BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Shkrimtarët shqiptarë në botë, në takimin “Letra nga Diaspora”

Shkrimtarët shqiptarë në botë, në takimin “Letra

Autorë, përkthyes, studiues dhe emra të njohur të letrave shqipe, brenda dhe jashtë vendit u bënë bashkë në eventin kulturor Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës “Letra nga Diaspora”. Në këtë takim të veçantë, organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, u diskutua për letërsinë, gjuhën dhe vlerat atdhetare. Në përshëndetjen e tij ministri Pandeli Majko, duke vlerësuar kontributin e autorëve të njohur të letërsisë shqipe, të cilët largësia nga atdheu i nxiti të pasuronin letërsinë, artin dhe identitetin kombëtar, theksoi se letërsia e diasporës i ka fillesat te Rilindja Kombëtare, nga Frashëllinjtë në Turqi, te De Rada në Itali. “Është koha të flitet për letërsinë kombëtare shqiptare. Ju jeni ambasadorët e kulturës dhe të penës shqiptare. Ky nuk është emërim administrativ dhe as kompliment. Ai ka peshën e fjalës dhe të heshtjes”, u shpreh ministri Majko. Më tej, ai shtoi se mbi njëqind shkrimtarë shqiptarë aktivë në gjithë botën po krijojnë e kontribuojnë për letërsinë tonë kombëtare, ndërkohë në komunitetet e shumta shqiptare, si shoqata “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve në Gjermani e Austri”, po bëhen promotorë të rëndësishëm të përhapjes së letërsisë shqiptare. E pranishme në këtë takim, ministrja e Kulturës, Elva Margariti vlerësoi kontributin e të gjithë personaliteteve shqiptarë në fushën e kulturës, të cilët në kohët më të errëta që ka kaluar Shqipëria kanë kontribuar në mbijetesën e saj dhe kanë shërbyer si ambasadorët më të mirë të vendit. Përmes një letre, aktivitetin e përshëndeti edhe anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, shkrimtari Gazmend Kapllani. Pjesëmarrës në panele ishin autorë të njohur të letërsisë. Në këtë aktivitet merrnin pjesë autorët si Ardian Ndreca, Bashkim Shehu, Luan Topçiu, Rudolf Marku, Anisa Markarian, Durim Taçi, Stefan Çapaliku, Ndue Ukaj, Arben Dedja, etj. Takimi, i organizuar në panele të ndryshme tematike e lexime autoriale, synoi të ndihmojë në njohjen, promovimin dhe nxitjen e komunikimit të shkrimtarëve të diasporës me lexuesit dhe botuesit shqiptarë si dhe prezantimin e letërsisë së migracionit, e cila luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e albanologjisë në botë.