BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x
BREAKING NEWS

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe
x

Kultura

Skënder Muçaj: Problemi kryesor te Mozaiku i Tiranës është se duhet të bëhet zbulimi i të gjithë sipërfaqes dhe te lulishtet, për promovimin e trashëgimisë duhet bërë më shumë

Skënder Muçaj: Problemi kryesor te Mozaiku i Tiranës

Mozaiku i Tiranës për arkeologun e njohur prof. dr. Skënder Muçaj është një nga monumentet, i cili duhet të ketë një vëmendje më të madhe nga institucionet për të vijuar me gërmimin arkeologjik që duhet të shtrihet dhe më shumë në atë zonë. Në intervistën për gazetën “SOT” prof. dr. Muçaj thotë se problemi kryesor sot është zbulimi i të gjithë sipërfaqes atje. Prof. dr. Muçaj arkeolog, i cili ka një kontribut të madh në fushën e arkeologjisë në vendin tonë, si dhe ka kryer dikur gërmime arkeologjike në Mozaikun e Tiranës thotë se duhet bërë më shumë dhe për promovimin e trashëgimisë kulturore, ku problem janë dhe rrugët për të vajtur në një pjesë të monumenteve rreth Tiranës. Sipas tij kjo nuk mund të kërkohet vetëm nga Ministria e Kulturës, por dhe nga çdo njësi administrative. Profesor Skënder Muçaj shprehet se Tirana ka një numër të madh monumentesh rreth saj, por duhet bërë më shumë dhe për pjesën e infrastrukturës që të çon drejt tyre. 

 

-Mozaiku i Tiranës u fotografua së fundmi në detaje, duke përdorur teknologjinë e fundit gigapiksel. Një proces dokumentimi dhe digjitalizimi, që siç është pohuar i shërben dhe qendrës së informimit mbi mozaikët, që po ngrihet. Për ju sa kjo rëndësi?

 

Dukej mirë atëherë kur isha në dijeni si projekt, po tani nuk e di se çfarë po bëhet në zbatim. Aty ishte veprimtaria, informacioni për Tiranën dhe turizmin në përgjithësi. Këtë rol do kishte kjo qendër dhe do ishte me xham, por tani se di sepse nuk kam kaluar më andej. Ndërsa për teknikën, fotografimi është fotografim. Nuk e di nëse kanë bërë skaner për të parë shtresat poshtë.

 

-Në gjendjen që është Mozaiku i Tiranës për ju çfarë është me rëndësi?

 

Te Mozaiku i Tiranës problemi kryesor është zbulimi i të gjithë sipërfaqes, jo vetëm i mozaikut aty. Ajo është një fermë romake. Ka shumë pjesë të saj. Ato të paktën ruhen dhe duken në sipërfaqe nëpër lulishte te ajo zonë dhe është mirë të gërmoheshin, të evidentoheshin. Kjo është ajo që është kryesorja dhe të shikohesh jo vetëm mozaiku si pjesë e këtij kompleksi të madh, por të shikoheshin gjithë strukturat e fermës ato që nuk janë prekur nga pallatet. Kjo do të sillte diçka të re. Mozaiku i Tiranës në vetvete nuk kuptohet pa pjesët e tjera. Neve gërmuam njëherë herët atë dhe doli dhe kantina e verës, por dhe kantina nuk u gërmua e gjitha, por u gërmuan vetëm vaskat e dekantimit, kurse pjesa e anësore që ndodhesh në anën tjetër nuk u gërmua. Kështu që dhe këtë radhë që u punua, u puna jo në gjithë sipërfaqen. U gjetën struktura, ku disa dukeshin sikur ishin më të hershme, kështu që duhet të lidhen me njëra-tjetrën dhe të jetë një kompleks i plotë. Jo vetëm nga ana shkencore, por dhe nga ana turistike. Gërmimet arkeologjike duhet të vazhdojnë. Tirana atë ka tani në qytet, kurse pjesa tjetër e monumenteve janë nëpër zonat malore. Kurse mozaikun dhe Petrelën kemi ne më afër, por dhe Persqopi që ende nuk është kthyer në një qendër të vizitueshme për banorët e Tiranës, por dhe për turizmin. Dhe Dorzi, kalaja e Dajtit që mund të ishte dhe ajo e aksesueshme lehtë nuk është bërë për t’u vizituar për arsye se ka nevojë për gërmime, plotësime, dalin dhe muret në sipërfaqe. Po ashtu dhe shpella e Pëllumbasit që duhej të lidhej me kalanë që është sipër saj dhe do krijonin një kompleks të veçantë edhe për vizitorët, por për arsye se është në një zonë që dhe shikimi të rrok hapësira pa fund ku ka dhe kështjella të tjera. Nëse do të punohet më shumë nga Bashkia e Tiranë me njësitë administrative të saj atëherë çdo njësi do të ketë dhe një qendër të vizitueshme, një monument që do të rriste vlerat e turizmit, por dhe të ekonomisë.

