Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Spartak Pecani rikthen në ekran dyshen Xhepa-Diamanti, në shtator premiera e filmit “Ada”

Spartak Pecani rikthen në ekran dyshen Xhepa-Diamanti, në shtator premiera e filmit  “Ada”

Postuar: 19/07/2013 - 11:21

“Ada” është filmi me i ri shqiptar, i cili bazohet në romanin e Fatos Kongolit, “Te porta e Shën Pjetrit”. Filmi me regji të Spartak Pecanit, i cili i zhvillon ngjarjet në ditët e sotme ka një subjekt mes psikologjikes dhe thrillerit. Por që nga koha kur filluan xhirimet e tij kanë kaluar dy vjet, tashmë ai ka mbaruar dhe në vjeshtë do të jetë premierë në ekran për publikun, gjë që e konfirmon vetë regjisori i filmit. “Filmi “Ada” do ta ketë premierën në muajin shtator. Filmi ka mbaruar dhe një kopje të filmit ne e kemi dërguar dhe në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit”, tregon regjisori Spartak Pecani, mbi filmin i cili ka mbledhur rreth tij emra të njohur të kinematografisë por dhe aktorë të rinj, të cilët kanë role kryesore në këtë prodhim kinematografik shqiptar. Duke folur mbi filmin, i cili këtë herë ka subjektin mes psikologjikes dhe thrillerit, regjisori Pecani bën me dije se në muajin shtator do të flitet për më shumë detaje rreth këtij prodhimi kinematografik, por ai shton se një nga arsyet se pse u vonua dhe premiera ka qenë fushata zgjedhure gjatë kësaj kohe në vendin tonë. “Premiera e filmit “Ada” u zgjat pak, sepse ka qenë dhe fushata zgjedhore. U mendua se shtatori do jetë më mirë për premierën”, shton më tej regjisori Pecani. Me një buxhet prej gati 1 milion euro, pelikula vjen si bashkëprodhim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, artistëve nga Kosova dhe një trupe xhirime britanike. Nën petkun e personazheve kryesor, ku qëndrojnë aktorë të rinj nuk mungojnë dhe njohurit Ndriçim Xhepa dhe Elvira Diamanti, apo dhe aktorët Reshat Arbana, Enver Petrovci, “Ada” u xhirua për më shumë se 6 javë, ku setet e xhirimit u vendosën edhe mes ambienteve të improvizuara në ish Kinostudio, që u kthye në një komisariat policie por edhe në veri të vendit. Ideja për realizimin e filmit ka ardhur pas leximit të romanit të Kongolit, dhe aprovimit të autorit për shndërrimin e romanit në film, kurse përshtatjen e romanit në skenar pas dy përpjekjeve më të hershme e ka bërë Matt Maude, skenarist nga Anglia.

“Ada”, i zhytur në realitetin shqiptar

Kineasti Pecani me filmin e tij që e ka bazuar në romanin e Fatos Kongolit “Te porta e Shën Pjetrit”, ka në qendër dy histori dashurie të ndërprera verbërisht, kufoma e braktisur e një të riu dhe një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. Inspektori interpretohet nga aktori Ndriçim Xhepa, ndërkohë që përkrah tij qëndron dhe aktorja e njohur Elvira Diamanti me rolin e psikologes. I ndërtuar si ndërthurje me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intelektuale apo mafioze, etj, ky roman i Fatos Kongolit dhe filmi i regjisorit Spartak Pecanit zhytet në realitetin e sotëm shqiptar, ku gjëmat nuk habisin askënd. Aktorja kosovare Ilirjana Blakaj ka rolin kryesor në këtë film, dhe më herët ajo ka pohuar se gjithmonë e ka ëndërruar të bëhet aktore, por që kjo ëndërr e saj të realizohej me këtë film, duke sfiduar një numër aq të madh aktorësh, kishte kapërcyer dhe vetë ëndrrën. Sprova e saj në audiencë dhe bindja e komisionit se ajo është pikërisht Ada, që ishin duke e kërkuar, ka bërë që kësaj gjashtëmbëdhjetëvjeçareje t’i besohet roli kryesor në filmin e regjisorit Spartak Pecani. “Ada” është filmi i rradhës i regjisorit Pecani pas filmit “Sekretet” bazuar në novelën “Lehje nëpër natë” shkruar nga Vangjel Kozma. Nga Julia Vrapi
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Korçës.

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “

Postuar: 08/12/2018 - 07:36

Shfaqja “Unë kam gjithmonë një shami në xhepin tim” bën bashkë artistët shqiptarë dhe

Postuar: 08/12/2018 - 07:34

Artistët kanë treguar që dhe me pak mbështetje ia kanë dalë të realizojnë shfaqjet e tyre, por mo

Postuar: 07/12/2018 - 07:41

Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi edicionin e IX të Ditëve të Albanologjisë.