BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Sotiraq Bratko: Largimi nga teatri më la një plagë të madhe...

Sotiraq Bratko: Largimi nga teatri më la një plagë të
Aktori i njohur korçar, Sotiraq Bratko është rikthyer në skenë pas më shumë se 20 vjetësh në emigrim, duke qenë një nga protagonistët e dramës “Kapitulli i dytë” të regjisorit Qëndrim Rijani. Personazhi i Xhorxhit në dramën që sonte në mbrëmje është në Teatrin Kombëtar sjell para publikut dhe aktorin Sotiraq Bratko, një nga emrat që me rolet e tij në teatër dhe filmat shqiptarë që dikur i prodhonte Kinostudio ka fituar jo pak vlerësim dhe vëmendjen e publikut. Por me këtë rikthim të tij në skenën teatrore, aktori Bratko pohon se ka qenë një nga dëshirat që gjithnjë e ka shoqëruar në vitet e emigrimit. Në intervistën dhënë për gazetën, aktori flet për jetën e tij artistike ndër vite, vështirësitë e emigrimit dhe emocionet e rikthimit në skenë. Sotiraq Bratko i takon një brezi aktorësh që punuan në kohën kur teatri shqiptar dhe Kinostudio prodhonin më shumë vepra artistike, dhe sot ai shpreh keqardhjen që ka humbur shumë kërkesa për jetën artistike.
 
-Drama “Kapitulli i Dytë”, e cila pas skenës së Korçës po shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar, ju riktheu në skenë pas dy dekadash. Çfarë provuat me këtë rikthim tuajin në skenën e teatrit?
 
Ndjehem shumë mirë. Ndoshta këto 21 vjet që kam kaluar në emigracion në Selanik të Greqisë, pavarësisht se brenda vetes sime e kisha plagën për tu rikthyer për të luajtur në teatrin shqiptar, në teatrin e Korçës, vetëm tani u plotësuan të gjitha rrethanat për ta bërë këtë. Pasi u rregulluan dhe fëmijët në punë, dhe panë shqetësimin tim që rritej çdo ditë për të qenë pranë teatrit, më dhanë të drejtën, më lehtësuan nga të gjitha problemet dhe më hapën të gjitha rrugët për të qenë sërish këtu.
 
-Nuk janë pak 21 vite në emigrim, me çfarë jeni marrë gjatë këtyre viteve në Selanik dhe sa e vështirë ka qenë për ju jeta atje?
 
Kam punuar, punëtor, punë që bëjnë të gjithë në emigrim. Pavarësisht se unë kam bërë punë teknike që në fillimet e mia që vajta aty, pra më shumë punoja me skicime dhe matje, dhe të tjerët punonin, saldonin, etj. Ka qenë e vështirë, sepse kush ka qenë në emigrim e di sa e vështirë është të bësh punë krahu. Por nuk i frikësohesha punës, por brenda meje ishte ajo që duhej të vija që të luaja në teatër. Më në fund mu dha kjo mundësi. 
 
-Pse u larguat nga Korça?
 
Unë isha aktor në teatrin e Korçës, kam qenë i angazhuar dhe me filmat, por kisha një problem familjar që më detyroi të shkoja të punoja atje të siguroja të ardhura që ta kryeja atë. Pasi e kreva me sukses atë problem, ishte periudha që në Korçë por dhe në gjithë Shqipërinë teatri mbeti shumë mbrapa, ishte koha e ndërrimeve, dhe unë jam larguar nga Korça në janar të vitit 1993.
 
 -U rikthyet pas 21 vitesh dhe u vlerësuat me çmimin e Aktorit më të Mirë në Festivalin e Aktrimit “Apollon”. Roli i Xhorxhit në dramën “Kapitulli i dytë”  që ju riktheu pas 21 vitesh në skenë, ju dhuroi dhe një vlerësim të tillë këtë herë?
 
Ishte fati im që u angazhova në këtë pjesë. Ishte vërtetë kthimi im, por dhe besimi që më dha regjisori Qëndrim Rijani për të më dhënë këtë rol, që ishte i vështirë, me emocione, aq më shumë që ishte në një këndvështrim tjetër në trajtimin regjisorial, skenik. Ishte diçka e re që unë s’e kisha provuar ndonjëherë. Ndesha vështirësi në këtë trajtim, sepse duhej të thyheshin disa koncepte, ne luanim në teatër për spektatorin nga skena në sallë, ndërsa këtu shfaqja zhvillohet e gjitha në skenë. Mënyra e trajtimit të regjisorit Rijani është e një konceptimi që unë nuk e kisha provuar dhe më ngjalli emocione dhe shqetësime nëse do të arrija t’ia plotësoja kërkesat regjisorit, vetes dhe spektatorit, që kishte 21 vite që nuk më kishte parë në skenë.
 
-Sa ju ka munguar teatri në këto 21 vite?
 
Largimi nga teatri më la një plagë të madhe, ndoshta unë isha mësuar me role dhe në fakt lodhesha  vërtetë me jetën artistike. Puna atje në Greqi nuk më lodhte, sepse ishte pa emocione, por vazhdimisht e ndjeja që brenda meje ishte diçka e mangët dhe këtë e shikonin dhe në familjen time, të cilët më në fund më liruan nga të gjitha gjërat dhe më thanë shko dhe fillo punë atje.
 
-Ju i munguat skenës shqiptare në 21 vjet. Nëse do të kishit qëndruar në Shqipëri si do të kishte vijuar jeta juaj artistike?
 
