BREAKING NEWS

Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për ish-ministrin

Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për
x
BREAKING NEWS

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/ Klodiana Lala zbulon lëvizjet e fundit të Vangjush Dakos pak para arrestimit nga SPAK

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi: Grupimi paramilitar po hedh në erë PD-në

Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi:
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia
x
BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x
BREAKING NEWS

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja
x

Kultura

Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të

Shqipëria bëhet pjesë e ekspozitës “First Kings of Europe”. Objekte nga fondet e Institutit të Arkeologjisë dhe koleksioni i Muzeut Arkeologjik në Tiranë, janë pjesë e ekspozitës lëvizëse në Amerikën e Veriut, e titulluar “First Kings of Europe” (Mbretërit e parë të Evropës), me organizues një prej muzeve më të mëdhenj në SHBA, “Field Museum of Natural History”, në Chicago. Në këtë ekspozitë marrin pjesë 25 institucione nga 11 vende të Evropës Juglindore. Për këtë ekspozitë, ku do të prezantohen dhe artefakte të zbuluara në territorin shqiptar ka reaguar dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti. Ministrja Margariti shprehet në rrjete sociale se objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria janë bërë pjesë e një ekspozite ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. “Mes një mozaiku të jashtëzakonshëm me objekte të 25 institucioneve nga 11 vende të Europës Juglindore do të jenë edhe 17 artefakte, që datojnë prej 4 500 vjet më parë deri në 2400 vjet më parë, zbuluar nga varreza të ndryshme tumulare të gërmuara në gjithë territorin shqiptar”, shprehet Margariti, që shton një dëshmi mbi jetën politike e sociale në trojet tona në kohërat e “Mbretërve të parë të Europës”. Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se një ekip arkeologësh nga Instituti i Arkeologjisë përbërë nga dr. Belisa Muka, dr. Rovena Kurti dhe dr. Rubenc Ruka, janë nisur për në Amerikë për inaugurimin e ekspozitës në “Field Museum of Natural History” në Çikago.

Puna për pjesëmarrjen në ekspozitë

Puna për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë projekt u drejtua nga dr. Rovena Kurti, në bashkëpunim me dr. Rudenc Ruka dhe prof. Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë/Akademia e Studimeve Albanologjike. Ekspozita ka si temë kryesore periudhën e formimit të elitave sociale dhe politike gjatë prehistorisë së vonë në Ballkan, nga komunitetet bujqësore egalitare të periudhës së Neolitit, tek elitat e konsoliduara të fundit të periudhës së Hekurit. Objektet e përzgjedhura në përputhje me tematikën e ekspozitës tregojnë histori të ndryshme: besimet dhe ritualet mortore që shoqëronin të vdekurin gjatë periudhës së Bronzit të hershëm, siç janë grupi prej gjashtë figurinash prej balte që shoqëronin varrin qendror të tumës 6 të Shtojit në rrethin e Shkodrës; elitat ushtarake dhe politike, të cilat përfaqësohen nga armë të ndryshme bronzi dhe hekuri apo objekte të panoplisë ushtarake, siç është helmeta ilire nga tumat e Çinamakut në rrethin e Kukësit; stolisjen e pasur të veshjes së femrave nga zona e Matit dhe Shkodrës, të cilat spikasin për origjinalitetin e kompozimit të tyre; objekte importi luksi, tregues të një statusi të spikatur, siç është vargu prej rruazash prej guri gjysmë të çmuar ose kornaline nga varreza e Rehovës në zonën e Kolonjës, apo kantari atikas me figura të kuqe, nga varri i një prijësi ilir nga zona e Matit; por dhe prodhime elegante dhe origjinale të qeramikës lokale, siç janë kantarët lokalë të kulturës ilire nga veriu i Shqipërisë. Ceremonia e hapjes së ekspozitës zhvillohet në Field Museum, më 30 mars ora 17.00. Hapja e ekspozitës së plotë, fillon në 31 mars, në Field Museum of Natural History Chicago, ku do të qëndrojë deri në 28 janar 2024. Në periudhën 5 prill 2024-19 janar 2025, ekspozita zhvendoset në National Museum of History, në Gatineau, Kanada.