 

-Po nga ana historike, çfarë mund të na thoni mbi rëndësinë e Mozaikut të Tiranës dhe vlerat në trashëgiminë tonë kulturore?

 

Është një nga fermat më të plota që kemi zbuluar deri tani të periudhës romake. Ajo ka vazhduar për një kohë të gjatë deri në fillim të shekullit V dhe aty mbyllet. Fillimet ne i kemi parë në shekullin III, mund të jetë diçka dhe më e hershme, por nuk mund të themi tamam fillimet e saj për arsye se gërmimet në atë zonë nuk kanë qenë të mjaftueshme për të përcaktuar dhe kohën. Pra nga shekulli III deri në fund të shekullit IV situata është e qartë dhe deri aty ndërpritet dhe mbyllet me fermën romake. Për mua e rëndësishme është kompleksi aty të dalë i plotë, për arsye se e lejon terreni, sepse është një nga hapësirat më të lira. Lulishtja të vijojë të jetë lulishte, por muret duhet të dalin në sipërfaqe, të ngrihen dhe pak mbi sipërfaqe dhe të shikohen. Të lidhen me njëra -tjetrën dhe të shikohet çfarë është gjithë kompleksi, sepse ferma ka pjesë të shumta, por do zbulohet një pjesë e madhe dhe e asaj që është pjesa kryesore e vilës. Meqenëse unë e kam gërmuar një pjesë të Mozaikut të Tiranës e njoh monumentin dhe kam parë dhe shtrirjen e tij dhe nuk do shpenzime të mëdha, sepse monumenti është në sipërfaqe hapet menjëherë dhe është e lehtë për tu gërmuar. Mund të ndihmojë Instituti i Arkeologjisë , që e ka shumë të lehtë për ta bërë me shpenzime të pakta në bashkëpunim me bashkinë. Bashkia do të jetë për të larguar dherat aty. IA mund të bëjë gërmimet ose bashkia mund t’ia japë ndonjë firme private ta bëjë. Sot ka mënyra të ndryshme, ka persona që janë të angazhuar në këto punë, mund ta realizojnë të plotë po ashtu edhe restaurimin. Nuk kemi më vetëm një institucion, është universiteti, instituti, janë personat e licensuar që po punojnë në fusha të ndryshme dhe mbulojnë dhe një pjesë të madhe të arkeologjisë në territorin e vendit.

 

-Ju përmendni rëndësinë e gërmimeve arkeologjike në atë zonë. Pse kanë munguar ndër vite?

 

Mozaiku i Tiranë është i vetmi monument brenda qytetit, është dhe kalaja por e periudhës otomane që ka vlerat e saj. Pastaj kemi dhe monumente të tjera që janë në këmbë, sahati , xhamia, etj. Të tëra kanë vlerat e tyre, por për vjetërsinë në qytet është vetëm ky. Në atë kohë mjaftonte vetëm mozaiku dhe aq i duhej, aq ishte turizmi, më tepër kishte problemin historik qyteti i Tiranës, pra ka një fillim të hershëm në territorin e tij. Por tani nuk është vetëm historia, është turizmi në radhë të parë.

 

-Sa është dëmtuar ndër vite pjesa arkeologjike e Tiranës?     

 

Në qytetin se Tiranës gërmime tamam arkeologjike është pjesa e fermës te Mozaiku i Tiranës. Kurse gjatë ndërtimit të pallateve ne nuk kemi të dhëna që kanë dalë rrënoja të periudhave të ndryshme, sepse patjetër ka pasur Tirana dhe rrënoja në periudhat më të hershme. Unë kam parë jashtë Tiranës dikur material arkeologjik të hedhur, por nuk e dija nga vinin, sepse ishin të hedhura jashtë qytetit. Në pjesë të ndryshme të Tiranës edhe kanë dalë nuk kanë munguar, por nuk janë parë për arsye, sepse dhe ligji nuk është shumë i përcaktuar që kur gërmohet nëntoka duhet patjetër të vëzhgohet. Është vetëm për komplekset e vilave, pallatesh apo edhe ndërtimet publike, kurse për tjerat kryesisht nuk janë vlerësuar. Tani ka ndryshuar pak situata, ka ndryshuar në qytetet muze, qendrat arkeologjike, si dhe për veprat e mëdha, por kjo duhet të shtrihet edhe tek ndërtimet që bëhen në qytet.

 

 -Profesor ju keni një kontribut të madh në fushën e arkeologjisë shqiptare, por sot sipas jush cili është problemi në fushën e trashëgimisë kulturore?

 

Problemi më i madh është që këto monumente duhet të kthehen të vizitueshme. Janë monumente që sikur dhe pak të jenë në sipërfaqe, çdo fshat, njësi administrative, bashki, etj, duhet të punojnë në këtë fushë. Ne po shikojmë që po zhvillohen dhe zonat malore. Një person që do të rrijë në një zonë malore 2-3 ditë çfarë do të bëjë? Atëherë njësitë administrative ose bashkitë duhet të punojnë në këtë fushë, që të thonë aty ke një ujëvarë, ke një monument arkeologjik, kala, urë, etj. Duke bërë 2-3 vizita në territor vizitori do të rijë. Po ta kishim këtë frymë dhe këtë kërkesë nga institucionet e ekzekutivit atëherë do të thoshim që në qytetin e Tiranës kemi kalanë që i ka dhënë emrin qytetit, kemi kishën e Brarit që lidhet me një nga dinastitë më të mëdha të territorit të Arbërit, etj. Pra jo veç asaj që mësojmë historinë e popullit shqiptar, por do të shikojmë dhe monumentet. Thirrja ime shkon dhe për ata që kanë bizneset, sepse janë të parët që duhet të interesohen për ta mbajtur vizitorin turistin dhe 2 apo 3 ditë. Të shikojë natyrën, por dhe monumentet e kulturës. Po flas për monumentet arkeologjike që nuk janë asnjëherë të ndara nga monumentet e natyrës. Nëse shkoni tani në Bovillë, atje ka dhe monumente por nuk janë të aksesueshme nga njerëzit, përveç një që ka bërë dikush dhe biznesin e tij atje. Por mungon dhe infrastruktura, ajo që është treguesja. Atje janë 4-5 kisha që vizitohen, por nuk kanë sinjalistë, tabelë për të treguar. Manastiri i Shën Mërisë që është një nga më të mëdhatë e Tiranës, por nuk ka mundësi për t’u vizituar, sepse është i mbushur me shkurre. Kalaja e Dajtit që është në anë të rrugës, por një person nuk vete, sepse do dhe një shteg më të mirë se ai që është bërë para 15 vjetësh.  Tirana është rajoni që ka numrin më të madh të kështjellave në Shqipëri. Kemi kështjellën e  Ndroqit, në disa vende të çon rruga në disa vende dhe nuk të çon. Në Persqop u hap njëherë rruga, nuk është mirëmbajtur dhe nuk vete sërish makina, por nuk është larg të shkosh me këmbë atje. Ajo që duhet është më shumë promovim nga çdo njësi. Mos të presim ti bëjë të tëra Ministria e Kulturës. Njësia administrative, bashkia këto janë ato që duhet ta shtyjnë këtë punë përpara. Bashkia e Tiranës ka bërë një album që tregon trashëgiminë arkeologjike të territorit.  Ka akoma që nuk u futën atë kohë aty, sepse ishin të panjohura, por është një botim i kufizuar. Bashkia e bëri në kopje të kufizuar dhe duhet ta ribotojë e ta shesë. Çdo qytetar duhet ta dijë historinë e Tiranës, shkollat po ashtu duhet ta kenë, fakulteti. Një botim që është bazë për të mësuar njeriu historinë.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat