BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Skandali, piktura murale në Gjirokastër mbulohet me suva, specialistët japin alarmin

Skandali, piktura murale në Gjirokastër mbulohet me suva,

Gjirokastra qytet në UNESCO larg vëmendjes së institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës deri tani sipas specialistëve të ndryshëm nuk kanë mundur të ruajnë trashëgiminë. Herë pas here bëhen ndërhyrje në qendrën historike, të cilat sipas specialistëve dëmtojnë jo pak. Rrënimet e banesave monument kulture, projekti Bypass që kundërshtohet fort, ndërhyrje të gabuara në objekte, etj, sipas tyre bëjnë me përgjegjësi institucionet. Arkitektë specialistë të trashëgimisë kulturore Kreshnik Merxhani dhe Lida Miraj denoncojnë ndërhyrjet, që po bëhen në Gjirokastër, dhe sipas tyre po dëmtojnë pikturën murale. Arkitekti Kreshnik Merxhani, i cili ka publikuar dhe disa foto, shprehet se në mesin e ditës po eliminohet piktura murale në atë që njihet si Blloku 7 në Gjirokastër, por deri tani duket se Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk e ka parë problem. “Në Gjirokastër, në mesin e ditës dhe nën "mbikqyrjen" e IMK-së së famshme po mbulohet (në rastin më të mirë) ose po eliminohet piktura murale në atë që njihet si Blloku 7, që ka në përbërje dhe xhaminë e pazarit, aty te cepi ku ka qenë ai që gjirokastritët e quajnë "Kroi i Premtos" ose tashmë te pema e manjolës”, pohon arkitekti Merxhani. Sipas tij piktura ishte shënuar në projekt, u zbulua dhe doli që kishte motive gjeometrike me kuadrata të ndarë përmes diagonales së tyre dhe të lyer me ngjyra të ndryshme e shtrirë në dy kate e më shumë. “Nga shtrirja në 2 kate e motiveve gjeometrike të murales, pjesa e katit të dytë po "ripreket" kurse ajo e një kati më poshtë thjesht po zhduket! Zulmë mëdhenjtë, që do shpëtojnë trashëgiminë dhe që nuk kanë kapacitete të mbyllin mirë një punë të vetme tashmë me ligjin e ri do të "menaxhojnë" ose "menagjojnë" vendndodhjet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në bashkëpunim të ngushtë me shtetin tonë të varfër që s’bëza dhe që s’ka lek të ndërtojë një teatër kombëtar. Ku po shkon kjo punë, a do qëndrojmë në lartësinë e vlerave të Gjirokastrës apo do vazhdojmë të shikojmë këto "medemek" restaurime të ndodhin dhe të gjithë të humbasim një nga vlerat më të mëdha që Shqipëria ka”, vijon arkitekti Mexhani.

Piktura murale mbulohet me suva

Me të njëjtin mendim dhe arkitektja Lida Miraj shprehet se janë institucionet që mbajnë përgjegjësi për këtë që po ndodh në Gjirokastër. Edhe më parë ka pasur të tjera dëmtime që janë kryere në qendrën historike dhe duket se vijon e njëjta situatë. Sipas saj është e turpshme që piktura murale po mbulohet me suva dhe përgjegjësia kryesore shkon për Institutin e Monumenteve të Kulturës. “Është e turpshme, që piktura murale mbulohet me suva. Duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtar mbajnë përgjegjësi ligjore edhe teknike”, tregon arkitektja Lida Miraj. Në një foto të qershorit 2018, arkitekti Merxhani shkruan se duket që është kryer një "riprekje" dhe tonim i motiveve gjeometrike në gjysmën e një kati. “Pasi nisen nga dritaret e sipër dhe është suvatuar në mënyrë arbitrare gjithë pjesa tjetër për të krijuar kështu një deformim në perceptim dhe duke mos plotësuar minimumin e një prezantimi të një aspekti si ai i pikturës murale kur ato zbulohen, pra për të dhënë idenë e plotë qoftë dhe në një pjesë të fasadës, se si ajo trajtohej me pikturë”, bën me dije Merxhani. Dhjetor 2017, përbëri fotos arkitekti Merxhani shprehet se duket shtrirja e pikturës murale në 2 kate (deri sa është hapur) ndoshta dhe në katin përdhe. “Piktura vazhdon dhe në pjesën ballore, ku është lënë e mbuluar dhe ku një sondazh i kërkuar dhe në projekt, e ka evidentuar praninë e saj. Sot pjesa e poshtme duket qartë që është mbuluar me suva, duke e eliminuar njëherë e mirë këtë aset të vyer për të kuptuar arkitekturën e pazarit dhe më gjerë në Gjirokastër”, vijon Merxhani. Fotot e publikuara nga arkitektit Merxhani janë postuar dhe në faqen e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. “Trishtim” shkruan Forumi për këto punime në Gjirokastër./ Nga Julia Vrapi