
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Skënder Jaçe: Restaurimi i filmave shqiptarë me probleme është domosdoshmëri, pasi në gjendjen që janë nuk mund të projektohen

Shkruar nga Julia Vrapi 17 Nëntor 2022

Filmat shqiptarë prodhime të Kinostudios para viteve ’90, që janë me probleme duhet të restaurohen. Herë pas here kineastë dhe aktorë të ndryshëm janë shprehur për problemet me filmat para viteve ’90, që janë pjesë e koleksionit të Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit. Edhe pse gjatë viteve nga AQSHF është bërë me dije herë pas here për restaurime të filmave, për kineastët shqiptarë restaurimi i tyre është një domosdoshmëri. Producenti dhe kineasti Skënder Jaçe thotë, se duke u bërë ky proces filmi vjen dhe me një imazh më të pastër, për tu shfaqur për publikun. “Restaurimi i filmave, që janë prodhime të Kinostudios para ’90 dhe kanë probleme është i domosdoshëm, sepse e ripërtërin filmin në parametrat e kohës. E bie dhe njëherë filmin në botën digjitale, pasi teknika e filmit 35 mm nuk ekziston më, kështu që ai do ti përshtatet kohës. Natyrisht duke u digjitalizuar pastrohet zëri, pastrohet figura dhe vjen një imazh më i pastër. Dhe filmi vjen natyrshëm siç është kinematografia sot në të gjithë botën”, shprehet Skënder Jaçe në reagimin e tij. Prej vitesh Skënder Jaçe zhvillon aktivitetin “Open Cinema”, duke shfaqur filma të ndryshëm në qytetet e vendit. Edhe më herët ai ka treguar për mikpritjen, që i bën publiku prodhimeve kinematografike shqiptare. Por sipas tij sot ka filma, që nuk mund të projektohen me gjendjen që kanë. “Restaurimi i filmave shqiptarë është domosdoshmëri, sepse në atë gjendje që janë nuk mund të projektohen më tani”, thotë ai.
Bashkëpunimet për restaurimet
Si producent dhe kineast Skënder Jaçe thotë se nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit është punuar për restaurime të filmave edhe përmes bashkëpunimeve të ndryshme. Jaçe thotë se falë këtyre bashkëpunimeve në restaurime, filma të njohur shqiptar po shpëtojnë . “Falë këtyre ndihmave që japin donatorë të ndryshëm janë bërë disa restaurime filmash shqiptarë. Por ka tituj filmash në arkiv, që duhet të restaurohen. Tani me sa di unë mbaron restaurimi i filmit “Koncert në vitin 1936”. Filmi i kishte humbur ngjyrat dhe po del shumë bukur. Premiera e filmit të restauruar do jetë dhe në Libohovë atje dhe ku është xhiruar dikur”, thotë Jaçe. Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios "Shqipëria e re", aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Përveç koleksionit në pelikulë, në origjinalin e vet të kopjes negative dhe në kopje arkivale në pozitiv, AQSHF ruan dhe mbron edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi, negativa te fotove, materiale të promovimit të veprës, partiturat e muzikës së filmave dhe posterat e tyre.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
