Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shuhet shkrimtari i njohur Fatos Arapi, studiues dhe shkrimtarë vlerësojnë veprën e tij

Postuar: 12/10/2018 - 07:23

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari i njohur Fatos Arapi. Lajmi është bërë i ditur nga familja e shkrimtarit, ndërsa ceremonia e varrimit do bëhet në varrezat e Sharrës në Tiranë.Prej 10 vitesh shkrimtari ishte i sëmurë dhe nuk dilte nga banesa, pasi kishte pësuar një hemorragji cerebrale. Parlamenti mbajti dje një minutë heshtje, ndërsa Biblioteka Kombëtare çeli ekspozitën “Homazh Fatos Arapit” (1930-2018). Ndërkohë, studiues dhe shkrimtarë shprehën vlerësime për veprën e tij. Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Arapit

Arapi i përket brezit të poetëve, që në vitet ’60 sollën një mendim e figuracion të ri, duke e emancipuar poezinë shqipe nga rutina poetike dhe notat retorike. Krijimtaria e botuar e Fatos Arapit zë fill në vitin 1962 me botimin e vëllimit të parë poetik “Shtigje poetike”, për të vijuar më pas me një sërë vëllimesh poetike, tregime e novela dhe romane. E shtrirë në kohë, e larmishme për nga gjinitë dhe llojet letrare të lëvruara, e pasur dhe origjinale, krijimtaria e tij rreth 50-vjeçare përfshin: “Poema dhe vjersha” (1966); “Ritme të hekurta” vjersha dhe poema (1968); “Patat e egra” novelë (1970); “Dhjetori i shqetësuar” roman (1970); “Kaltërsira” (1971); “Dikush më buzëqeshte” novelë (1972); “Drejt qindra shekujsh shkojmë” poema e vjersha (1977) dhe të tjera ndër vite për të mbërritur te “Kush ishte Vllas Arapi” (2000); “Cipa e dëborës” novela ( 2000); “Gjeniu me kokë të prerë” (2000); “Vëllezër haletë” poezi (2001); “Antologji personale” (2001); “Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike” (2001) etj. Në vitin 2014 është botuar pothuajse e gjithë krijimtaria e tij ndër vite në një përmbledhje poetike në katër vëllime: “Më jepni një emër: poezi të zgjedhura 1962-1989”; “Në kaq pak Tiranë : poezi të zgjedhura 1990-1996”; “Urna e vogël: poezi të zgjedhura 1997-2003” dhe “Një buzëqeshje e pabesueshme : poezi të zgjedhura 2005-2010”. Fatos Arapi është marrë edhe me përkthimin, duke sjellë në gjuhën shqipe “Vuajtjet e Verterit të ri” të J. Ë. Gëte botuar në Prishtinë, poezinë e Pablo Nerudës, Justo Jorges Padron, nga letërsia maqedonase Ante Popovskin, Mateja Matevski, si dhe “Antologji e poezisë turke e shekullit XX”. Fatos Arapi ka punuar si gazetar, pedagog, redaktor dhe shkrimtar në krijimtari të lirë. Ai nisi të shkruajë që në vitet e studimeve. Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë, ku kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori -Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi “Kurorën e artë” në manifestimin poetik “Mbrëmjet e poezisë strugane” dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 07:32

Komedia "Tag" nga Bashkim Hoxha dhe me regjisore Andia Xhunga është rikthyer për publikun në skenë te “arTurbina”. Vepra pas mbrëmjes së të enjtes, vjen për publikun edhe në datat 15-16 dhjetor.

Postuar: 14/12/2018 - 07:31

Ekspozita “Plein Air” mbërrin në edicionin e katërt në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 14/12/2018 - 07:26

Kompozitori i mirënjohur, profesor Thomas Simaku është në jurinë ndërkombëtare të vlerësimit të v

Postuar: 14/12/2018 - 07:22

Ekspertët europianë kanë publikuar raportin për rehabilitimin e monumenteve pas-bizantine në Vosk

Postuar: 13/12/2018 - 07:27

"Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji Luli Hoxha vijon për publikun në ske

Postuar: 13/12/2018 - 07:25

Filmi “Shpresa” prodhim i Kinostudios më 1989, me skenar nga Dhimitër Xhuvani dhe reg

Postuar: 13/12/2018 - 07:24

“Kruja dhe Skënderbeu”, ekspozita e 53 piktorëve shqiptarë zhvendoset nga Tirana në V