Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria 1928 -1931 përmes fotografive në COD

Postuar: 18/05/2019 - 07:53

Ekspozita "Arkivi Fotografik i Pietro dhe Larissa Quaroni - Shqipëria 1928 -1931" u çel për publikun në COD. Të pabotuara më parë, 86 fotografitë i përkasin periudhës 1928-1931, shoqëruar nga dy dokumentarë të periudhës së asaj kohe. Për herë të parë prezantohet i gjithë arkivi Quaroni (mbi 780 fotografi) të dixhitalizuara për këtë ekspozitë. Fotografitë janë realizuar nga çifti Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik në ambasadën italiane në Shqipëri. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij arkivi familja Quaroni i ka dhuruar shtetit shqiptar, në formë dixhitale, të gjithë arkivin e familjes së saj, me 780 fotografi. Të gjitha fotot e dixhitalizuara, mund të shihen sipas një renditjeje kronologjike në formë projeksioni filmik, po në këtë ekspozitë. Është dëshira e familjes Quaroni, që gjithë Arkiva Fotografike Quaroni, Albania 1928- 1931 të jetë e përdorshme për të gjithë të interesuarit për historinë e Shqipërisë, si nga historianët, studiuesit, diplomatët, gazetarët, ashtu dhe studentët shqiptarë e të huaj. Në ekspozitë vizitorët do të zbulojnë ngjarje, njerëz, jetën e përditshme, peizazhet dhe traditat e Shqipërisë, ashtu si janë vëzhguar dhe përjetuar nga Pietro dhe Larissa Quaroni. Ekspozita përcjell një kontekst me interes të madh historik dhe social, imazhe befasuese dhe origjinale, një përshkrim i rrallë dhe unik, veçanërisht i figurave politike dhe i personazheve që kanë dominuar skenën shqiptare të viteve ‘20 dhe ‘30. Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri dhe Institutin Italian të Kulturës prezantoi këtë ekspozitë, që do të qëndrojë për publikun deri më 29 qershor të këtij viti. Në COD po zhvillohen herë pas here aktivitete dhe veprimtari të ndryshme jo vetëm të fushës së artit, por dhe më gjerë. Sa i takon ekspozitave ato hapen herë pas here në COD, duke sjell vepra të autorëve të njohur. Këtë herë për publikun është ekspozuar arkivi fotografik i Pietro dhe Larissa Quaroni-t, i cili do të qëndrojë deri në fund të qershorit në COD.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis