Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria nderon viktimat e fashizmit dhe të luftës me simfoninë e 110 të Dmitri Shostakovich

Postuar: 24/05/2019 - 07:25

Koncerti simfonik nga "Peizazhet Muzikore" me veprën muzikore të Dmitri Shostakovich erdhi për publikun si një nderim mbi viktimat e fashizmit dhe të luftës. Projekti kulturor “Fabrika e peizazheve muzikore” zhvilloi koncertin e radhës në qendrën COD në Tiranë, me një koncert  klasik, ku orkestra u drejtua nga dirigjenti i njohur spanjoll, Ricardo Casero. Orkestra e përbërë nga 15 instrumentistë, në repertor luajti vepra nga kompozitorët me famë botërore si Chamber Simfoni nga Dmitri Shostakovich Op 110 në Do minore dhe Edward Elgar. Koncerti gjithashtu prezantoi edhe pjesë nga kompozitori Gerti Druga. Koncertmaestër Abigeila Voshtina para koncertit u shpreh se është hera e parë që në COD zhvillonte koncert një orkestër. Duke folur mbi programin muzikor ajo u ndal te vepra e Shostakovich e shkruar që më 1960. “Një orkestër me formacion dhome për herë të parë në COD. Ajo që është përzgjedhur është një koncert tematikë, sepse i dedikohet viktimave të tiranisë. Kjo pjesë është shkruar më 1960 nga Shostakocvich në momentin që ai pa për herë të parë viktimat e nazizmit në Dresden. Me simfoninë op. 110 lë një testament muzikor, ai kërkon që të jetë kjo pjesë që do të luhet në varrimin e tij. Kjo është një testament midis jetë dhe vdekjes. Një koncert, i cili për herë të parë jo vetëm luhet, por dhe shpjegohet. Një muzikë shumë intime dhe shumë e dhimbshme. Shpjegohet muzika në bazë të konotacioneve të notave, pra si e ndërtoi ai muzikën e tij, mbi çfarë notash”, tregon Voshtina. Simfonia op. 110 u luajt gjatë funeralit të Shostakovich në vitin 1975, me rekomandimin e vetë kompozitorit, duke fituar përfundimisht një shpirt komemorativ vendimtar, të forcuar edhe nga këto fjalë lapidare: "Unë ndiej dhimbje të përjetshme për ata që u vranë nga Hitleri, por unë jam jo më pak i trishtuar kundër atyre që vdiqën me urdhrin e Stalinit".

Kompozimi muzikor

E rëndësishme në këtë format koncertesh është bashkëpunimi i artistëve shqiptarë brenda vendit  me artistë të huaj dhe artistë shqiptarë të cilët jetojnë dhe interpretojnë nëpër skenat botërore. Kjo ndërthurje artistësh sjell shkëmbime eksperiencash dhe kulturash, e cila finalizohet me koncerte profesionale. "Arti i Memories" bashkoi në një mbrëmje koncertale instrumentistët shqiptarë që interpretuan për herë të parë simfoninë op.110, në bagetën e dirigjentit të mirënjohur spanjoll, Ricardo Casero. Në korrik të vitit 1960, qeveria sovjetike i kërkoi Dmitri Shostakovich të shkonte në Gjermaninë Lindore, për të ndjekur grupin e filmave të angazhuar në realizimin e filmit Five Days - Five Nights, për të cilin kompozitori do të shkruante muzikën. Xhirimet u zhvilluan në Dresden, ku Shostakoviç ishte në gjendje të shihte me sytë e vet pasojat e nazizmit dhe Luftës së Dytë Botërore: një qytet i shkatërruar, i rrënuar nga shpërthimet britanike dhe amerikane të mbështetura nga Bashkimi Sovjetik. Përjetimi i thellë e shqetësoi atë dhe në mënyre spontane ai përpiqet të shprehë gjendjen e tij emocionale përmes një kompozimi muzikor. Duke sjellë në mënyrë dramatike atë thirrje për zi dhe dhimbje personale të dëgjuar tashmë edhe në kompozime të tjera. Simfonia u krijua në mënyrë të pashmangshme, i vulosur me një përkushtim të rëndësishëm: "Për viktimat e fashizmit dhe luftës". Me gjithë këtë prirje për festimin universal të shkatërrimit të luftës, është plot citime me tema muzikore nga veprat e mëparshme (si Simfonika e Parë, Koncerti i Parë për violonçel dhe orkestër, ose Opera Lady Macbeth). Pothuajse vetë Shostakovich e konsiderojnë një nga ata viktima të tiranive, që simfonia kishte për qëllim të himnizonte.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis