
Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Sot dhe nesër në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, komedia mbresëlënëse “Duke edukuar Ritën” e Teatrit Shëtitës

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Dhjetor 2021

Komedia “Duke edukuar Ritën” dy mbrëmje me radhë do të jetë për publikun në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Komedia do të shfaqet mbrëmjen e së mërkurës dhe të enjtes për publikun në orën 18:00. Teatri Shëtitës "Çajupi" e fton publikun shkodran në mbrëmje të mrekullueshme, për të ndjekur aktorët fantastik Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili, në shfaqjen e bukur të komedisë mbresëlënëse "Duke edukuar Ritën". Vepra e autorit Willy Russell vjen në skenë me regji nga Kiço Londo. Dy aktorët me role në këtë shfaqje ofrojnë shumë në fushën e aktrimit. Aktorët Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili, përputhen saktësisht me mjedisin realist dhe dekadent të komedisë. Një shfaqje e bukur. Një lojë brilante e dy aktorëve, si dhe një regji me fantazi, ku të tria bëjnë që shfaqja të ngjalli emocion. Vepra teatrore ka qenë deri tani në disa skena në vend, duke marrë vlerësimin e publikut, ndërsa sot dhe nesër do të jetë në qytetin e Shkodrës. Ky është rasti që me regjinë e Londos, të shihni në rol Mehmet Xhelilin, pedagogun e alkoolizuar të Ritës në një interpretim tepër të këndshëm. Ai vjen i zgjuar, i rrjedhshëm, që e mban veten me të madhe e që të mbyt me fjalë, por që gjendet në zbrazëtinë e shpëlarë me të cilën shfaqet në fillim e që më pas bie në dashuri të thellë me studenten e tij. Interpretimi i Laura Nezhës bëhet më i fuqishëm me zhvillimin e shfaqjes. Gjallëria e Laurës në pjesën e parë, është një prekje tepër organike. Në pjesën e dytë të shfaqjes personazhi i Laurës bëhet më i mprehtë, më i urtë e i rrumbullakosur mirë. Drejt finales interpretimi Xhelili- Nezha bëhet gjithnjë e më shumë prekës dhe përfshirës, pa humbur asnjë nga tiparet e zgjuara e me dritë të karaktereve që çifti interpreton.
Vepra e Willy Russell
Komedia “Duke edukuar Ritën” është përkthyer nga Artur Lena. Me regji nga Kiço Londo, as regjisorë janë Klaudia Piroli dhe Flobensa Bezati. Komedia e shkëlqyer "Duke edukuar Ritën" e Teatrit Shëtitës “Çajupi” shënoi premierën në data 30 dhe 31 korrik, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve, por që nga ajo kohë po vijon me sukses në skena të ndryshme, si në Elbasan, Vlorë, etj. Vepra teatrore e vlerësuar me çmim e autorit Willy Russell, e cila ka qenë një sukses botëror në teatër, por edhe në adaptimin e tij në film, e nominuar për çmimin “Oscar”, mori jetë nga Teatrit Shëtitës në një performancë moderne nga regjisori Kiço Londo. Në materialin rreth komedisë “Duke edukuar Ritën”, thuhet se një dashuri "e papërshtatshme", me humor dhe kthesa vjen për të tronditur botën tonë teatrale dhe për të na kujtuar se nuk është kurrë vonë dhe gjithçka është e mundur, kur ndjekim atë që mbrojnë zemrat dhe ëndrrat tona! Kiço Londo si regjisor ka sjellë deri tani vepra të suksesshme në skenën teatrore, që janë mirëpritur shumë nga publiku. Shfaqje të ndryshme që kanë qenë jo vetëm në skenat e Tiranës, por dhe në qytete të tjera. Këtë herë është komedia “Duke edukuar Ritën”, që do ti prezantohet publikut shkodran.
Më të lexuarat


Kulla Veneciane po shndërrohet në një qendër informacioni dhe interpretimi të historisë, pas restaurimit do të nisë procesi i pajisjes teknologjike

Kalaja Rozafa, 38.154 vizitorë nga muaji maj dhe deri tani

Nikolin Gurakuqi: Një teatër serioz punon me regjisorë profesionistë që nuk bëjnë plagjiatura dhe jo me amatorë

Muzetë dhe numri i vizitorëve, Margariti: Statistikat e 6-mujorit të parë janë optimiste

Tre artistë me një ekspozitë të përbashkët, mbi 50 vepra arti në pikturë dhe skulpturë që prezantohen për herë të parë

Miron Kotani: Muzika shqiptare është pothuajse e izoluar, problem mbeten politikat e institucioneve kulturore kryesore në vend

Trashëgimia kulturore, 213.519 vizitorë në 6-mujorin e parë të këtij viti

“Tirana Photo Festival”, tema e këtij viti përkon me Tiranën si kryeqyteti Europian i Rinisë, por kërkon të fokusohet në ndaljen e emigrimit të të rinjve

Ekspozita “On Reading” nga Steve McCurry, e fundit për këtë sezon në COD

Studiuesit: Në rrethe ka muze që nuk iu përgjigjen as kushteve minimale që kërkon koha, përgjegjësia është e institucioneve
