BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

Spartak Braho vjen me librin "Masakroni" Servet Pëllumbin, një përmbledhje e publicistikës politike të autorit gjatë viteve 1991-2020

Spartak Braho vjen me librin "Masakroni" Servet Pëllumbin,

Libri "Masakroni " Servet Pëllumbin, me autor deputetin Spartak Braho del së shpejti në qarkullim për lexuesit. Libri është një përmbledhje e publicistikës politike të autorit gjatë viteve 1991-2020. Autori Spartak Braho evokon ngjarjet kryesore, që lidhen me zhvillimet politike brenda Partisë Socialiste, si dhe ato të vendit, i analizon ato me kujdes si dhe aktivitetin e liderëve kryesore të saj, Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Namik Dokle, Ilir Meta etj. Gjithashtu në libër gjejnë vend të zgjeruar edhe lufta politike me aktorë politikë të djathtë si Sali Berisha etj, si dhe analizohen në mënyrë të hollësishme ngjarjet e viteve ‘96, ‘97, ‘98 dhe personazhet kryesore të asaj periudhe, një pjesë të autorëve të të cilës autori i cilëson direk si përgjegjës për pasojat dhe regresin e zhvillimeve politike, sociale dhe ekonomike të Shqipërisë. Në libër autori përshkruan edhe pjesëmarrjen dhe aktivitetin e tij personal politik në vite, në lindjen dhe historikun e të majtës socialiste në përgjithësi dhe në veçanti në Durrës. Autori me një kujdes të veçantë kujton figura të militantëve socialistë dhe rolin e tyre në aksionet politike në vite te PS. Libri "Masakroni " Servet Pëllumbin me autor deputetin Spartak Braho mbyllet me disa meditime, shënime dhe përshkrime me natyrë artistike për ngjarje, që ai i ka përjetuar vetë.

Pjesë nga libri

E quajti kriminel partizanin e luftës Maman Saliu, Gjykata dënon Çelo Hoxhën; biri i Maman Saliut flet për kreun e Institutit: Tellalli i neofashizmit nuk mund të sfidojë pasardhësit e fitimtarëve

Historia e luftës nuk mbaron. Debatet për të vazhdojnë dhe zbresin edhe dyerve të gjykatave. E tillë është çështja që u mbyll sot në gjykatën e Tiranës, në dhomën penale, ku Arben Saliu, djali i partizanit, invalid të luftës Maman Saliu (i ndarë nga jeta në vitin 2012) fitoi gjyqin për shpifje ndaj Çelo Hoxhës, sot kryetar i Institutit të të Përndjekurve, pas largimit nga kjo detyrë e Agron Tufës, raporton newsbomb.al. Çelo Hoxha, në botimin e librit të tij “Krimet e Komunistëve gjatë luftës 1941 -1945”, ka shkruar se Maman Saliu është në listën e kriminelëve. Nuk e ka duruar dot këtë fakt, djali i partizanit, Arben Saliu, që më shumë se një vit më parë, e hodhi në gjyq për shpifje Çelo Hoxhën. Për më shumë se një vit, palët u përplasën në gjykatë me të dhëna dhe fakte nga historia e luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, raporton newsbomb.al. Arben Saliu mbrojti të atin, dhe jo vetëm atë, me prova e fakte. Maman Saliu, i biri i Heroit të Popullit Sali Vranishti, edhe vetë ka qenë partizan, dhe më vonë invalid lufte. “Babai im dje bëri luftën, sot një individ që nuk e di se çfarë është e konsideron kriminel, i tillë nuk është” thotë Arben Saliu pas vendimit të gjykatës që e dënoi Çelo Hoxhën për shpifje dhe me pagesën e 600 mijë lekëve. Arben Saliu që prej kohësh kishte kërkuar tërheqjen e këtij botimi të pavërtetë. Në debatin mediatik të rreth një viti më parë, Saliu shkruan për Hoxhën: “Nuk dua ta ndyj gojën me ty Çelo Hoxha. Por për një gjë të jesh i sigurt, bashkë do ballafaqohemi në sallën e gjyqit. Tellallët e neofashistëve nuk mund të sfidojnë pasardhësit e fitimtarëve të Luftës Antifashiste. Unë nuk jam i vetëm përballë tyre. Ne jemi shumica”.