BREAKING NEWS

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj,
x

Kultura

Situata me reshjet dhe monumentet e kulturës, Margariti: Nuk hasen problematika serioze

Situata me reshjet dhe monumentet e kulturës, Margariti: Nuk hasen

Në monumentet e kulturës në vend nuk hasen probleme serioze për shkak të situatës me reshjet. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se në monumentet e kulturës DRTK Tiranë është në gatishmëri. “Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Tiranë, në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën e krijuar prej reshjeve. Në Kalanë e Bashtovës, të Krujës, në teqenë e Dollmës, rrënojat e kishës së Dervenit..., kudo ku ka monumente kulture. Fatmirësisht nuk hasen problematika serioze”, shprehet ministrja e Kulturës në një status të saj në Facebook, që ka publikuar dhe foto nga këto objekte monument kulture në vendin tonë. Ndërsa ditën e shtunë, ministrja bëri me dije se problem kishte vetëm në xhaminë e Plumbit. “Në këtë situatë të ngarkuar për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, punonjësit e Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në të gjithë vendin janë në gatishmëri maksimale. Pas inspektimeve në terren u konstatua se edhe në zonat, ku janë shkaktuar përmbytjet më të shumta, në Lezhë e në Shkodër, nuk hasen problematika të mëdha në monumentet e kulturës. I vetmi monument i përmbytur është Xhamia e Plumbit, Shkodër, për restaurimin dhe sistemimin e së cilës, sapo nënshkruam një marrëveshje me qeverinë turke”, shkruante Margaritit. Kalaja e Bashtovës (Castle Bashtova) ngrihet pranë fshatit të Vilë-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve, për shkëmbime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin, si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja e Krujës zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar, që në shek e III p.e.r, ndërsa kalaja është ngritur në shekullin V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryefortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët. Teqeja është monument kulture i kategorisë së parë i ndërtuar në vitin 1778 dhe është një nga monumentet më të rëndësishëm të Krujës.