BREAKING NEWS

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr jetën ish-ushtarakut të lartë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr
x

Kultura

Shkrimtari i njohur fiton çmimin prestigjioz, bëhet i katërti në botë që e merr dy herë

Amerikani Colson Whitehead është bërë shkrimtari i katërt në botë që ka fituar për herë të dytë çmimin “Pulitzer” në zhanrin trillim.

Autori afrikano-amerikan është vlerësuar për novelën “The Nickel Boys”, ku përshkruhet abuzimi ndaj disa djemve me ngjyrë në një shkollë në Florida.

Whitehead, 50-vjeçar nga Nju Jorku, ka fituar çmimin e njëjtë në vitin 2017, në kategorinë e njëjtë për librin “The Underground Railroad”.

Para tij, vetëm Booth Tarkington, William Faulkner dhe John Updike kanë fituar këtë çmim dy herë për zhanrin trillim.

Ndarja e çmimeve “Pulitzer” për vitin 2020 është shtyrë për disa javë për shkak të koronavirusit.

“Pulitzer” është ndër çmimet më të rëndësishme që u bëhen gazetarëve dhe autorëve me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Shkrimtari i njohur fiton çmimin prestigjioz, bëhet i katërti