BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Kultura

Spartak Tili: Dikur ekzistonte kritika artistike, tani ka vetëm lavdërime pa asnjë lloj analize

Spartak Tili: Dikur ekzistonte kritika artistike, tani ka vetëm

Kritika në fushën e artit, ajo që duhet të jetë një analizë artistike profesionale mungon. Kjo është një problemet që has sot krijimtaria në vendin tonë. Për autorë të njohur të muzikës, nëse dikur kritika me analizën artistike në krijimtari ka ekzistuar, tani ka lavdërime pa analizë. Ky është një shqetësim dhe i kompozitorit të njohur Spartak Tili “Mjeshtër i Madh”. Kompozitori Spartak Tili është nga emrat e njohur në muzikën shqiptare. Mbi 20 vjet ka qenë pjesëmarrës në festivalet e këngës në RTSH, por një kontribut të madh me krijimtarinë e tij muzikore ka dhënë edhe në Koncertet e Pranverës, Festivalet e Interpretuesve, Dekadat e Majit, etj. Në një reagim të tij, kompozitori shprehet se ajo që ndodh sot me krijimtarinë dhe vlerat është për të ardhur keq. Në një status të tij, kompozitori Spartak Tili shprehet se mungesa e një analizë artistike e shkruar si duhet, detyron artistin e krijuesin që të shkruajë vetë për veten e tij. “Mendoj se është për të ardhur keq. Para viteve 1990 ekzistonte një kritikë artistike, deri diku funksionale, kurse më pas vetëm përshëndetje lavdëruese dhe pa analizë nga të diplomuar në këtë fushë dhe të vlerësuar si "Profesorë" e "Prof. Doktorë", si dhe nga të tjerë që e ndjejnë këtë dëshirë. Të vjen keq, sepse kjo mangësi detyron artistin ekzekutues, interpretues, krijuesin të marrë një penë dhe të shkruajë për veten e vet, si dhe familjarin, shokun apo shoqen e tij për të njëjtën gjë, gjë që prej shumë vjetësh mungon në Shqipëri, bile bëhen libra deri dhe buste, jashtë çdo peshoreje të paktën njerëzore”, shprehet kompozitori i njohur Spartak Tili në një reagim të tij.

Për artistin të shprehen kompetentët

Përballë problemeve që has sot fusha e artit edhe institucionet në vendin tonë kanë përgjegjësinë e tyre. Me kritika në qëndrimin e tij kompozitori i njohur Spartak Tili shprehet dhe për Ministrinë e Kulturës. Në reagimin e tij për çfarë ndodh sot me kritikën dhe analizën artistike në vend, ai shtron pyetjen se përballë kësaj gjendje, ku është roli i Ministrisë së Kulturës? “Nuk është i rëndësishëm ky fenomen për Ministrinë e Kulturës si dhe Ministrinë e Arsimit? Brenda mureve të tyre ka me dhjetëra specialistë, pse nuk bllokojnë titujt që kanë shpërndarë njërit dhe tjetrit, derisa nuk funksionojnë? Kush është roli i Ministrisë së Kulturës? Funksionimi i saj do sjellë atë që persona pseudo të mos gjejnë shesh dhe të bëjnë përshesh, dhe për artistin të shprehen kompetentët për vlerat ose defektet”, shprehet kompozitori i njohur, i cili dhe më parë ka folur për problemet që has sot autori dhe krijimtaria muzikore në vendin tonë. Spartak Tili u vlerësua me titullin “Mjeshtër i madh” para disa vitesh, për rritjen e nivelit artistik me kompozime të vlerësuara nga publiku. Periudha 1971-1976 e gjeti Spartak Tilin në Institutin e Lartë të Arteve, ku dhe diplomohet në Degën Kompozicion nën drejtimin e të mirënjohurit Feim Ibrahimi. Pas studimeve të larta, nis aktivitetin si redaktor i krijimtarisë muzikore në RTSH ku me pas emërohet në detyrën e shefit dhe të udhëheqësit artistik, detyrë që e mbajti për rreth 18 vjet. Spartak Tili ka qenë pjesëmarrës në Dekadat e Majit prej vitit 1976 me krijimtari nga kënga, koralet, përpunimet, muzikë vallesh etj. Pjesëmarrës si autor këngësh në festivale të RTSH dhe Koncertet e Pranverës, kompozonit Spartak Tili është gjithashtu krijues i shumë veprave orkestrale, simfonike, koncertale e instrumentale, të interpretuara nga solistë apo nga Orkestra e Radio Televizionit e orkestra të tjera. Në aktivitetin e tij Spartak Tili ka shkruar edhe muzikë filmash artistikë. Vlerësuar edhe me titullin “Artist i Merituar”, kompozitori Spartak Tili që në jetën studentore është nderuar me çmim në vitin 1973 për vlerat në krijimtarinë muzikore.