BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Shtatë kisha monument kulture të kategorisë së parë në Lezhë rrezikojnë shembjen, specialistët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Shtatë kisha monument kulture të kategorisë së parë

Objekte monumente kulture në Lezhë drejt rrënimit, dhe sipas specialistëve ndërhyrjet mungojnë nga Ministria e Kulturës. Janë 7 kisha, që sipas përgjegjësit të Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës Paulin Zefi nuk kanë pasur vëmendje nga institucionet. Jo vetëm kishat, por po ashtu me probleme janë dhe të tjera monumente kulture që prej vitesh ka munguar ndërhyrja. Nga tetë kisha vetëm katedralja mesjetare e Shën Nikollit/vendvarrimi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu në Lezhë është vetmja për të cilën po zbatohet një projekt. Probleme të shumta janë në kishën e Shën Premtes në Balldre, kisha e Shën Shtjefnit në Blinisht, kisha e Shën Gjon Pagëzorit në Merqi, kisha e Shën Aleksandrit në Spiten, kisha e Shën Nikollit në Zejmen apo dhe kisha e Shën Barbarës në Pllanë, të cilat kërkojnë ndërhyrje nga Ministria e Kulturës. Specialisti i trashëgimisë Paulin Zefi, i cili dhe herët ka reaguar për këto objekte pohon se përjashtohet kisha dhe kolegji Françeskan në Troshan, që ka kujdes nga falë mirëmbajtjes së vëllezërve françeskanë dhe murgeshave, që jetojnë aty dhe jo si meritë e Ministrisë së Kulturës. “Kishat që kanë më shumë probleme janë ato mesjetare, ka pasur shumë pak ndërhyrje ndër vite. Në gjendje më të vështirë dhe më e amortizuar është kisha e Shën Nikollit në fshatin Zejmen. Afresket janë fshirë dhe kanë mbetur gjurmë të vogla, janë dëmtuar dhe muret. Kemi probleme dhe kishën e Shën Barbarës me afresket, që kanë ardhur duke u dëmtuar si rezultat i lagështirës, si dhe çatia ka probleme. Tavani po ashtu ka rënë, kemi dhe suva që ka rënë nga muret, njëra derë e kishës mungon. Dera kryesore është shumë e dëmtuar. Kjo kishë është mesjetare dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje”, pohon specialisti Zefi. Ai vijon se në kishën e Balldrenit ndërhyrja e fundit ka qenë në 2002 nga IMK . “Kanë shpëtuar një pjesë të murit që ka qenë e shkëputur nga qemeri. Dy herë që unë kam bërë vizita së fundmi ka dhe zhgarravitje dhe dëmtime të qëllimshme nga njerëzit. E administron DRKK dhe ka nevojë për ndërhyrje. Kisha e Blinishtit po ashtu ka nevojë për ndërhyrje. DRKK Shkodër dhe IMK kanë arritur të paktën të konsolidojnë pjesën e mbetur të rrënojave. Muret e saj kanë shpëtuar nga rrënimi i plotë, por ka nevojë për ndërhyrje fasada veriore sepse mungon 80 përqind e murit, por dhe porta kryesore është shumë e dëmtuar. Ndërhyrje urgjente ka nevojë ballina e kishës”, vijon të tregojë Paulin Zefi, përgjegjës i trashëgimisë në Bashkinë e Lezhës. 

Objektet drejt rrënimit

Specialisti i trashëgimisë Paulin Zefi bën me dije se edhe pse i ka dërguar letra Ministrisë së Kulturës për kishat me probleme nuk ka përgjigje. “Ministria e Kulturës është në dijeni të gjendjes së monumenteve në Lezhë. I vetmi projekt i miratuar dhe i financuar është ai i vendvarrimit të Skënderbeut. Për objektet e tjera nuk ka asnjë lloj përgjigje. Ministria është në dijeni, sepse unë ia kam përcjellë për monumentet shkresat. Ne nuk kemi përgjigje për këto objekte përveç financimit të projektit në vendvarrimin e Skënderbeut. Po ashtu ndërhyrje është bërë te kisha mesjetare e Shën Shtjefnit. Por duhen ndërhyrje në kishat më të vjetra dhe ato më problematike. Nëse del në terren është e thjeshtë për të konfirmuar se sa është punuar nga Ministria e Kulturës për monumentet e kulturës”, pohon specialisti Paulin Zefi. Sipas tij në Lezhë ka munguar dhe inspektimi i gjendjes nga punonjësit e institucioneve përgjegjëse që varen nga ministria. “Ka aq shumë probleme se ka monumente që as specialistët nuk kanë shkuar kurrë për ti parë në vend. Ne kemi disa kulla jo vetëm Lezha, por dhe Mirëdita dhe Kurbini. Janë totalisht të harruara, janë kartelizuar në vitin 2015 për të kaluar radhën, por ndërhyrje as nuk ka pasur. Te kishat duhet të ketë ndërhyrje emergjente te ajo Balldrenit, që ka vlerë të jashtëzakonshme të afreskeve, kisha e Shën Barbarës në Pllanë dhe urgjentisht edhe te kisha e Shën Nikollit në fshatin Zejnem. Janë kisha mesjetare, nëse ministria nuk ndërhyn ato janë drejt rrënimit”, cilëson specialisti Paulin Zefi. Por ndërsa deklarimet nga Ministria e Kulturës vijojnë për mirëmbajtje të monumenteve, për specialistët gjendja me probleme tregon se sa punon administrata. Arkitekti restaurator Kliti Kallamata pohon se gjendja problematike tregon  përgjegjësinë te institucionet e trashëgimisë. “Në trashëgiminë kulturore te monumentet ka probleme. Kishat që kërkojnë ndërhyrje janë të rrezikuara. Në Lezhë unë nuk e njoh gjendjen, por në përgjithësi me sa di unë kishat në vend monument kulture kanë shumë probleme. Sidomos në lidhje me strukturën e tyre, me anën statike si dhe me konservimin e afreskeve. Nëse nuk bëhet ndërhyrje për monumentet kur prezantohen problemet atëherë është problem dhe i funksionimit të administratës”, shprehet specialisti Kallamata.

 Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat