Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandali në Butrint, Kumbaro: Kompania e salçiçeve do ofrojë linja të lehta ushqimi

Postuar: 15/10/2017 - 08:04

Ndërtimi në parkun kombëtar të Butrintit ka shkaktuar reagime të shumë specialistëve  të trashëgimisë kulturore, që po e kundërshtojnë jo pak. Por për ministren Mirela Kumbaro është një rikonstruksion i një ndërtese ekzistuese dhe jo themele të reja. E ftuar në një emision televiziv ministrja Kumbaro u shpreh se në atë godinë nuk bëhet fjalë për një restorant të mirëfilltë, por për një godinë ku do të shërbehen pije dhe ushqime të linjës së lehtë edhe pse nuk e përcaktoi se çfarë nënkuptohet me këtë gjë. "Ka një dezinformim të madh që vjen nga padija dhe fatkeqësia. Më e udhës do ishte të gjithë ata që flasin nga zhurmat të dalin dhe të shohin në terren. Bëhet fjalë për një objekt ka pasur një projekt për ta bërë kafene. Vazhdon të ekzistojë prej dekadash. Ky objekt është bosh. Nga ana tjetër kemi një rritje të fluksit të turistëve në Butrintit krahasuar me vitet e tjera. Këtij objekti nuk i shtohet asnjë centimetër volum. Ka një platformë druri. Kjo zë një hapësirë prej 100 metra katrorë. Sipas kartës së restaurimit thuhet se në zonën arkeologjike nuk lejohen ndërtime të reja dhe kjo është respektuar. Po ashtu thuhet që lejohen restaurime dhe kjo ka ndodhur, prandaj është vendosur dru. Aty nuk bëhet fjalë për restorant të mirëfilltë”, tha ministrja Kumbaro. Pyetjes së çfarë do të ofrojë kompania e salçiçeve ministrja tha se do të jenë linjat e lehta ushqimi. “Kompania në fjalë është një nga taksapaguesit e rregullt të shtetit shqiptar deri edhe tek linjat ushqimore të lehta, këtë gjë e bën në një kontratë të rreptë shërbimi siç është kjo. Do të jenë linjat të lehta ushqimi dhe pije të lehta”, pohoi ministrja e Kulturës. “Është qartësisht e shkruar në kontratë kjo gjë, ku përcaktohet dhe pjesa estetike. Unë  e kuptoj fikën e njerëzve”, tha më tej Kumbaro. Por Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka shkruar në Facebook se ministrja Kumbaro gënjen për projektin. “Meqenëse ministrja Kumbaro u shpreh para gjithë deputetëve se ndërtimi i bar kafesë në Butrint po bëhet me "beton të varfëruar", le të hapë projektin e përgatitur nga vetë Instituti i Monumenteve të Kulturës, drejtoreshën e të cilit e kishte në krah. Betoni në projekt parashikohet i tipit M-25/30. Ky simbol do të thotë se fortësia e betonit në test trysnie arrin në 25 deri 30N/mm, pra betoni normal e aspak i varfëruar. Me rastin më të mirë ministren e gënjejnë dhe ajo duhet të ndërhyjë, tashmë që e mësoi këtë abuzim, në rastin më të keq, Kumbaro është në dijeni, por gënjen pa iu dridhur qerpiku”, shkruan Forumi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 07:45

Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës 2017”, në Muzeun Historik Kombëtar u zhvillua leximi publik i dosjes së disidentes Musine Kokalari, organizuar nga IDMC në bashkëpunim me Institutin Musine Kokalari dhe Autoritetin për hapjen e dosjeve të komunizmit.

Postuar: 23/11/2017 - 07:44

Filmi “Derë e hapur” ka bërë bashkë regjisorin Florenc Papas dhe producentin Eno Milkani.

Postuar: 23/11/2017 - 07:43

Nga data 24 Nëntor deri në 31 Dhjetor, Tirana do të bëhet pjesë e njërit prej panaireve më të rëndësishëm të dimrit, i njohur si “Winter Wonder”, i cili zhvillohet ç

Postuar: 23/11/2017 - 07:41

Artistë të institucioneve të artit dhe përfaqësues të skenës së pavarur kulturore bëhen bashkë kundër Ministrisë së Kulturës, e cila sipas tyre ka komunikim zero, politika të mb

Postuar: 22/11/2017 - 07:49

 “Mashtrimi”, një shfaqje nga Anthony Shaffer me një kast aktorësh të njohur shqiptarë e të huaj po shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar me regji nga Artan Imam

Postuar: 22/11/2017 - 07:49

Artizanët në parkun kombëtar të Butrintit pohojnë se ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro po mashtron në daljet e saj mediatike.

Postuar: 22/11/2017 - 07:47

Filmi “Dita zë fill” me skenar dhe regji nga Gentian Koçi mori çmimin Golden Sun - Best Film në CineBalkan në Cinedays Festival of European Film në Shkup.