BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Skena e Pavarur Kulturore: Arti dhe kultura në gjendje të asfiksuar, Ministria e Kulturës asnjë hap për memorandumin

Skena e Pavarur Kulturore: Arti dhe kultura në gjendje të asfiksuar,

Memorandumi i bashkëpunimit, për hartimin e një pakete të plotë ligjore me qëllim një reformë të artit dhe të kulturës, i nënshkruar mes përfaqësuesve të Skenës së Pavarur Kulturore dhe Ministrisë së Kulturës në pranverë të vitit 2018 ka mbetur në letër. Nga ajo kohë e deri tani sipas përfaqësuesve të SPK, nga Ministria e Kulturës nuk është bërë asnjë hap më tej për ta konkretizuar. Për SPK deri tani ka munguar vullneti i Ministrisë së Kulturës. Kjo u bë me dije dhe gjatë takimit me Delegacionin Europian pak ditë më parë, ku morën pjesë dhe përfaqësues të SPK. Andi Tepelena përfaqësues i Skenës së Pavarur Kulturore pjesëmarrës në këtë takim, u shpreh se Ministria e Kulturës është kthyer në një institucion pa memorie. “Që në momentin që është bërë memorandumi nuk është bërë më asnjë hap konkret edhe pse ne kemi ftuar në një konferencë ministren e re, apo të dërgonte dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës. Këta duhet ta konkretizojnë memorandumin, por asgjë nuk është bërë nga ministria, as një takim, as kërkesë për takim. Mungon vetëm vullneti, edhe kjo ministrja e re nuk është fare pranë kësaj gjëje. Kjo është problem, që strukturat nuk janë serioze, sepse dokumentet që firmosen nuk merren seriozisht, ndërrohen ministret dhe asgjë. Pra një lloj institucioni pa memorie institucionale”, pohon Tepelena. Përfaqësues të SPK kanë pasur qëndrime kritike mbi çfarë po ndodh me artin dhe kulturën, në vend. Sipas Tepelenës, jo vetëm memorandumi që nuk u mor parasysh, por dhe konsultimet për buxhetin kanë munguar. “Ministria nuk respektoi memorandumin për SPK, plus kanë munguar dëgjesa me grupet e interesit, për të parë ku jemi dhe çfarë hallesh e problemesh ka sektori i artit dhe kulturës në vend. Nga ministria nuk konsultohen as për buxhetin, çdo vit para se të miratohet”, vijon më tej Andi Tepelena. Si përfaqësues i SPK, në takimin me Delegacionin Europian, Tepelena theksoi se është kërkuar një bashkëpunim me ta për të vijuar procesi. “Me delegacionin u bë takimi siç bëhet vit për vit për raportin, dhe një nga fushat ishte dhe kultura. Unë isha si përfaqësues i SPK dhe iu tregova se ku ka mbetur puna, ku më parë ne kemi nënshkruar një marrëveshje për artin mes SPK dhe Ministrisë së Kulturës. Por ministria nuk ka vijuar punën me tej dhe ne kërkuam dhe një bashkëpunim me Delegacionin Europian për këtë proces”, shprehet Tepelena.

Gjendja e artit dhe kulturës

Në materialin e publikuar për konsultimin publik të mbajtur më datë 11shkurt pranë "House of Europe" të Delegacionit Europian në Tiranë me përfaqësues të shoqërisë civile për Progres Raportin Vjetor 2020 të Shqipërisë për Komisionin Europian, thuhet se përfaqësues të Skenës së Pavarur Kulturore ( SPK) e vunë theksin në rishikimin dhe konsultimin e ligjit për artin dhe kulturën me grupet e interesit, ekspertë, artistët etj, pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend të ligjit. “Në takimin me Delegacionin Europian u theksua fakti që Skena e Pavarur Kulturore (SPK) ka nënshkruar më 2 Mars 2018 një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës për bashkëpunimin dhe konsultimin paraprak për ndryshimet në ligjin nr. 10352 datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”, memorandum që synon hartimin e një pakete të plotë ligjore me qëllim një reforme të plotë të artit dhe të kulturës”, bëhet me dije për memorandumin. Por sipas SPK, përfshirja e Delegacionit Europian është për të gjetur dhe një rrugëzgjidhje. “Por nisur nga fakti që deri tani munguar vullneti i Ministrisë së Kulturës për ta konkretizuar këtë nismë, nga ana e përfaqësuesve të Skenës se Pavarur Kulturore u kërkua një përfshirje e drejtpërdrejtë e Delegacionit Europian në Tiranë që të angazhohet dhe të zhvillojë takime të përbashkëta me Ministrinë e Kulturës dhe Skenën e Pavarur Kulturore për të bërë bilancin e punës, për të diskutuar pikat e nevojshme që kërkojnë konsensusin e palëve të përfshira dhe gjetjen e rrugëzgjidhjeve për të dalë nga gjendja e asfiksuar, ku ndodhet sektori i pavarur i artit dhe kulturës në vend”, shprehet Skena e Pavarur Kulturore. Ndërkaq që dhe më parë përfaqësues të SPK i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës jo vetëm për të qenë transparente, por dhe për vijuar puna me memorandumin.

Më të lexuarat