BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Kultura

Shtator 2016- korrik 2020, TKOBAP 2.5 herë më shumë skenografi se më parë

Shtator 2016- korrik 2020, TKOBAP 2.5 herë më shumë skenografi se

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehet se gjatë periudhës shtator 2016-korrik 2020 ka realizuar më shumë skenografi se më parë. TOB ka publikuar analizën e performancës gjatë kësaj periudhe dhe shprehet se është arritur, që të kombinohen me sukses klasikja dhe bashkëkohorja. “Analiza e performancës gjatë periudhës shtator 2016- korrik 2020 Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka realizuar 2.5 herë më shumë skenografi se më parë. Jo vetëm kaq, por kemi bërë të mundur rritjen e ndjeshme të cilësisë së tyre si edhe kombinimin me sukses të klasikes me bashkëkohoren përmes përdorimit në çdo shfaqje të aparaturave light design dhe audio të teknologjisë së fundit. Falë rritjes së buxhetit të sponsorizimeve, përgjatë 4 viteve të fundit, TKOBAP ka realizuar 1.957 kostume, 3 herë më shumë se periudha paraardhëse”, shprehet TOB në një material të publikuar në Facebook. Ndërkaq që sipas institucionit, falë rritjes së buxhetit janë realizuar kostume tre herë më shumë se më parë. “Falë rritjes së buxhetit të sponsorizimeve, përgjatë 4 viteve të fundit, janë realizuar 1.957 kostume, 3 herë më shumë se periudha paraardhëse”, vijon Teatri i Operës dhe Baletit. Në faqen e TKOBAP thuhet se është institucioni i krijimit, prodhimit dhe interpretimit të repertorit më të mirë skenik gjithëpërfshirës, kombëtar e ndërkombëtar. TKOBAP ka si mision ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave më të mira të teatrit muzikor dhe koreografik, folklorit shqiptar dhe botëror, krijimtarinë e re skenike, ngritjen teknike dhe profesionale, larminë e stileve dhe individualiteteve interpretuese dhe krijuese, edukimin e brezave me veprat më të mira të teatrit muzikor, koreografik dhe folklorik. Historia e TKOB fillon në vitin 1950-të, vit në të cilin u krijua Filarmonia shqiptare, ku bënin pjesë kori i shtetit, orkestra simfonike, këngëtarët lirikë, trupa e baletit, dirigjentët, regjisori dhe një grup i vogël administrativo-teknik. Filarmonia e zhvilloi aktivitetin e saj në godinën ku sot ndodhet Teatri Kombëtar dhe më vonë në vitin 1953 u transferua në godinën ku sot është Universiteti i Arteve. Në këtë godinë u realizuan shfaqjet e para të operës dhe baletit. Në datën 27 nëntor të vitit 1953 u realizua opera e parë e skenës tonë, “Rusalka” e kompozitorit rus A.S.Dargomizhsky. Kjo datë hyri në historinë e TKOB si dita e themelimit të këtij teatri edhe pse në atë kohë ishte ende pjesë e Filarmonisë së Shtetit.