BREAKING NEWS

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit
x
BREAKING NEWS

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron arrestime të politikanëve: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe
x
BREAKING NEWS

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”,
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe
x
BREAKING NEWS

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i
x
BREAKING NEWS

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja
x

Kultura

Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino

Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në

Autorët dhe veprat më të mira të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të botuara në gjuhën italiane të pranishme edhe këtë vit në stendën e Shqipërisë në Sallonin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 34-të, i cili u zhvillua në Torino të Italisë. Salloni është ngjarja më e rëndësishme letrare e vendit fqinj. Katër pavionet e panairit, ku përveç shtëpive të mëdha botuese ekspozojnë edhe qindra botues të vegjël, vizitohen çdo vit nga qindra mijëra vizitorë. Pjesëmarrja e Shqipërisë me një stendë të posaçme mundësohet tashmë prej dhjetë vitesh nga Qendra e Kulturës Shqiptare (www.centroalbanese.it), një prej organizatave më të mëdha e më aktive të bashkësisë shqiptare, në Itali dhe BE. Sipas njoftimit, stenda e Shqipërisë në edicionin e vitit 2022, që konsiderohet nga organizatorët si më i madhi i të gjitha kohërave, ofroi për publikun italishtfolës më shumë se 200 tituj, të mbi 80 autorëve bashkëkohorë shqiptarë, të botuar nga 31 shtëpi të ndryshme botuese italiane. “Krahas veprave të autoreve best-seller si Anilda Ibrahimi, që botohet në Itali nga shtëpia botuese elitare Einaudi, pjesë e grupit të madh Mondadori, mjaft të vlerësuara e të kërkuara nga vizitorët vijojnë të jenë edhe veprat kryesore të Kadaresë, që po ribotohen gradualisht nga shtëpia botuese La Nave di Teseo, e drejtuar nga Elisabetta Sgarbi, motra e kritikut të njohur të artitVittorio Sgarbi.  Spikasin gjithashtu edhe librat e autorëve të tjerë bashkëkohorë si Ylljet Aliçka, Mimoza Hysa, Bashkim Shehu apo Arben Dedja, veprat e të cilëve janë të disponueshme edhe në italisht. Në vëmendjen e publikut italian një vend krejt të veçantë vijojnë të kenë edhe autoret Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat shkruajnë drejtpërdrejtë në gjuhën e shtetit fqinj”, thuhet në njoftimin e qendrës. Në vijim të veprimtarive,  shkrimtarja  Lea Ypi paraqiti përballë lexuesve të sallonit versionin në gjuhën italiane të librit të saj “E Lirë” (Libera). Gjatë ditëve të para të këtij edicioni të panairit stenda e Shqipërisë është vizituar, ndër të tjera edhe nga ministri i Kulturës i Italisë Dario Franceschini, presidenti i rajonit të Piemontit Alberto Cirio, kryetari i Bashkisë së Torinos, Stefano Lo Russo, etj.