BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Kultura

Solistët lirikë dhe kori i TOB në “White Christmas”, një koncert me muzikën më të bukur

Solistët lirikë dhe kori i TOB në “White Christmas”,

Solistët lirikë dhe kori në Teatrin e Operës dhe Baletit erdhën mbrëmë me një program, me muzikën më të bukur vokale frymëzuar nga Krishtlindja. Koncertin me titullin “White Christmas” ( Krishtlindje të Bardha) u zhvillua në ballkonin e Teatrit të Operës dhe Baletit. TOB shprehet se koncerti që u zhvillua mbrëmë, është një festë për jetën dhe të ardhmen. “Sfidat dhe momentet e vështira na bëjnë më shumë se kurrë të jemi pranë njëri-tjetrit. Në prag Krishtlindje duam të zbusim sado pak stresin e kohëve të vështira që po kalojmë. Ky koncert është një festë për jetën, familjen, fëmijët dhe të ardhmen”, pohon Teatri i Operës dhe Baletit. Këtë Krishtlindje të pazakontë, artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit sollën magjinë e muzikës për të qenë sa më pranë publikut në të gjitha dimensionet, një koncert që nisi në orën 16:00, duke sjellë zërat më të mirë të artistëve lirikë. Dirigjent ishte Dritan Lumshi, pianistë Ingrid Pulizo, Igli Rapaj. Në koncert performoi kori i Teatrit të Operës dhe Baletit, ku solistët lirikë ishin Ramona Tullumani, Dorina Selimaj, Ivana Hoxha, Renisa Laçka, Denis Skura, Rovena Xhelili, Marina Kurti. Programi muzikor përmbante Franz Xaver Gruber - Silent Night; John Francis Wade- Adeste Fideles; Cesar Franck- Panis Angelicus; Saint Alphonsus Liguori- Tu scendi dalle stelle; Tradicionale gjermane- O Tannenbaum; Irving Berlin- White Christmas; Frederick Loewe- I could have danced all night; Adolphe Adam- O Holy Night; Tradicionale - Sing Hallelujah. Po ashtu pjesë programit ishin dhe këngë Krishtlindjesh franceze- Angels We Have Heard on High; Mykola Leontovych - Carol of the Bells; Andrew Lloyd Webber- Memory; George Frideric Handel -Joy to the World; American Melody- Amazing Grace dhe George Frideric Handel- Hallelujah.

Ballkoni i TOB dhe koncertet

Koncerti që u zhvillua mbrëmë në ballkonin e Teatrit të Operës dhe Baletit vjen në vijim dhe të tjera veprimtarive që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe me artistët. Trupa e solistëve lirikë është e përbërë nga artistë, të cilët me repertorin e gjerë dhe nivelin artistik përballojnë me shumë sukses titujt e kalendarëve operistikë. Në trupën e solistëve ka artistë titullarë, por edhe të rinj duke mundësuar një repertor mjaft të gjerë. Ndërsa sa i takon repertorit të korit të Teatrit të Operës dhe Baletit ndër vite ka treguar se është i pasur dhe i larmishëm, si me vepra skenike edhe ato koncertore, shqiptare dhe botërore. Disa javë më parë po në të njëjtin vend u zhvillua koncerti “Ballkoni i Romancave”. Koncerti erdhi me pjesë të përzgjedhura, nga krijimtaria e kompozitorëve të njohur shqiptarë. Teatri i Operës dhe Baletit shprehej se me këtë mbrëmje muzikore do të sillte para publikut një sërë romancash, të cilat kanë vite që nuk ishin interpretuar. Këto krijime u nxorën nga arkiva e Teatrit të Operës dhe Baletit për t’i ardhur publikut, si një buqetë tërësisht shqiptare. Para këtij koncerti artistët e Teatrit Operës dhe Baletit kanë zhvilluar disa koncerte në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa mbrëmë ata ishin në ballkonin e institucionit me “White Christmas” ( Krishtlindje të Bardha). Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit këtë sezon artistik nisën punën ne mjediset e reja të rregulluara, ku institucioni iu nënshtrua një projekti rikonstruksioni për disa vite me radhë. Pas tre vitesh artistët u rikthyen dhe filluan punën në TOB.