BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrëveshje bashkëpunimi për rikthimin e ikonave 

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrëveshje bashkëpunimi

Në kuadrin e mbledhjes së dy qeverive, ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, znj. Elva Margariti dhe ministrja e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, znj. Bisera Kostadinovska-Stojcevska nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Për rikthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës”. Një marrëveshje në mbështetje të dispozitave të Konventës së UNESCO-s të 14 nëntorit 1970 “Mbi mjetet e ndalimit dhe parandalimin e transportit ilegal, eksportin dhe transferimin e Pronësisë së Pasurisë Kulturore”, në të cilën Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë palë, si dhe në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e kulturës midis qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nënshkruar në Tiranë më 16 nëntor 2005. Ministria e Kulturës njofton se në vitin 2013 Policia e Shtetit e Republikës së Shqipërisë sekuestroi 476 vepra të dyshuara “trashëgimi kulturore” dhe hapi procedimin penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. “Me përfundimin e veprimeve hetimore dhe vendimet e formës së prerë në të gjitha shkallët e gjykimit të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, ekspertë nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë konkluduan se 20 prej veprave të dyshuara “trashëgimi kulturore” i përkasin trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut.  Marrëveshja e sotme përcakton procedurat e rikthimit dhe transferimit të ikonave në vendin e origjinës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe doganat shqiptare dhe ato homologe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke respektuar dispozitat e Konventës së UNESCO-s të 14 nëntorit 1970. Në mënyrë simbolike u rikthye në vendin e origjinës një nga 20 ikonat e identifikuara si “trashëgimi kulturore” e Maqedonisë së Veriut”, thuhet nga MK. Falë punës ndërinstitucionale të të dy vendeve, “Shën Ilia”, realizuar nga Diço Zografi, që dikur i përkiste kishës së “Shën Athanasit” në fshatin Radoshtë të Strugës shumë shpejt do të shkojë pranë besimtarëve. Ikonat do të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut pas ratifikimit të marrëveshjes së nënshkruar, në Kuvendin e Shqipërisë.