Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë i drejtohet Kumbaros: Statusi i artistit, kusht për ligjin e ri të artit

Postuar: 23/02/2018 - 08:47

Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë refuzon projektligjin e artit, pa u miratuar më parë statusi i artistit, kërkesë kjo prej vitesh e parealizuar dhe e premtuar nga Ministria e Kulturës. Kryetari i SPASH, Reshat Ibrahim si dhe tenori Rudi Sata, kryetar i Sindikatës së Artistëve të TOB pohojnë se i janë drejtuar përmes një shkrese ministres Mirela Kumbaro, duke kërkuar një ligj të ri arti. “SPASH ka deklaruar qëndrimin e saj rreth situatës që është krijuar në institucionet e artit dhe të kulturës, si rrjedhojë e një projektligji që Ministria e Kulturës ka hedhur në faqen e saj zyrtare. Ne refuzojmë projektligjin e artit, por kërkojmë një ligj të ri, që ta vendosi artin dhe kulturën në shinën ligjore, që të ketë një jetëgjatësi sa më të madhe ligji i ri për artin. Ne kërkojmë si fillim miratimin e statusit të artistit, një nga premtimet e bëra por që nuk ka gjetur realizim. Ministria të na mbledhë dhe të diskutojmë për një ligj të ri arti, problemi ynë është që bëjmë ligje një herë në 5-6 vjet dhe ndaj jemi katandisur në këtë gjendje sepse nuk zbatohen”, pohon Ibrahimi kryetar i SPASH. Në reagimin e tij kryetari i SPASH thotë se duhet një ligj ri, ku dhe për ato institucione që kanë marr statusin kombëtar mbi bazën e tyre të trashëgimisë kulturore dhe artistike, të mos preket statusi i tyre. Ibrahimi sjell në vëmendje dhe gjendjen me probleme që kanë sot dhe teatrot në rrethe. “Një ligj arti për të kthyer kokën te institucionet e teatrove në rrethe, për të cilat fatkeqësisht eksperimenti që u bë në vitin 1993 dhe kaluan në varësi të bashkive ishte i dështuar. Bashkitë nuk mundet dot ti menaxhojnë këto teatro në rrethe, që duhet të ringjallen sepse po shuhen çdo ditë. Duam që në ligjin mbi artin të bëhet demokratizimi i institucioneve të artit, çdo nismë apo veprim që merr ministria të mos censurohet veprimtaria e artistëve dhe institucioneve kombëtare. Ne kërkojmë demokratizim të këtyre institucioneve”, pohon Reshat Ibrahimi, duke u shprehur se kërkesat e tyre janë dorëzuar në Ministrinë e Kulturës, që më datë 12 shkurt. SPASH-ja sipas kryetarit Ibrahimi gjen rastin ti bëj edhe njëherë apel ministres Kumbaro për të kultivuar frymën e bashkëpunimit dhe te partneritetit institucional. “SPASHja ka modelin e saj sipas standardeve të BE, ndaj dhe ju takon, të na ftoni për të bashkëpunuar, që të bëhet më e mira për institucionin, komunitetin, dhe grupet e interesit”, thotë mes të tjerave ai.

Projektligji nuk ka lidhje me modelet e BE

Tenori Rudi Sata njëkohësisht dhe kryetar i Sindikatës së Artistëve të TOB thekson se pa statusin e artistit çdo nismë ligjore e vendos artin në kushte inferiore. “SPASH refuzon kategorikisht këtë projektligj pa u miratuar statusi i artistit, sepse profesioni i artistit është i vetmi profesion që nuk hyn në statusin e nëpunësit civil dhe pa këtë status, çdo nisëm tjetër ligjore, e vendos artistin në kushte inferiore dhe të depersonalizuar. Duke qenë se SPASH-ja ka firmosur kontratat e nivelit të I-II me Ministrinë e Kulturës ka përgjegjësinë e saj direkt për ti kërkuar sqarim në lidhje me ndryshimet që janë bërë”, pohon tenori Sata. Sipas tij, projektligj nga mënyra, stili, metoda, konceptet etj, nuk garanton demokracinë institucionale etj.“Ky projektligj nuk ka lidhje fare me eksperiencën dhe modelet e BE. Forma, mënyra, apo konceptet që janë futur në këtë projektligj janë tipike të stilit komunist, të një sistemi totalitar e klientelist. Ky projektligj me këto ndryshime i shërben vetëm "glorifikimit" dhe pushtetit absolut të ministres”, vijon mes të tjerave tenori Sata./Julia VRAPI 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2018 - 09:44

Artistët kanë refuzuar ftesën e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për një dëgjesë të dytë, lidhur me debatin e shembjes ose jo të godinës së Teatrit Kombëtar.

Postuar: 24/06/2018 - 08:22

Aktivitetet në jetën artistike sot me tepër i japin rëndësi anës komerciale.

Postuar: 24/06/2018 - 08:21

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka rikthyer për publikun kinemanë e viteve ’90.

Postuar: 24/06/2018 - 08:09

Sopranoja shqiptare Blerta Zhegu interpretoi krahas yjeve të muzikës lirike, në takimin vjetor më

Postuar: 23/06/2018 - 07:53

Artisti Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim prestigjioz “Canova Prize 2018”, n

Postuar: 23/06/2018 - 07:51

Filmi “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berisha ës

Postuar: 23/06/2018 - 07:46

Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë së Konstancës, në Rumani, së bashku me Shoqatën Lidhj