Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi bëhen bashkë për H.A.M.L.E.T

Postuar: 14/06/2018 - 07:40

Projekti H.A.M.L.E.T (Highlighting Artisanal Manufacturing, cuLture and Eco Tourism), ka bërë bashkë Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi në një nismë të hartuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe të financuar nga Programi IPA CBC INTERREG. Ministria e Kulturës në faqen e saj ka publikuar se projekti H.A.M.L.E.T e vë theksin në njohjen dhe vlerësimin e pasurive të shumta natyrore, prodhimtarisë artizanale e kulturore të fshatrave dhe qytezave me tradita historike, duke synuar kthimin e tyre në vende tërheqëse për turizmin, me qëllim rritjen dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të këtyre zonave. Projekti ka fituar mbështetjen nga Fondet IPA të Bashkimit Europian dhe së shpejti nis faza e zbatimit që do të zgjasë dy vjet. “Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi njihen për praninë e pasurive të shumta natyrore, fshatrave historike dhe qyteteve të vogla, ndaj projekti do të zbatohet në vende ku ka monumente, artefakte historike dhe pasuri natyrore që aktualisht nuk shfrytëzohen plotësisht, por që mund të luajnë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit kombëtar. Si përtej modernizimit të sinjalistikës turistike, me një vëmendje të veçantë për shërbimet dhe aksesin e personave me aftësi të kufizuara, projekti synon të kryejë një hartëzim gjeografik dhe kulturor, duke ofruar një listë të plotë të traditave historike, punimeve dhe veçorive natyrore, në mënyrë që të zhvillojë një ofertë të re turistike me itinerare të reja dhe aktivitete të grupuara nën një markë të përbashkët”, shkruan ministria. Financuar nga Programi IPA CBC INTERREG, nisma synon të minimizojë përpjekjet ekonomike të secilit vend dhe në të njëjtën kohë të maksimizojë ndikimin pozitiv në ruajtjen e trashëgimisë. Pritshmëria kryesore mbetet rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit mbi trashëgiminë lokale, përfshirja e komunitetit dhe entiteteve publike në promovimin e turizmit dhe përmirësimi në fushën e përfshirjes sociale dhe punësimit. “H.A.M.L.E.T trajton valorizimin e qendrave historike, fshatrave dhe qyteteve të vogla dhe përfshin zonat e përzgjedhura në qarqet turistike si dhe synon të rrisë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin ndërmjet tre vendeve të Mesdheut, duke punuar drejt identifikimit të veçorive në zonën e Adriatikut”,bën me dije ministria.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 07:26

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" bën me dije se shfaqja teatrore “Magjia e Jozef  Bider” me regji nga Milto Kutali dhe aktorin Arben Derhemi do të jetë për publikun deri të

Postuar: 24/05/2019 - 07:25

Koncerti simfonik nga "Peizazhet Muzikore" me veprën muzikore të Dmitri Shostakovich er

Postuar: 24/05/2019 - 07:23

Veprimtaria “Ndalohet të mos prekësh” bëri që grupi i dytë i fëmijëve me probleme shi

Postuar: 24/05/2019 - 07:22

Ministria e Kulturës në politikat e saj për librin ka çelur për disa vite fondin për krijimtarinë

Postuar: 23/05/2019 - 07:36

Në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” Berat, prezantohet sot sistemi dixhital i aud

Postuar: 23/05/2019 - 07:35

“I humburi” titullohet filmi me skenar nga Tonin Çekliqi dhe regji nga Bruno Shllaku

Postuar: 23/05/2019 - 07:34

Artistët shprehen se ndryshimet në ligjin e artit janë të rëndësishme për të përmirësuar situatën