
E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

SPASH takon Zana Çelën për skandalin me logon, TOB: Kemi ndjekur rrugën juridike

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Shkurt 2021

Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë zhvilloi të mërkurën një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor znj. Zana Çela, në lidhje me plagjiaturën e logos së re, që prej disa ditësh po vazhdojnë reagimet e artistëve të ndryshëm. Sipas njoftimit zyrtar, presidenti i SPASH Reshat Ibrahimi, kryetari Edmond Kiri dhe anëtarët Aurel Thellimi, Gramoz Burba dhe Eltion Merja zhvilluan takimin me drejtoreshën e përgjithshme të TKOBAP, për të marrë informacionin për çfarë ka ndodhur. “Që prej deklaratës së TKOBAP në lidhje me situatën, ishte hera e parë që përfaqësuesit e sindikatës kërkonin informacion për sa i përket korrektësisë së procesit të zhvillimit të konkursit kombëtar për Newbrand dhe Brandbook dhe video koncept i Brandbook, si edhe çfarë hapash janë bërë për ti shkuar deri në fund çështjes”, thuhet në njoftimin që shpërndau dje Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Të mërkurën, sipas njoftimit nga institucioni të pranishmit treguan vullnet për të sqaruar dhe komunitetin artistik për mënyrën ligjore se si është zhvilluar ky proces. “Në mbyllje të takimit, përfaqësuesit e sindikatës, falenderuan drejtoreshën e përgjithshme, për informacionin e detajuar dhe treguan vullnetin e tyre të plotë për të sqaruar të gjithë komunitetin artistik edhe përtej teatrit, për mënyrën tepër të saktë ligjore me të cilën është zhvilluar i gjithë procesi i Newbrand dhe Brandbook dhe video koncept i Brandbook, si edhe për informacionin për sa i përket të gjithë adresimit juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjiaturë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në një reagim të ditëve më parë, TKOBAP shprehej se nuk mundet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e një produkti të tillë, pasi e ka praktikisht të pamundur të filtrojë arkivat publike dhe private të studio-ve apo platformave të marketing-ut në botë. Për këtë arsye, është vetë autori i saj, i cili mban përgjegjësi ligjore për origjinalitetin e produktit, të materializuar në kontratën midis palëve dhe deklaratën e autorësisë.
Më të lexuarat


Haig Zacharian: Veprat muzikore vdesin nëse nuk luhen, pandemia po dëmton artin

Margariti: Shumë shpejt kantieri në xhaminë Mbret në Berat do të mbyllet

“Këpucët e kuqe” instalacion në Durrës, nga aktoret vijnë "8 histori të vërteta të 8 grave”

Muzeut Historik Kombëtar dhe QSPA, me aktivitete të përbashkëta

Autorët: Misioni i shkrimtarit është fisnik, të mos kujtohet dhe të pluhuroset emri është e dhimbshme

TKOBAP dhe aktivitetet gjatë muajit shkurt, 58.771 persona ndoqën online koncertin e ansamblit

Pranvera e Frankofonisë çelet me aktivitetin "Letërsia franceze dhe frankofone në shqip”

Margariti: Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, një kantier që po e shndërron në qendër kulture

Specialistët kritika Ministrisë së Kulturës dhe IMK: Përgjegjëse për qendrën historike, a e dinë agallarët që Gjirokastra është pasuri botërore?

Shfaqja “Dorëzimi në Spokan” me regji nga Ilir Bokshi, në konkurrim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit
