
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Skënder Jaçe: Filmat shqiptarë janë pasuri e kombit dhe restaurimi i sjell ata në parametrat e kinemasë bashkëkohore

Shkruar nga Julia Vrapi 9 Mars 2023

Restaurimi i shpëton filmat me probleme, që janë prodhime para viteve ’90 në vendin tonë. Për kineastë të ndryshëm, në filmat shqiptarë që kanë probleme procesi i restaurimit është një domosdoshmëri. Filmat e para viteve ’90, që janë pjesë e koleksionit të Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit për kineastin Skënder Jaçe janë sot pasuri kombëtare. Jaçe vlerëson punën që bëhet me restaurimin e filmave, ku titujt që përfshihen në këtë proces bëhen me dije vetë herë pas here nga AQSHF. Së fundmit arkivi bën me dije në rrjete sociale se në qendrën Dabimus srl u krye restaurimi fizik i negativit të filmit "Gjeneral Gramafoni", punë e domosdoshme paraprake për të kaluar te skanimi dhe restaurimi digjital i figurës dhe zërit. Kineasti Skënder Jaçe thotë se pas procesit të restaurimit këto prodhime filmash, që janë para viteve ’90 në Shqipëri i përgjigjen teknikës së projeksionit të kohëve sot. “Restaurimi i filmave shqiptarë i sjell ata në parametrat e kinemasë bashkëkohore. I përgjigjen teknikës së projeksionit të sotshëm dhe vjen me një figurë mjaft kualitative në parametra të mira në zë dhe figurë. Ndaj është mjaft e rëndësishme që jo vetëm kjo kopje që u restaurua tani, por filmat shqiptarë të vazhdojnë të gjithë të restaurohen së është një pasuri kombëtare. Të restaurohen filmat, që nga fillimet e kinemasë, që nga filmi i parë “Fëmijët e saj””, shprehet Skënder Jaçe kineasti dhe producenti, që merret shumë me filmin shqiptar që ai të mbërrijë tek publiku.
Interesi për filmat
Prej vitesh producenti Skënder Jaçe zhvillon aktivitetin “Open Cinema”, duke shfaqur filma të ndryshëm në qytetet e vendit. Edhe më herët ai ka treguar për mikpritjen, që i bën publiku prodhimeve kinematografike shqiptare. Jaçe thotë se filmat janë copëze jete të një kombi. “Restaurimi i filmave shqiptarë është domosdoshmëri. Filmat shqiptarë mirëpriten shumë kur ne i japi në netët e “Open Cinema” nëpër qytete të ndryshme të vendit. Filmat shqiptarë janë copëza jete të një kombi, kështu që ka shumë interes publiku”, shprehet kineasti Jaçe kur pyetet për filmat shqiptarë. Filmi “Gjeneral Gramafoni” me regji nga Viktor Gjika, për të cilin bën me dije punën që është bërë për restaurimin AQSHF është prodhim i vitit 1978. Skenari është shkruar nga Vath Koreshi dhe muzika Aleksandër Peçi. Aktorë në role Bujar Lako, Guljelm Radoja, Sheri Mita, Reshat Arbana, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Tinka Kurti, Dhimitër Orgocka, etj. Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptarë ka nisur para disa viteve, ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si “Përrallë nga e kaluara”, “Nëntori i dytë”, “Tana”, “Vdekja e kalit”, etj. Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios "Shqipëria e re", aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992.
Më të lexuarat


“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika

Artisti Adrian Paci në Akademinë e Shkencave për “Trajektore të ndërthuruna”

Frano Kulli: Rrjeti i librarive në Shqipëri është ai i fillimviteve '90, ende nuk ka një librari serioze në Tiranë

Konkursi ndërkombëtar për muzeun “Besa”, Ministria e Kulkturës shtyn afati deri më 30 mars

TKOB hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, Ermonela Jaho rikthehet për të kontribuar me një masterclass

Muzikë dhe poezi nga artistët në Sarajet e Toptanasve

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës

Aktorët Ema Andrea dhe Dritan Boriçi me interpretime poezish në COD

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton
