BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli drejt kthimit në muze

Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli drejt kthimit në muze

Në 89 -vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, Bashkia e Tiranës do të kalojë në pronësi të saj shtëpinë e shkrimtarit për ta shndërruar në muze. Lajmin e bëri me dije kryetari i bashkisë Erion Veliaj në një status të tij, ku ndërsa publikoi disa vargje të poetit të njohur shprehet se të gjithë do të kenë mundësi ta vizitojnë shtëpinë e Dritëro Agollit. “Të ngrohta si kujtimet e bukura janë vargjet e Dritëroit të madh! Këtë javë, në 89-vjetorin e lindjes së tij, Bashkia e Tiranës, me dëshirën e fëmijëve, do të kalojë në pronësi të saj shtëpinë e poetit dhe shkrimtarit, në Rrugën e Dibrës, për ta shndërruar në një muze, që mund të vizitohet nga të gjithë dashamirësit e veprave të tij”, shkruan në profilin e tij kryebashkiaku. Dritëro Agolli ishte një poet, shkrimtar, politikan dhe ish-president i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Agolli u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017, në Tiranë. Mësimet e para i mori në vendlindje. Pas mbarimit të studimeve të mesme në gjimnazin “Asim Zeneli”, kreu Universitetin e Sant-Petersburg, ku u diplomua për gazetari. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare në vitet ‘60 si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj). Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku krijohet figura e atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta me një sëmundje kronike në mushkri. Dritëro Agolli është laureat i disa çmimeve letrare kombëtare dhe mban titullin “Nderi i Kombit”. Një pjesë e madhe e veprave të tij janë botuar në shumë gjuhë të huaja.