BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Skulptorë e studiues: Disa vepra arti janë në gjendje të mjerueshme, e trishtueshme që Ministria e Kulturës dhe institucionet përkatëse nuk tregojnë vëmendje

Skulptorë e studiues: Disa vepra arti janë në gjendje të

Veprat e arti të disa autorëve të njohur shqiptarë janë në gjendje të mjerueshme, por dhe pse për rregullimin tyre mund të duhet pak buxhet ndërhyrjet kanë munguar. Kjo tregohet nga skulptorë dhe studiues arti, sipas të cilëve Ministria e Kulturës me institucionet përkatëse nuk i kanë në vëmendje.  Studiuesi i artit Agim Janina, skulptori Maks Bushi, si dhe piktori Anastas Kostandini shprehen me kritika për institucionet. Studiuesi Agim Janina tregon përmes fotove dëmtimet në bustin e Andon Zako Çajupit në Tiranë. Janina thotë se është e trishtueshme kjo që po ndodh.“Trishtim. Flitet, por edhe bëhet për trashëgiminë kulturore. Nga Ministria e Kulturës pothuajse çdo ditë vijon një maratonë përkujtimoresh falenderimesh e vlerësimesh për shumë artistë të pantenonit të artit shqiptar. Dhe busti i Çajupit, gdhendur në gur nga mjeshtri Llazar Nikolla vijon të jetë në gjendje të mjerueshme dhe i gjymtuar. Njëra nga cepat e mustaqeve ka vite e vite e thyer dhe nuk vihet dorë”, tregon ai për bustin. Agim Janina më tej thotë se edhe pse më parë janë hedhur para për rijetësimin e këtij monumenti, askush nuk u kujdes për mirëmbajtjen e tij. Studiuesi Agim Janina pohon se sot është në një gjendje, që tregon moskujdes nga institucionet në vend për veprat e artit. “U derdhën qindra miliona lekë për rijetësimin e monumentit, u ndryshua bazamenti dhe u lye me të kuq, lulishtja përreth u rregullua me rrugëza të reja e të shtruara, u vunë stola, u ngrit përkrah një tendë e madhe, ku luajnë domino jo vetëm pensionistët. Pra leku u derdh lumë, por askush nuk u përpoq të mirëmbajë monumentin, t'i restaurojë mustaqen e gjymtuar dhe ai qëndron qortueshëm, pardje, dje, sot e kësaj dite. Ai dergjet në vetmi, nxin gjithnjë e më shumë, tretet, por nuk ka gojë të ulërakë”, shprehet Janina në një reagim të tij.

Nuk tregohet respekt për veprën

 Studiuesi i artit Agim Janina apo dhe artistë të tjerë thonë se shpenzimet për rregullimin e kësaj vepre arti janë minimale. Janina shprehet se nuk duhen nderimet në Facebook nga institucionet kur nuk kanë respekt për veprën e artit. “Shpenzimet për rregullimin e tij janë fare minimale dhe artistët janë të gatshëm ta bëjnë, por shteti, Bashkia Tiranë, ministria e institucionet përkatëse nuk shikojnë apo presin të kthehet në gjetje arkeologjike e të bëjnë zbulimin e radhës? Ç'duhen nderimet panagjirike në Facebook kur nuk ka asnjë respekt për veprën? Kështu mjeshtri nuk nderohet, por turpërohet!”, thotë ai. Më parë Agim Janina ka treguar dhe për dëmtimet në monumentin e Pavarësisë në Tiranë apo dhe për veprën e rrallë "Djaloshi mbi buallicë" në Lushnje, që sipas tij ishte e shpërfillur nga institucionet. Sa i takon monumentit të Pavarësisë në Tiranë, ai tha më parë se disa herë u dëmtua. “Duke i vjedhur pllakat e metalit për t’i shitur për skrap. Për më keq e kthyen në një WC publike”, shprehej Janina. Me shqetësimin e studiuesit Janina për bustin e Çajupit bashkohet edhe skulptori Maks Bushi. “Shumë i drejtë shqetësimi i Janinës, për ti mbajtur bukur dhe me dinjitetin e duhur veprat e artit në parqe dhe ambiente publike, aq më tepër kur janë të artistëve të njohur gur themeli në zhvillimin e arteve pamore, si në rastin e autorit të bustit të Çajupit gdhendur në gur shumë vite më parë nga Llazar Nikolla. Dhe këtë duhet ta realizojë qendra e bronzit dhe e restaurimit pranë baskisë”, thotë skulptori. Ndërsa piktori i njohur Anastas Kostandini thotë se janë vepra arti në hapësira publike, që janë në ngarkim të zyrave dhe të institucioneve përgjegjëse. “Edhe ata ç’bëjnë? Luajnë. Jo janë të bashkisë, jo të ministrisë”, thotë Kostandini. Edhe më parë artistë të ndryshëm janë shprehur për mirëmbajtjen e veprave, që sipas tyre pak tregohet vëmendje.