Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”, mbledh studiuesit në konferencë

Postuar: 06/11/2019 - 07:28

Në Muzeun Historik Kombëtar ka nisur punimet konferenca shkencore me temë “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”. Kjo tryezë e përbashkët shkencore, e cila mbahet në një hapësirë kohore prej tre ditësh përkatësisht në datat 5, 6 dhe 7 nëntor ka për qëllim diskursin në një rrafsh akademiko-shkencor të pasqyrimit të kësaj periudhe historike. Konferenca shkencore po organizohet nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar. Në ditën e parë të kësaj konference fjalën hapëse të këtij takimi e mbajti historiani dhe akademiku Beqir Meta, i cili përshëndeti të pranishmit duke i përgëzuar për këtë iniciativë në zhvillimin e këtij aktiviteti. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr.Dorian Koçi, pasi falenderoi të pranishmit në këtë aktivitet në emër të institucionit gjithashtu, përgëzoi Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike si iniciatore e kësaj tryeze. Dr. Dorian Koçi në fjalën e tij u ndal në mënyrë të veçantë në rezultatet e luftës dhe rolin e Shqiptarëve në këtë luftë si dhe situatën gjeo-politike të Shqipërisë në atë periudhë. Në vazhdim të konferencës së ditës së parë referuan prof. dr .Sonila Boçi me temë “Tipare të rezistencës shqiptare gjatë viteve 1939-1944”, prof. dr. Teki Kurti me temë “Rezistenca shqiptare kundër ushtrive të boshtit dhe marrëdhëniet e saj me anglo-amerikanët” dr. Marenglen Kasmi referoi rreth temës “Rezistenca shqiptare gjatë pushtimit gjerman 1943-1944”, drejtori i përgjithshëm i Arkivave, dr. Ardit Bido referoi temën “Mes unitizmit nacionalizmit, luftës e komunizmit. Roli i fuqive pushtuese dhe i klerikëve shqiptare në çështjen e Kishës Ortodokse Autoqefale gjatë Luftës së Dytë Botërore”, si dhe prof. dr. Bernard Zotaj referoi me temë “Organizimi ushtarak dhe i prapavijave në zonën operative Vlorë-Gjirokastër”. Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945. Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje. Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore. Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë Botërore, do bënin që vetëm pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 07:36

Mbi 1 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar monumentet tona të kulturës, sitet arkeologjike, kishat etj, nga janari deri në tetor të këtij viti.

Postuar: 13/11/2019 - 07:34

 “Përsëri bashkë” titullohet ekspozita e artit pamor e liceistëve të vitit 1976,

Postuar: 13/11/2019 - 07:33

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon të premten një bisedë, me studiuesin Stefan Çapaliku.

Postuar: 13/11/2019 - 07:31

Specialistë të trashëgimisë kulturore shprehen se ekspeditat arkeologjike vazhdojnë të zhvillohen

Postuar: 12/11/2019 - 07:42

E hëna për muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, është dita që i kushtohet publiki

Postuar: 12/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit në Tiranë mbërrin në edicionin e tij të 22.

Postuar: 12/11/2019 - 07:38

Kalaja e Beratit është vizituar nga 131.157 vizitorë në dhjetë muaj.