BREAKING NEWS

Parlamenti Europian “ngrin” negociatat me Serbinë në BE, zbardhet dokumenti nga Strasburgu që po shkakton “tërmet” në Ballkan, kushti i fortë që rrezikon dhe anëtarësimin e Shqipërisë

Parlamenti Europian “ngrin” negociatat me Serbinë në BE,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe/ Lindita Nikolla jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçe mësuesja dhe drejtoresha e palodhur dhe model, anëtarja e këshillit të Bashkisë Tiranë

Humbje e madhe/ Lindita Nikolla jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta në
x
BREAKING NEWS

Dosja Meta, drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve zbardh detaje të reja: Ne vetë nuk kemi bërë hetim, por...

Dosja Meta, drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve zbardh detaje të
x
BREAKING NEWS

Genta Sula zbulon si u zhdukën "dosjet e nxehta" të ish-Sigurimit të Shtetit

Genta Sula zbulon si u zhdukën "dosjet e nxehta" të
x
BREAKING NEWS

Deklarata tronditëse e kryetares së Autoriteteve të Dosjeve: 78 personalitete që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, vijojnë ende punën

Deklarata tronditëse e kryetares së Autoriteteve të Dosjeve: 78
x
BREAKING NEWS

“Ka vite që në Shqipëri nuk ka më të djathtë dhe të majtë”, Lorenc Vangjeli bën deklaratën e fortë: Kemi një opozitë që suksesin e saj e shikon duke pritur dështimin e pozitës, s’ka marrëzi më të madhe se...

“Ka vite që në Shqipëri nuk ka më të djathtë
x
BREAKING NEWS

Raportet me PD, Yuri Kim: Alibeajn e takoj në cilësinë e një kryetari të Partisë Demokratike! Ja çfarë thotë për Berishën

Raportet me PD, Yuri Kim: Alibeajn e takoj në cilësinë e një
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Anëtarësimi në BE i Shqipërisë rrezikohet nga futja e...

Paralajmërimi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Anëtarësimi
x

Kultura

Skënder Jaçe: Nuk mund t’i flakim poshtë filmat e Kinostudios, sado të politizuar të jenë ata flasin për një realitet, që të gjithë e jetuam dhe njerëzit sot dinë ti dallojnë gjërat

Skënder Jaçe: Nuk mund t’i flakim poshtë filmat e

Filmat e prodhuar në ish-Kinostudio kanë rikthyer debatin për shfaqjen e tyre. Regjisorë dhe aktorë të ndryshëm janë shprehur këto ditë se filmat e para viteve ‘90 nuk mund të ndalohen. Ata kanë dalë kundër kërkesës për ndalimin e tyre, duke u shprehur se censurimi është i shëmtuar. Producenti dhe kineasti Skënder Jaçe këtë vit zhvilloi aktivitetin “Open Cinema”, duke shfaqur te publiku në qytete të ndryshme prodhime filmash të njohur shqiptarë, si filma të Kinostudios, por dhe pas vitit 1990. Por sipas kineastit do të ishte e turpshme nëse ndodh ndalimi i prodhimeve të para ’90. “Censura është institucioni më i shëmtuar, do të ishte e turpshme të ndodhë kjo gjë me filmin shqiptar. Historia e pelikulës shqiptare ka zhvillimin e ngjarjeve të kombit tonë. Sado të politizuar të jenë filmat tanë, ata flasin për një realitet që të gjithë e jetuam dhe njerëzit sot dinë ti dallojnë gjërat”, shprehet kineasti Jaçe. “Filmat e prodhuara nga ish-Kinostudio Shqipëria e Re duhet të ndalohen me ligj si pjesë e propagandës komuniste”, kjo kërkesë është pjesë e nismës së depozituar në Kuvend nga një grup deputetësh demokratë, në kuadër të dekomunistizimit. Por për kineastin Skënder Jaçe, filmi që prodhohet nuk mund të flaket, sepse e kërkojnë disa. “Nuk mund të flakim poshtë atë kast artistësh të mrekullueshëm nën pretekstin e së kaluarës”, shprehet Jaçe.

Filmi është një pasqyrim artistik

Kineasti Skënder Jaçe thotë se më parë para viteve ’90 janë ndaluar në vend filma, që ishin dhe kryevepra të kinemasë botërore. Por sipas tij, sot nuk mund të censurosh çdo familje shqiptare. “Filmi është në të gjithë botën një pasqyrim artistik në kohën që është xhiruar. Hajde ta ndalojmë edhe “Skënderbeun” se aktori rus ishte hero i një vendi komunist. Ne kemi vuajtur nga gërshërët gjithmonë, duke prerë apo ndaluar kryevepra të kinemasë botërore në kohën që lamë pas. Filmat mund ti ndalosh në TV, por nuk mund të censurosh çdo familje shqiptare, të cilët i kanë të gjithë në fondin e tyre në familje”, shprehet kineasti Jaçe, i cili dhe më parë ka pohuar se me prodhimet e saj në dekada, Kinostudio solli edhe kryevepra të kinemasë shqiptare, që me gjithë propagandën e kohës kanë mundur që ti shpëtojnë në një farë mënyre censurës dhe të mbeten vlera të vërteta të kinemasë. Producenti dhe kineasti Skënder Jaçe prej disa vitesh po zhvillon “Open Cinema” në vendin tonë, i cili këtë vit përfundoi edicionin e gjashtë në Tiranë. Kineasti bën me dije se filmat në këtë aktivitet u pritën mirë nga publiku, ku në qytete të ndryshme nuk ka munguar edhe interesi i të huajve. “Filmat tanë priten mirë. Filmi “Përrallë nga e kaluara” u prit mirë në disa qytete, ku nuk munguan edhe turistë të huaj, të cilët ndoqën kopjen e restauruar me titra anglisht”, shprehet Jaçe. Më 10 korrik të vitit 1952 u inaugurua Kinostudio "Shqipëria e re".