Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sot përballja Kumbaro-artistët për teatrin, palët të ndara për vend-takimin

Postuar: 14/02/2018 - 08:28

Takimi i kërkuar për projektligjin dhe godinën e teatrit ka sjellë përplasjen e artistëve me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Dje në deklarimet e saj ministrja Kumbaro tha se artistët i pret në Ministrinë e Kulturës për diskutim. Por kjo është hedhur poshtë nga artistët, të cilët e akuzojnë ministren Kumbaro për shashkën e radhës. “Ne dje kemi pasur një takim shumë të mirë më përfaqësuesit e skenës së pavarur dhe kemi ftuar që të shtunën dhe e kemi konfirmuar dhe me zotin Çeloaliaj dhe zotin Çipi, përfaqësues të sindikatës së aktorëve të cilët i kemi ftuar në ministri me një grup përfaqësuesish të sindikatës, për të diskutuar për të gjitha shqetësimet e artistëve ”, deklaroi ministrja. Artistët i përgjigjen ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, se ditën e sotme e presin në sallën e Teatrit Kombëtar në orën 16.00 për t’u ballafaquar mbi debatin për teatrin, duke theksuar se nuk pranojnë thirrjen e saj për ta zhvilluar këtë takim në ambientet e ministrisë. Regjisori Altin Basha pohon se kjo gjë i është bërë e qartë ministres Kumbaro dhe më parë, takimi me artistët do të jetë i hapur në Teatrin Kombëtar. “E presim në orën 16.00 në sallën e Teatrit Kombëtar. Do jemi të gjithë aty. Ne ja kemi bërë të qartë ministres, kemi kërkuar dialog, i vetmi kusht është të bëhet në sallën e teatrit. Ne i qëndrojmë deklaratës së parë”, pohon regjisori i njohur Altin Basha. Edhe aktori i Teatrit Kombëtar Neritan Liçja shprehet se deri tani në rrugë zyrtare nga Ministria e Kulturës nuk ka pasur reagim, ndërkohë që artistët janë shprehur për kërkesat e tyre. “ Ne ministren Kumbaro e presim në teatër dhe në rrugë zyrtare nuk ka asnjë reagim nga ministria, ndërkohë që ne artistët jemi shprehur publikisht”, shprehet aktori Liçaj i pyetur mbi këtë problem. Aktori Romir Zalla gjithashtu e pohon se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tyre, sot ata e presin titullarin e Ministrisë së Kulturës të jetë në takimin e parë me artistët në mjediset e Teatrit Kombëtar. “Deklarata jonë ka qenë e qartë, e presim ministren e Kumbaro në Teatrin Kombëtar për të diskutuar për problemet, projektligji dhe zhvendosja e teatrit. Ne nuk shkojmë në Ministrinë e Kulturës. Në orën 16.00 të mërkurën e presim në Teatrin Kombëtar. Ashtu siç kemi pohuar më parë ne vijojmë me të njëjtin qëndrim për takimin me ministren Kumbaro”, thekson aktori i njohur Romi Zalla.

Takimi në ministri, shashka e radhës

Aktori Genci Fuga gjithashtu e konfirmon se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e artistëve për takimin me ministren Kumbaro, vijon të jetë Teatri Kombëtar. “Ne të mërkurën në orën 16.00 nuk do të jemi në zyrën e ministres për këtë takim që kemi kërkuar me të, por do ta presim në Teatrin Kombëtar. Atë që ne deklaruam gjatë takimit, që u zhvillua më parë, qëndrojmë me këtë ide, ministrja Kumbaro të vijë në Teatrin Kombëtar. Por nëse ministrja ka bërë dhe deklarime të tilla që na pret në ministri, e dakordësim, etj, kuptohet që janë shashkat e radhës” tha aktori Fuga në reagimin e tij. Artistët, pedagogët dhe studentët e teatrit, në unison janë kundër vendimit për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek skena e re "Turbina" dhe projektligjit "Për disa ndryshime në Ligjin për Artin dhe Kulturën", në të kundërt paralajmërojnë bojkot të jetës artistike. Të organizuar në Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Ekranit të gjithë bashkë artisët kundërshtojnë ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të pezullojnë aktivitetet artistike. Në takimin që u zhvillua në sallën “Black Box” sipas artistëve kjo situatë e rënduar erdhi pasi Ministria e Kulturës nuk bëri konsultime për projektin e Teatrit Kombëtar dhe as për projektligjin e artit dhe kulturës./Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 42

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2018 - 13:55

Aktori i njohur i skenës teatrale dhe kinematografisë shqiptare,  Neritan Liçaj tregon se është bërë pjesë e këtij profesioni prej rreth 25 vitesh dhe pavarësisht këtij fakti thotë se ende nuk di shumë rreth tij.

Postuar: 21/10/2018 - 07:47

Aktori i njohur italian Michele Placido është shprehur për Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar shem

Postuar: 21/10/2018 - 07:46

Ekspozita “Chagall: Graviteti Magjik” prezanton për publikun më shumë se 180 gravura

Postuar: 20/10/2018 - 07:44

Teatri Kombëtar i Prishtinës, Kosovë u prezantua në festivalin “Skampa” me shfaqjen &

Postuar: 20/10/2018 - 07:42

Më skenar dhe regji nga Gjegj Xhuvani ka mbaruar xhirimi i filmit “Liqeni im”.

Postuar: 20/10/2018 - 07:41

 Orkestra Simfonike e Vlorës vjen me një koncert në teatrin “Petro Marko” me ras