BREAKING NEWS

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e emigrantëve? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e
x

Kultura

Sindikata e artistëve: Të realizohet projekti i bërë në 2015-2016 për ligjin e pensioneve, dokumentet tona janë në ministri

Sindikata e artistëve: Të realizohet projekti i bërë në

Në aktivitetin artistik artistët përballen edhe me probleme të ndryshme nga ana ligjore. Një prej tyre është dhe mosha e daljes në pension për artistët, që ka rikthyer sërish diskutimet. Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë shprehet se kërkon që të realizohet nisma, që u ndërmor në vitet 2015-2016 për projektligjin për pensionet e disa profesioneve të vështira të artistëve. Por projektligji që u shpërnda pak ditë më parë, ku kërkohej dhe mendimi i artistëve ka sjellë dhe reagimin e Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë. Për kreun e SPASH Reshat Ibrahimi, sindikata i qëndron propozimeve për të cilat është punuar më parë. “Sindikata nuk ka dijeni për nismën e re për pensionet. Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë ka kërkuar të realizohet projekti i bërë në vitet 2015-2016, ku në kategorinë e parë gratë 45 vjeç dhe burra 50 vjeç të dalin në pension, në kategorinë e dytë ( koristë, solistë, orkestrantë të frymës) gratë 55 vjeç dhe burra 60 vjeç të dalin në pension dhe për këtë kategori mendojmë, që gratë 57 dhe burrat 62 për arsye të ndryshimeve”, shprehet Ibrahimi, president i SPASH. Artistët të përfaqësuar edhe nga kreu i sindikatës më parë janë shprehur se kërkesa e tyre është që të bëhet më parë statusi i artistit, një nga problemet që deri tani nuk ka gjetur zgjidhje edhe pse titullarët e ministrisë së Kulturës janë ndryshuar. President i SPASH Reshat Ibrahimi vijon se do të vazhdojë të jetë ky qëndrim dhe shprehet se me kapërcimin e kësaj gjendje duhet të mblidhet grupi i punës në ministri për këto probleme, që janë zvarritur prej kohësh. “Ne jemi të kërkesës së bërë, që të bëhet statusi i artistit më parë ku 80 për qind e tij është projektligji për pensionet. Ky është qëndrimi i sindikatës së artistëve. Ministria e Kulturës kur të kalojë kjo gjendje duhet të mbledhë grupin e punës dhe për mua shpërndarja e projektligjit për të marrë mendime nga artistët se di si ka ndodh, sepse me sa kam informacion dhe nga Ministria e Kulturës tani janë në karantinë”, shprehet Reshat Ibrahimi kreu i SPASH.

Rishikime te ligji

Çështjet ligjore kanë sjellë jo pak diskutime mes artistëve dhe kreu i SPASH Reshat Ibrahimi thotë se dokumentet e tyre janë në ministri me propzimet që kanë bërë, ndërsa kundërshton dhe një pikë te projektligji. “Sapo mora vesh që është shpërndarë projektligji i pensioneve për artistët dhashë mesazhin tim dhe për të sqaruar një pikë aty, që kategoria e dytë që janë koristët, solistët dhe orkestranët e frymës në projektligjin që ishte shpërndarë ishte që gratë dalin në pension 52 vjeç dhe burrat 57. Por ne në veprimet që kemi bërë më parë, kemi lënë që të jetë mosha 55 vjeç gratë dhe 60 burrat. Dokumentet tona janë te ministria. Grupi i punës nuk u mblodh më parë kur ishim në një situatë normale. Ministria e Kulturës sapo të nisë punën normalisht të shikojmë gjërat, që duhen riparë”, shprehet Ibrahimi. Sipas tij kanë kaluar disa vite që nga koha kur janë bërë propozimet për moshën e pensionit dhe takimet duhet të bëhen me grupin e punës pët të parë nëse mund të ketë dhe ndryshime në draft. “Ky është një projektligj në 2015-2016 tani jemi në 2020 mund të kemi dhe gjëra për të ndryshuar, edhe Ministria e Kulturës por dhe ne për të dhënë mendime të tjera. Ne i qëndrojmë projektligtji të 2015-2016 duke bërë disa ndryshime në rast se e shikojnë artistët të nevojshme, gjë për të cilin ne akoma nuk jemi ulur. Ministria ka shumë gjëra që ka lënë përgjysmë, ligji i artit, statusi etj”, shprehet në reagimin e tij Ibrahimi. Për problemet ligjore më parë SPASH i është drejtuar me disa kërkesa ministrisë.