BREAKING NEWS

Toka nuk gjen qetësi, shënohen të tjera lëkundje pas tërmetit të djeshëm, IGJEUM publikon të dhënat

Toka nuk gjen qetësi, shënohen të tjera lëkundje pas
x

Kultura

Skandali, Ministria e Kulturës kushtëzon ISBN me një kopje libri të pabotuar, botuesit frikë nga piratimi

Skandali, Ministria e Kulturës kushtëzon ISBN me një kopje libri
Ministria e Kulturës duket se po punon fort për të marrë titullin e dështimit, në misionin që i takon një institucioni të përmasave të saj. Artistë të zhanreve të ndryshme, krijues, drejtues institucionesh të artit dhe kulturës, akademikë, botues etj, ankohen çdo ditë për paaftësinë por dhe indiferencën e këtij institucioni në menaxhimin e politikave mbështetëse për artin, kulturën dhe letrat shqipe. Por veç paaftësisë dhe indiferencës, së fundmi vihet re se kjo ministri po shfaq dhe dashakeqësi, veçanërisht në fushën letrare.  Ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare kanë bllokuar së fundmi botimin e librave të rinj. Pas një njoftimi të bërë disa ditë më parë nga Agjencia e ISBN në Bibliotekën Kombëtare, botuesve iu është bllokuar puna me botimet e librit. Sipas botuesve, Agjencia e ISBN pranë Bibliotekës Kombëtare është urdhëruar të mos japë asnjë numër ISBN për vitin 2016, ku sipas tyre, për Bibliotekën Kombëtare dhe Ministrinë e Kulturës botuesit janë akoma në vitin 2015. Botuesit shprehen se askush nuk ka të drejtë të pezullojë veprimtarinë botuese në Shqipëri dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë pezullime apo ndryshime pa njoftuar më parë.
 
Frano Kulli, nga enti botues “Gjergj Fishta” shprehet se kjo është pengesa tjetër, që bëhet nga Ministria e Kulturës për botuesit. “Ministria e Kulturës kundër vijon shtimin e pengesave në veprimtarinë botueseve Shqipëri. Njoftimi i zyrës së ISBN-së pranë Bibliotekës Kombëtare, i cili ka konsumuar vetëm një fletë letër A4 të vendosur në derën e zyrës, sipas të cilit kjo zyrë nuk do të kryejë shërbimin e detyruar shtetëror për botuesit deri me 18 janar është pengesa më e re arbitrare që institucionet shtetërore të kulturës i bëjnë veprimtarisë botuese. Përpos kësaj, nëpërmjet njoftimit, botuesit vihen në dijeni edhe për një barrë shtesë detyrimesh, siç është kërkesa për të dorëzuar një kopje të shtypur të librit pranë kësaj zyre, që sipas nesh janë krejtësisht të tepërta e të panevojshme. Thua nuk është i mjaftueshëm përvetësimi prej 5 kopjesh të çdo botimi, që Biblioteka ia zhvat falas (sipas ligjit!) çdo botuesi?”, shprehet botuesi Kulli. Redaktorja e shtëpisë botuese “Morava” Gerta Kambo thekson se ky është një penalizim që u bëhet botuesve, pasi deri më tani nuk kishte ndodhur më parë një gjë e tillë. “Ai njoftim nga Bibliotekën Kombëtare K ka sjellë një penalizim të botueseve, bllokim të punës me botimin e librit. Më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Uroj që kjo situatë të zhbllokohet, pasi nuk mund të nxjerrim libra në treg”, pohon redaktorja Kambo.
 
Shkelje privatësie 
 
Për t’u pajisur në mënyrë të njëkohshme me CIP dhe me ISBN, Biblioteka Kombëtare njofton botuesit të paraqesin paraprakisht një kopje të materialit për botimin të printuar ose në format elektronik pranë agjencisë ISBN. Por kjo gjë kundërshtohet nga botuesit. “Midis të tjerash në njoftim lexojmë që për të marrë numrin e ISBN duhet dorëzuar kopja e librit në letër ose në format elektronik. Kjo së pari kërkon kohë dhe shton koston ekonomike, sepse do na duhet sipas kësaj risie që ne të printojmë çdo libër (qoftë ai me 60 apo 2000 faqe, ose t'ia japim gati për t'u piratuar në format elektronik). Kjo shkel edhe privacinë dhe konfidencialitetin e punës botuese. Nuk duhet të dorëzojmë materiale të pabotuara në zyrat e Bibliotekës Kombëtare. Mjafton dhe është i tepërt madje përvetësimi me ndihmën e ligjit i 5 kopjeve pa pagesë, të cilin do luftojmë ta ndryshojmë”, shprehen në reagimet e tyre botuesit. Por çfarë po ndodh me librin në Ministrinë e Kulturës? Sot ministria nuk ka më as drejtori libri dhe biblioteke, ndërsa ka krijuar një drejtori të krijimtarisë së fjalës dhe përkthimit. Ministria, sipas botuesve nuk ka sot një strukturë të mirëfilltë mbi librin dhe bibliotekat. Sot janë një sërë problemesh që shqetësojnë botuesit, por duket se nga ministria ka humbur interesi për politika në zhvillim të librit.
 
Nga Julia Vrapi