BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Shoqëria AustriakoShqiptare i drejtohet Margaritit: E trishtueshme shembja e teatrit

Shoqëria AustriakoShqiptare i drejtohet Margaritit: E trishtueshme shembja

Shoqëria Austriako-Shqiptare përmes një letre drejtuar ministres së Kulturës Elva Margariti, shpreh keqardhjen që nuk u gjet një zgjidhje që të shpëtohej ndërtesa e Teatrit Kombëtar. Arno Riedel, ish ambasador në Shqipëri, president i shoqërisë Austriako-Shqiptare në letrën drejtuar ministres Margariti për Teatrin Kombëtar, thotë se ishte një lajm i trisht shembja e tij. “Zonja ministre, po ju shkruaj lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Shoqëria Austriake Shqiptare është me qendër në Vjenë. Që nga fillimi i viteve 1990 shoqëria ka qenë aktive në nxitjen e marrëdhënieve bilaterale. Përmes qindra projekteve të ndihmës ajo ka mundur të ndihmojë shqiptarët në jetën e tyre të përditshme. Dhe midis angazhimeve të tjera është aktive në promovimin e shkëmbimit kulturor. Ne u trishtuam nga lajmi për shembjen me forcë të Teatrit Kombëtar. Na vjen keq që, pas shumë muajsh protestë, nuk ishte e mundur të gjendej një zgjidhje e përbashkët dhe të shpëtohej ndërtesa si trashëgimi kulturore kombëtare”, shprehet Riedel. Përmes kësaj letre, presidenti i shoqërisë Austriako-Shqiptare i bën me dije ministres së Kulturës se Austria ka investuar në vendndodhjet kulturore në vendin tonë, që përfshihet dhe arkitektura, ndërsa i kujton dhe një ekspozitë të hapur disa kohë më parë në Vjenë. “Austria ka investuar shumë në mirëmbajtjen dhe rinovimin e vendndodhjeve kulturore dhe historike në Shqipëri. Kjo përfshin edhe arkitekturën. Do të doja të kujtoja një ekspozitë të fundit në Vjenë, në vjeshtën e vitit 2019, nën titullin "Albanien, bauen im politischen Kontext der Jahrzehnte" (Shqipëri, ndërtimi në kontekstin politik të dekadave) për të cilën pati interes të jashtëzakonshëm”, vijon letra. Presidenti i shoqërisë Austriako-Shqiptare shprehet se me atë që ndodhi në Teatrin Kombëtar nuk tregohet respekt as për shoqërinë civile. “Për më tepër, është e trishtueshme të shihet se si qeveria përdori forcën e policisë për të ekzekutuar shembjen. E gjithë kjo në mëngjes në orën 4.30 të mëngjesit gjatë bllokimit të rreptë të virusit korona. Kjo nuk është as e përshtatshme për të rritur besimin tek qeveria dhe ky veprim nuk tregon as ndonjë respekt për shoqërinë civile në Shqipëri. Për ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar është tepër vonë, ajo është e humbur. Shoqatës Austriake Shqiptare i vjen keq për këtë. Por unë mund t'ju siguroj se ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë edhe në çështjet kulturore”, vijon më tej Arno Riedel.