Do të isha në vazhdim të karrierës sime. Nuk e di se me çfarë pjesësh teatrore, të kujt autorëve, por do të isha në vijim të karrierës sime. Më vjen keq kur shikoj se ka jo pak probleme sot me teatrin, kinemanë. Dikur ne ishim më shumë aktorë në teatrin e Korçës, sot janë më pak, vetëm 10 veta, dhe me kaq aktorë nuk mund të preshësh shumë. Edhe regjisorët marrin vepra dramaturgjike me sa më pak personazhe, dhe kjo vjen si mungesë e investimit nga shteti apo bashkitë që kanë teatro në rrethe.
 
-Personazhet tuaj në filmat që dikur i prodhonte Kinostudio janë të njohur për publikun. Por çfarë kujton aktori Sotiraq Bratko mbi personazhin e Tirkës nga filmi “Zonja nga qyteti’?
 
Me rikthimin tim ma kanë bërë këtë pyetje. Tirka ka qenë një personazh që më ngjiti në karrierën time. Ishin fillimet e mia në teatrin “A.Z.Çajupi”, dhe kjo komedi erdhi në teatrin e Korçës më pas u bë film, dhe fati im ishte që regjisori Pirro Milkani më besoi sërish rolin në filmin “Zonja nga qyteti”. Filmi është tjetër gjë, të hap më shumë dhe të njeh më shumë me publikun. Ky rol erdhi pas roleve të tjera si ai në filmin “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Brazdat” që ishte dhe filmi im i parë, etj, pavarësisht se ishin role të vogla kanë qenë personazhe që kanë pasur të veçantat e tyre. Por Tirka mbeti si personazh, madje dhe në rrugë më kanë thirrur me këtë emër. Ne ishim në filmin “Zonja nga qyteti” si një familje dhe aktorja Violeta Manushi na mbante shumë afër, ishte shumë e dashur. Ne ishim të rinj atëherë dhe ajo ka qenë një aktore e mrekullueshme.
 
- Roli i Skënderit në filmin “Brazdat (1973) ka qenë dhe interpretimi juaj i parë në kinematografi. Cili ka qenë roli që ju ka lodhur më shumë?
 
Isha një aktor që regjisorët më besonin, sepse përpunohesha lehtë nga ata dhe ata gjithmonë më besonin role, dhe unë mundohesha të justifikoja besimin e tyre. Ka pasur dhe filma që kanë pasur role të vështira. Vështirësi kam pasur tek filmi “Liri a vdekje”, dhe ka qenë personazhi i oficerit turk Latif Aga, një personazh negativ në film. Kam pasur role të ndryshme në filma dhe teatër, heronj, personazhe pozitiv apo negativ.
 
-Meqë po flasim për kinemanë, teatrin gjatë këtyre viteve, duke se ka humbur shumë jeta artistike. Ju si e shikoni?
 
Në kohët më përpara kanë qenë të tjera kërkesa. Më vjen keq që sot nuk shikoj që të lëvrohet sa duhet drama shqiptare në skenat teatrore në Shqipëri. Në kohën tonë nuk lejohej më shumë se një vepër dramaturgji e huaj në vit dhe pesë të tjera duhet të ishin shqiptare. Tani duke qenë se teatrot nuk kanë mundësi financiare për t’iu përgjigjur dramaturgjisë kombëtare, ndoshta gjejnë më lehtë të vënë në skenë një dramë të huaj me sa më pak personazhe. Në këtë drejtim duket që dramaturgjia shqiptare ka mbetur pas. Probleme në Shqipëri ka shumë, dramaturgëve shqiptarë po nuk iu vure shfaqje në teatër nuk mund të bëhen dramaturgë të mirë. Gjithçka varet dhe nga investimi që bën shteti, sepse edhe filmi kërkon shumë para. Filmi kërkon shumë para dhe në atë shtet atëherë bëheshin 15 filma në vit dhe nuk janë pak. Në 15 filma artistikë, 4-5 ishin të niveleve të larta. Atë kohë gjërat përpunoheshin më mirë, kishin kërkesa më të mëdha. Kishte këshilla artistike, këshilla repertori. Pavarësisht se kishte dhe ideologjinë në filma, ishte censura, por kërkesa për nivele artistike dhe krijime figurash ishte e lartë. Ju thashë që kur unë u ballafaqova këtë herë me dramën “Kapitulli i dytë” ishte një kënaqësi e imja dhe kërkesa që kisha ndaj vetes ishte që ti jepja regjisorit atë ç’ka ai dëshironte me prova të vazhdueshme në teatër, gjë që nuk e kanë të rinjtë sot. Mbarojnë provën dhe e hedhin tekstin, dhe kjo ndoshta se nuk e kanë ndjerë kënaqësinë e teatrit. Por këta dy aktorët  e rinj që janë në këtë shfaqje, kur luajtën në këtë vepër me mua dhe Zamirën e ndjenë përgjegjësinë që kishin ndaj nesh dhe vinin të përgatitur. 
 
-Ky rikthim i juaji në teatër, premton për një vijimësi me jetën artistike?
 
Nuk e di se çfarë të them, pasi ky është roli i parë me rikthimin tim. Por të shohim.
 
-Në rast se do të kishit ofertë për një film?
 
Edhe kjo duhet parë, sepse varet se sa do ti përgjigjem unë regjisorit për të arritur atë se çfarë kërkon ai. Intervistoi: Julia Vrapi
 

Më të lexuarat