Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria dhe shqiptarët në burimet bizantine, në konferencën albanologjike

Postuar: 14/06/2018 - 07:37

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, po zhvillohet dhe Konferenca Albanologjike, e cila i jep mundësi të gjithë studiuesve për t’u njohur dhe për të shpalosur një temë të caktuar me epokën e Skënderbeut. Kjo Konferencë është e ndarë në tre seksione. Në seksionin e parë dhe seksionin e dytë, janë ftuar specialistë fushës, akademikë brenda dhe jashtë vendit, që prezantojnë studimet e tyre. Në seksionin e tretë do të jenë konkluzionet. Në Konferencën Ndërkombëtare Albanologjike u prezantua me ligjëratën e tij dhe prof. Peter Schreiner nga Universiteti i Këlnit. Prof. Schreiner ligjëroi mbi temën “Shqipëria dhe shqiptarët në burimet bizantine (shek. XV)”. Peter Schreiner është profesor i studimeve bizantine në Universitetin e Këlnit të Gjermanisë dhe një ekspert në shkallë botërore i Perandorisë Bizantine. Ai ka botuar gjerësisht mbi të gjitha aspektet e historisë dhe kulturës bizantine; nga kronikat e shkurtra (1975- 79) nëpërmjet shënimeve margjinale të tregtarëve në dorëshkrimet e Vatikanit (1991), tek së fundmi, recetat bizantine të bojës dhe ngjyrave (2011). Megalopoli mesjetar i Kostandinopojës dhe lagjet e tij latine kanë qenë në fokusin e kërkimeve të tij afatgjata. Botimi i tij i vitit 2007 për Kostandinopojën (me C. H. Beck, Mynih) është përkthyer në gjuhën italiane dhe çeke. Botimi i Hyrjes në Kulturën Bizantine të Oldenbourg, Byzanz 565-1453, ka parë katër botime. Schreiner ishte president i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine nga viti 2001 deri më 2011 dhe mban shumë poste nderimi, si p.sh. anëtar korrespondent i Akademisë Austriake të Shkencave. Ndër të tjera, ai ka shërbyer si kryetar i bordit të administratorëve të Institutit Austriak të Studimeve Mesjetare, duke përfshirë Departamentin e Studimeve Bizantine dhe Qendrën Gjermane të Kërkimeve në Venedik (Centro Tedesco di Studi Veneziani). Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, në muajin nëntor, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë. Në këtë muaj (nëntor) do të ketë dhe një sërë veprimtarish të mëdha. Gjithashtu do jepet “llogari” se çfarë është bërë në vitin e Skënderbeut. Të gjitha punimet do të publikohen në një moment të dytë gjatë vitit 2019.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2019 - 08:03

 "Open Cinema" sezonin e tretë e nisi në qytetin e Belshit, ku për shtatë net me radhë u shfaqën filma të ndryshëm.

Postuar: 23/06/2019 - 08:02

Festivali “Fabrika e pejzazheve muzikore” po vijon me koncertet e tij në skena.

Postuar: 23/06/2019 - 07:59

 Në jetën artistike me teatrin regjisori Dhimitër Orogocka po vijon aktivitetin e tij, duke

Postuar: 22/06/2019 - 07:32

Festival “Open on Tour” po vijon në skena të ndryshme të vendit.

Postuar: 22/06/2019 - 07:30

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përzgjedhur në &l

Postuar: 22/06/2019 - 07:29

Një grup fëmijësh të talentuar me vështirësi në shikim, të Institutit “Ramazan Kabashi&rdqu

Postuar: 22/06/2019 - 07:27

Specialistët e trashëgimisë kulturore shprehen se në dy dekadat e fundit ata që cilësohen si prof