BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Kultura

Shpallen fituesit e Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj

Shpallen fituesit e Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli veprat fituese për Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj. Këtë vit u shpallën 6 vepra fituese. Vlerësimet u ndanë në praninë e ministres së Kulturës Elva Margariti. Ministrja Margariti shprehet se si çdo vit, Ministria e Kulturës përmes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit ndau fituesit e Fondit të Përkthimit nga Gjuha Shqipe në Gjuhën e Huaj, që synon promovimin e letërsisë shqipe përtej kufijve. “ Më vjen mirë që ky fond, ndonëse modest është konsoliduar dhe këtë vit kemi pasur 24 aplikime, për përkthime në gjuhë të ndryshme, që nga italishtja e greqishtja, deri në arabisht. Sigurisht nuk mund të mbështeteshin të gjithë, por vetëm 6. Edhe pse kriteret e përzgjedhjes janë shumë profesionale, që i referohen cilësisë së përkthimit, më vjen mirë që mes fituesve janë breza të ndryshëm autorësh, nga ata të afirmuarit te më të rinjtë”, shprehet ministrja e Kulturës në rrjete sociale, që ka ndarë dhe foto nga QKLL. Nga 24 aplikime, juria, e kryesuar nga Ben Andoni dhe anëtarë Irena Prici, Esmeralda Kromidha, vlerësoi për t'u mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit 6 autorët dhe veprat. Fitues janë shtëpia botuese Al Arabi Publishing and Distributing, autore Diana Çuli, “Vrasje në kryeministri”, përkthyese Eman M. Naguib, arabisht; shtëpia botuese Phaedon - Grigorios Kidoniatis, autor Luljeta Lleshanaku, “Fëmijët”, përkthyes Andrea Zarballa, greqisht; shtëpia botuese Fundacja Pogranicze / Borderland Foundation, autor Fatos Lubonja, “Ridënimi”, përkthyes Dorota Horodyska, polonisht; shtëpia botuese Perun Artis, autor Arian Leka, “Në kërkim të këmishës së humbur”, përkthyes Agim Mustafai, maqedonisht; shtëpia botuese Salento book, autor Enkelejd Lamaj, “Ajo e errëta”, përkthyes Valentina Notaro, italisht; shtëpia botuese Salento book, autor Andreas Dushi, “Në besë të tatuazhit tënd”, përkthyes Kriselda and Fabio Massimo Rocchi, Italisht. QKLL shprehet se përkthimi i librit shqip në gjuhë e kultura të tjera vijon të mbetet një prioritet.