e artit

Shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati shprehet se një anëtar në një juri të çmimeve letrare duhet të ndjekë procesin letrar, dhe është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës që ti shikojë këto probleme. “Ka dhe një tjetër problem, që anëtari i jurisë duhet ta ndjek procesin letrar, sepse është pak e çuditshme që ne kemi parë që janë ndarë çmime dhe juria nuk jep asnjë lloj statistike se janë lexuar. Edhe në këtë konkurs të fundit nuk mund të konkurronte një roman i zhanrit fantastiko -shkencor, një poemë dhe një libër me skica dhe tregime? Këto nuk mund të konkurrojnë me njëri- tjetrin te letërsia për fëmijë dhe të rinj. Pra duhet të një modul moshe dhe nuk mund të konkurrojë gjinia me zhanrin. Ministria e Kulturës duhet të ketë vëmendje, që këto probleme të shikohen dhe të përmirësohen gjatë këtij viti me çmimet”, pohon autori Xhahid Bushati. Një ndër emrat e rinj të poezisë, autorja Eliona Thomaraj gjithashtu shprehet se për çmimet kombëtare të letërsisë që zhvillohen nga Ministria e Kulturës, juria duhet të jetë gjithmonë një vlerë e madhe. “Juria kërkon gjithmonë të ketë emra që dinë të vlerësojnë. Pasi duhet një profesionist për të kritikuar një profesion. Unë nëse do të isha përzgjedhur nga ministria do të kërkoja pikë së pari, që juria të ishte një vlerë aq e madhe, sa unë si autore të mos e vija në dyshim vlerësimin e saj”, shprehet Thomaraj. Në konkurset, që zhvillon ministria edhe më parë nga autorët është pohuar që në juri duket të ketë më shumë vëmendje në emrat që përzgjidhen.