Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandali/ Ministria e Kulturës bllokon prej 3 muajsh fondin e përkthimit dhe të krijimtarisë

Postuar: 24/05/2019 - 07:22

Ministria e Kulturës në politikat e saj për librin ka çelur për disa vite fondin për krijimtarinë letrare dhe për përkthimin. Por ky vit po shoqërohet me vonesa të thirrjes, që duhet të bëjë ministria për këto fonde. Një vit më parë fondi për përkthimin letrar nga gjuha shqipe në të huaj thirrja e ministrisë ishte që më 1 mars për aplikime. Por kur jemi në muajin maj asnjë thirrje nga ministria, jo vetëm për këtë fond por dhe për atë të krijimtarisë letrare. Të gjendur në këto kushte shkrimtarët shprehen se nuk është e drejtë, që nuk bëhet me dije nga Ministria e Kulturës mbi politikat që po zhvillohen për mbështetjen e krijimtarisë, por dhe të përkthimeve. Shkrimtari Pandeli Koçi shprehet se deri tani nuk dihet se përmes çfarë programi do ti mbështesë Ministria e Kulturës autorët këtë vit. “Nëse nuk do të hapet thirrja për fondet atëherë nuk do të bëhen programe për projekte të ndryshme artistiko-letrare. Kjo ndikon për përkthimin, por dhe autorët në krijimtarinë e tyre. Unë pyes çfarë mjeti tjetër do përdori ministria për të nxitur veprimtarinë artistiko -kulturore -letrare? Atëherë ministria nëse vendosi një gjë të tillë ajo duhet të parashtronte dhe arsyet pse janë ndërprerë, ose pse deri tani nuk ka asnjë thirrje nga ministria për këto fonde. Me çfarë mjeti tjetër do ta nxisë ministria këtë veprimtari që është jetike për kulturën shqiptare? Ministria duhet sqarojë pse deri tani nuk flitet për këto fonde, dhe e dyta çfarë ka ajo në plan për të financuar këtë praktikë”, shprehet Pandeli Koçi. Edhe për një tjetër autor Vasil Premçi dhe më parë Ministria e Kulturës ka pasur mungesë transparence. “Ne jemi të përjashtuar nga ministria. E kemi thënë që problemet i kanë shoqëruar gjithmonë fondet mbi krijimtarinë apo dhe përkthimin, sepse ndaheshin si donte ministria. Janë fonde që duhet të shërbejnë për krijimtarinë dhe duhet të shpërndahen me një vlerësim të drejtë”, tregon mes të tjerave Premçi.

Nuk njihen problemet 

Për shkrimtarin Xhahid Bushati deri tani është krijuar përshtypja se Ministria e Kulturës më shumë po tregon vëmendjen për turizmin. “Unë kujtoj që në mars ishte thirrja për fondin e përkthimit, më pas ka qenë dhe ai për krijimtarinë dikur. Por kam përshtypjen se Ministria e Kulturës më shumë filozofinë e ka drejt turizmit dhe turizmit kulturor. Ndërsa mendoj që letërsinë e ka lënë pak mjerane, dhe sikur nuk e ka në axhendën e projekteve të saj. Kjo është arsyeja që ajo realisht nuk e njeh elementin bashkë me strukturën përkatëse të drejtorive. Nuk e njeh saktësisht ministria zhvillimin dhe problematikat e letërsisë në përgjithësi dhe të letërsisë për fëmijë në veçanti. Ky veprim i saj i bën një dëm të madh letërsisë shqipe, sepse nuk i jep impulse. Fondet të shpërbenin për librin dhe përkthimet dhe duhej të ndaheshin që në muajt e parë të vitit”, pohon shkrimtari Bushati. Në lidhje me këtë problem burime zyrtare pranë Ministrisë së Kulturës bëjnë me dije se projektet e librit janë ende në shqyrtim dhe vonesat kanë lidhje me disa ndryshime në strukturat e ministrisë. “Për arsye të disa ndryshimeve të ndodhura në strukturat e Ministrisë së Kulturës, projektet e përfshira në programet e librit janë në shqyrtim. Shumë shpejt Ministria e Kulturës do të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çështjen që ju interesoheni” bëjnë me dije burimet. Por këto fonde janë parë gjithmonë si një ndihmë për autorët apo dhe përkthimin edhe pse ka pasur raste kur autorë të ndryshëm apo botues kanë pohuar se duhet të kishte më tepër transparencë dhe vlerësime më të drejta mbi aplikimet që bëheshin. 

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2019 - 07:38

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Xhuvani ndërroi jetë në një spital në Romë.

Postuar: 15/08/2019 - 07:36

Në vilën e ish diktatorit, Cine Tarkovsky fton për një bashkëbisedim të hapur me fituesin e Palme

Postuar: 15/08/2019 - 07:35

Artistët shprehen se sot ndihen të pavlerësuar nga institucionet dhe sipas tyre trajtimi nuk ësht

Postuar: 14/08/2019 - 07:33

Teatri i Kukullave ka përfunduar turin  “Erdhi Teatri”, duke shëtitur fshatra të

Postuar: 14/08/2019 - 07:31

“Shkodra Jazz Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë.

Postuar: 14/08/2019 - 07:30

Numri i turistëve, që vizituan qytetin e Beratit gjatë muajit korrik 2019 ishte rreth 1 300 vizit

Postuar: 14/08/2019 - 07:28

Festivali i Regjisorëve të Rinj mungon në jetën artistike.