Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sindikata e Artistëve letër Margaritit: Tre muaj pas takimit, asgjë nuk ka lëvizur për të përmbushur kërkesat tona

Postuar: 11/09/2019 - 07:33

Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë i kërkon ministres së Kulturës Elva Margariti të fillojë punën për realizmin e kërkesave, që i janë bërë me dije më parë. Në letrën, që mban datën 9 shtator, SPASH kërkon takim me ministren e Kulturës dhe shpreh keqardhjen që u bënë disa muaj, që asgjë nuk ka lëvizur për të nisur punën për kërkesat e artistëve. SPASH me president Reshat Ibrahimin shprehet mes të tjerave se problem mbetet dhe paga e artistëve dhe e punonjësve në institucionet e artit në vend. SPASH shprehet se ata nuk kanë përfituar rrije si të gjithë punonjësit e tjerë të vendit. “Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë, ju ka falënderuar për takimin e datës 3 qershor 2019, të bërë me ju, duke na krijuar një optimizëm në realizimin e kërkesave tona. Me keqardhje konstatojmë se u bënë tre muaj pas takimit dhe asgjë nuk ka lëvizur për fillimin e punës së përbashkët, për: 1- “Statusin e artistit”, që 80 për qind e tij është ulja e moshës së daljes në pension, të disa gjinive të artit që futen në profesione të vështira; 2-Për të bërë ligjin e ri “Mbi artin dhe kulturën”; 3-Për rritjen e pagave për artistët dhe punonjësit e art e kulturës gjatë vitit 2019, pasi atyre nuk ju rriten pagat, si punonjësit e gjithë Shqipërisë”, thuhet në letrën drejtuar ministres së Kulturës Elva Margariti, e firmosur nga presidenti i SPASH Reshat Ibrahimi. Në letrën drejtuar ministres së Kulturës për këto kërkesa, që më herët Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë (SPASH) ia ka bërë me dije dhe ish ministres, thuhet se duhet të nisë puna me një program konkret. “Për të filluar konkretisht punën, për realizimin e tre kërkesave, duhet për një periudhë të shkurtër kryesia e sindikatës të ulet në takim me ju, për të fiksuar me detaje ecuritë, me një program konkret”, vijon letra e firmosur nga presidenti i SPASH.

Shqetësues qëndrimi i ministrisë

Në lidhje me letrën dërguar ministres së Kulturës Elva Margariti, presidenti i SPASH Reshat Ibrahimi shprehet se ata janë në pritje të ketë një reagim nga institucioni. Nëse nuk do të ketë, Ibrahimi shton se sindikata është e vendosur për të vijuar me kërkesat e tyre. “Ne presim, që ministrja Margariti të reagojë pas kësaj letre. Por në rast se ajo nuk ka ndërmend të nisë punën dhe të takimet për ato që ne kemi vendosur në 3 qershor, ne do të mbajmë qëndrimin tonë. Ne jemi të vendosur deri në fund për ti realizuar. Ne do të mbledhim këshillim kombëtar të sindikatës, me kryetarët e sindikatave në institucione si TK, TOB, Ansambli, Cirku për të vijuar për ecurinë më tej”, shprehet Reshat Ibrahimi. Ndërsa me kërkesat e tyre artistët kanë vite që sorollaten në dyer të institucioneve pa gjetur zgjidhje, Ibrahimi shton më tej se është shqetësues qëndrimi i Ministrisë së Kulturës deri tani. “Ministria e Kulturës vazhdon me kokëfortësi të mos shqetësohet për problemet e artistëve, që kanë vite të pranishme. Nuk është aspak e drejtë kjo zvarritje, që po bën ministrja e Kulturës. U bënë tre muaj, që po zvarriten gjërat. Mbi bazën e bashkëpunimit gjërat duhet të kishin filluar, grupi i punës etj. Ne u bëmë optimistë pas takimit të qershorit, sepse ministrja aty i mirëpriti kërkesat tona, por na vjen keq që asgjë nuk ka vijuar më tej”, shprehet mes të tjerave Reshat Ibrahimi president i SPASH. Në reagimin e tij, ai shton se problemet me moshën pensionit sjellin plakjen e institucioneve. “Është urgjente, që ne të nisim takimet. Me këto mosha, që dalin në pension artistët është urgjente, sepse vështirësia e artistëve i ka kaluar kufijtë. Arti dhe kultura kanë shumë probleme, institucionet po plaken. Në rast se nuk ka reagime nga ministria do përshkallëzohen veprimet tona”, pohon Ibrahimi. Sipas tij, institucionet e artit janë në kaos dhe ligji aktual i artit është i dështuar.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2019 - 08:02

Ekspozita “Vetmia e engjëllit- La solitudine dell’Angelo” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 20/10/2019 - 08:01

Ekspozita “Post-Avangarda Lindore” me punët e tre artistëve nga Shqipëria u hap në ga

Postuar: 20/10/2019 - 07:59

Në festivale të ndryshme poeti i njohur Jorgo Papingji është vlerësuar me krijimtarinë e tij.

Postuar: 19/10/2019 - 07:28

 Orkestra e Harqeve e qytetit të Vlorës, nën dirizhimin e Oleg Arapit, vjen këtë mbrëmje me

Postuar: 19/10/2019 - 07:27

Komedia “Karagjozi” shkruar nga Skënder Guri erdhi premierë në skenën e teatrit Metro

Postuar: 19/10/2019 - 07:25

 Teatri Kombëtar këtë sezon artistik e çeli me veprën teatrore “Xhelatët”.

Postuar: 19/10/2019 - 07:24

Ministria e Kulturës nuk mbështet krijimtarinë muzikore shqiptare.