BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

“Sokaku i të marrëve”, premierë në Gjirokastër nga Ansambli Popullor

“Sokaku i të marrëve”, premierë në

Ansambli Popullor sonte në mbrëmje me shfaqjen premierë “Sokaku i të marrëve” në Gjirokastër. Premiera ka bërë bashkë artistët e ansamblit, të cilët sonte në mbrëmje do të jenë në Odeonin Bashtea e Teqesë në Gjirokastër. Në këtë premierë ekzekuton Orkestra e Ansamblit Popullor, trupa e valleve, kori, solistët. Sipas TOB është një shfaqje premierë ndërthurur me perlat e folklorit. “Një shfaqje me perlat e muzikës popullore të jugut, valleve dhe këngëve popullore të rikonceptuara si kurrë më parë”, bën me dije TOB, ku hyrja është e lirë për publikun. Shfaqja “Sokaku i të marrëve” vjen si frymëzim i drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Gerti Druga, nga vepra e shkrimtarit Ismail Kadare.

Premiera bën bashkë karakteret e veprave të Kadaresë me gjuhën e këngës, valleve dhe muzikës. Fjala e shkruat i ka lënë vendin valleve. “Personazhet e Kadaresë në “Kronikë në gur” janë fantastikë dhe prania e tyre më ka bërë që ti jap një ndjesi, që e gjitha kjo të përputhet në një formacion të plotë të Ansamblit të Valleve dhe Këngëve” pohon drejtori artistik i ansamblit Gerti Druga. Më tej ai tregon se shfaqja premierë do të vijë përmes tre filozofive. Nuk mungojnë në këtë shfaqje premierë disa nga momentet më të veçanta të traditës sonë. Sipas drejtorit artistik të ansamblit gjithçka është menduar për të përcjellë më të mirën para publikut. “Janë tre filozofitë kryesore që unë jam bazuar te Kadareja, kiameti koncepti i të vjetrës dhe të lashtës, pjesa e dytë e groteskës që është momenti ironik i plakave shumë elegante dhe shumë sqimatare të jugut dhe pjesa e tjetër është bollëku, që ka konceptin e dasmës së madhe një dasmë e jugut”, vijon mes të tjerave Gerti Druga.

Muzika në premierë

Por premiere sonte “Sokaku i të marrëve” ka bërë bashkë dhe artistë të njohur që publiku i ka parë më shumë në skenën e operës. Sa i takon krijimtarisë muzikore drejtori artistik Druga pohon se mes asaj që është tradicionale në muzikë ka dhe krijime të reja. “Është një punim mbi muzikën. Kur them muzikë mbi muzikën është një ripunim në total i të gjithës, por ka dhe materiale që janë të shkruara për herë të parë si pjesa e kabasë dhe zare trëndafile, vallja e mëngjesit, dhe që hyn në pjesën e krijimtarisë që është më origjinale”, vijon drejtori artistik Gerti Druga. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky Ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori.

Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e AKVP-së tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që AKVP-ja të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnitë me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota. AKVP-ja prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe interpretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi. AKVP-ja ka mbledhur artistët më të talentuar në këtë drejtim, që të pasqyrojë sa më denjësisht kulturën shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në jetën e tij artistike, AKVP-ja ka rreth 100 premiera, me repertor të zgjedhur./ Julia VRAPI