BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Kultura

Skënder Jaçe: “Open Cinema” në sezonin e shtatë në dhjetë qytete dhe do të kemi edhe performanca të kolonave zanore të filmave, që kanë lënë gjurmë

Skënder Jaçe: “Open Cinema” në sezonin e

“Open Cinema” nis këtë vit nga qyteti i Sarandës. Sezoni i shtatë i këtij aktiviteti me filmat, muzikën, etj, do të vijojë këtë vit në dhjetë qytete të vendit tonë, ku nis nga qyteti bregdetar. Në mungesë të kinemave në qytetet tona, “Open Cinema” vazhdon duke shfaqur filmat për publikun, ku nuk mungojnë dhe të ftuarit nga kinemaja dhe muzika. Sipas producentit dhe kineastit Skënder Jaçe, “Open Cinema” që prej vitesh po zhvillohet në vendin tonë çon filmat te publiku. “Në datat 13-14-15 qershor, në Sarandë fillon sezoni i 7-të i aktivitetit kinematografik "Open Cinema". Kinemaja shëtitëse nëpër Shqipëri. Filmat e fundit të kinemasë shqiptare dhe jo vetëm, emra të njohur të skenës dhe ekranit, yjet e këngës dhe muzikës shqiptare do të performojnë para ekranit të madh të kinemasë”, shprehet Jaçe. Producenti Skënder Jaçe thotë se “Open Cinema” në Sarandë do të hapet me filmin me regji nga Herion Mustafaraj. “Fillojmë nga Saranda me filmin e ri shqiptar "Çkrepja" me regji të Herion Mustafarajt. Ai si regjisor do të jetë i ftuar në këtë aktivitet. Është një film me metrazh të shkurt, por i bukur”, tregon Jaçe. Aktiviteti zhvillohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Bashkisë Sarandë, Production Cinemania  në bashkëpunim dhe me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Producenti Skënder Jaçe thotë më tej se këtë vit do të promovojnë një paketë filmash të shkurtër, që janë financiar nga QKK. “Filmat e shkurtër që janë financiar nga QKK janë të dy viteve të fundit. Por kemi gjithashtu dhe dy filma të metrazhit të gjatë, që janë “Love” dhe “Përrallë nga e kaluara” kopja e restauruar. Do të kemi dhe filmin arkivor, suzhetë nga e kaluara të çdo qyteti, që është shumë interesante dhe homazh për aktorët botërorë dhe shqiptarë.  Në Sarandë do të jetë dhe Ardian Trebicka me bandën e tij muzikore që do këndojë”, tregon Jaçe.

Projekti në dhjetë qytetet

 Saranda do të presë e para këtë vit “Open Cinema”, por producenti Skënder Jaçe thotë se aktiviteti që nis më 13 qershor do të vijojë deri në muajin shtator këtë vit. “Këtë vit “Open Cinema” do të jetë në dhjetë qytete. Sarandë, Gjirokastër, Patos, Kuçovë, Berati, Cërrik, etj, dhe do të përfundojë në muajin shtator. Këtë vit do kemi dhe kolonat zanore të filmave, që kanë lënë gjurmë si shqiptarë dhe të huaj. Kolonat zanore do t’i performojnë vetë këngëtarët në “Open Cinema””, tregon Jaçe. Projektuar dhe realizuar nga “Cinemania Production”, ajo që ra në sy me nisjen e “Open Cinema” në edicionin e pestë ishte kënga kushtuar këtij aktiviteti kombëtar. Kënga "Eja në open cinema" me tekst të Jorgo Papingjit, muzika nga Enis Mullaj dhe kënduar nga Irma Libohova shoqëroi publikun në këtë aktivitet. Producenti Skënder Jaçe në lidhje me këtë aktivitet që prej vitesh po zhvillohet në vendin tonë thotë se publiku e pret me interes “Open Cinema”.