BREAKING NEWS

Video/ Çfarë ndodhi me tifozin holandez? Policia i vendos prangat teksa...

Video/ Çfarë ndodhi me tifozin holandez? Policia i vendos prangat
x
BREAKING NEWS

Garda blindon institucionet shtetërore, ja sa forca policore janë vendosur në terren

Garda blindon institucionet shtetërore, ja sa forca policore janë
x
BREAKING NEWS

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të Romës: Vodhën thikat nga një restorant që të godisnin...

Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria, vëllai i madh në rajon! Zbulon dhuratën që i ka bërë Rama

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen...” Rama: Do shkel protokollin, të flas në anglisht që të shmang përkthimin e keq, ndonjëherë krijon probleme mes meje dhe SHBA-së…

“E kam të vështirë të shpreh
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë
x

Kultura

Shoqata e Botuesve Shqiptarë: Procesi për shpërndarjen librave në bibliotekat shkollore lë për të dëshiruar, mungesë transparence nga Ministria e Arsimit

Shoqata e Botuesve Shqiptarë: Procesi për shpërndarjen librave

Shpërndarja e librave në bibliotekat shkollore është një proces jo transparent. Kështu shprehet Shoqata e Botuesve Shqiptarë për punën që ka bërë Ministria e Arsimit deri tani me shpërndarjen librave. Sipas SHBSH procesi nga Ministria e Arsimit lë për të dëshiruar, ndërsa më datë 12 janar për këto probleme i ka dërguar kërkesë zyrtare për të cilën është në pritje të përgjigjes. “Edhe një herë për pasurimin e bibliotekave shkollore! Sikurse jemi në dijeni, Ministria e Arsimit ka filluar shpërndarjen e librave në bibliotekat shkollore. Ky sigurisht që në parim është një lajm i mirë. Por për fat të keq, siç kemi shkruar edhe herë tjetër, i gjithë procesi ka lënë shumë për të dëshiruar. Duke filluar që nga përzgjedhja e bordit dhe mënyra joprofesionale që u përdor në përzgjedhjen e titujve dhe hartimin e listave. Sikurse është bërë e njohur disa prej anëtarëve më të kualifikuar të bordit nuk pranuan mënyrën e punës dhe ndryshimin e rregullave, kufizimet e ndryshme etj”, shprehen ata. Botuesit në deklaratën e tyre shprehen për mungesë transparence nga Ministria e Arsimit, ku sipas tyre fare pak shtëpi botuese janë njoftuar për zgjedhjen e librave. Shoqata e Botuesve Shqiptarë vijon në deklaratën e saj se me informacionin që kanë (jo të plotë) kriteri i cilësisë së titujve dhe autorëve nuk ka qenë kriteri kryesor. “Kjo gjë sigurisht që do ketë lënë gjurmë në listën që ka shpërndarë Ministria e Arsimit nëpër drejtoritë arsimore. Lista nuk është publikuar askund, madje edhe njoftimi për fillimin e procesit të shpërndarjes nuk gjendet në faqet e ministrisë. Mendojmë që këto punë duhet të jenë të hapura e transparente. Me sa dimë fare pak shtëpi botuese janë njoftuar për zgjedhjen e librave nga DAR apo ZA. Njëkohësisht tërheqim vëmendjen për këmbënguljen në mënyrat primitive dhe joligjore të përgatitjes së dokumentacionit për furnizimin e bibliotekave”, shprehej të enjten Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

Kërkesë Ministrisë së Arsimit

Shoqata e Botuesve Shqiptarë për të pasur një pamje më të qartë të situatës dhe të punës së Ministrisë së Arsimit, për këto probleme më datë 12 janar i është drejtuar me një kërkesë zyrtare ministres të Arsimit. Botuesit shprehet se sipas ligjit mbi informimin e presim përgjigjen brenda datës 25 janar 2022. “Kërkesat tona janë si më poshtë: 1. Lista e plotë e librave (bashkë me emrat e autorëve) që janë zgjedhur nga Bordi i MASH-it, në tetor-dhjetor 2021, shoqëruar edhe me shtëpitë botuese përfituese. 2. Lista e shkollave dhe qyteteve/rretheve përkatëse që janë zgjedhur për furnizim. 3. Përbërja e Bordit të miratimit të listës dhe cilët prej tyre kanë miratuar listën tuaj. 4. Kriteret themelore të punës për përcaktimin e listës. 5. Sqarim: përse kjo listë nuk kaloi për miratim në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Librit e Nxitjes së Leximit, sikurse ishte parashikuar?”, thuhet në deklaratën e tyre. Shoqata e Botuesve Shqiptarë edhe më parë ka reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit në lidhje me problemet në fushën e librit.